Lehtësimi i punës së mjekëve dhe qasja e pacientëve deri te shëndetësia primare, të cilët tashmë nuk do të duhet të kenë kujdes nëse mjeku i tyre amë apo zëvendësi i tij është në turn dhe në çdo kohë të mund të shkojnë në mjek, është qëllimi i propozimit nga mjekët amë, i cili shqyrtohet në Ministrinë e Shëndetësi. “Momentalisht shqyrtohen të gjitha propozimet e deritanishme nga mjekët amë. Bëhet fjalë për më shumë propozime, mes të cilëve shqyrtohet edhe mundësia që licenca për punë të jetë në emër të institucionit shëndetësor privat, ndërsa pacientët gjatë përzgjedhjes së mjekut amë…
Author: Semi
Afër 15 kilogramë lëndë narkotike marihuanë janë konfiskuar nga një shtetas i Maqedonisë në vendkalimin kufitar Ipsala të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të siguruara, pas një denoncimi, ekipet e sigurisë kufitare kanë kanë kontrolluar automjetin me targa SU5328AC të drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë me inicialet I.D., i cili ka qenë duke hyrë në Turqi. Pas kontrollit, ekipet kanë konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 858 gramë marihuanë të ndara në 37 pako, të cilat ishin vendosur në pjesë të fshehta të automobilit. Drejtuesi i automjetit I.D. është arrestuar./AA/
Vitin e kaluar në dhjetor në vend janë lëshuar 257 leje ndërtimi me vlerë të parashikuar të objekteve prej 1,73 miliardë denarëve, që është për 22.8 për qind më pak leje në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe për 76.7 për qind më pak vlerë. Me këto është parashikuar ndërtimi i 209 apartamenteve, me sipërfaqe të përgjithshme të dobishme prej 25,413 metra katrorë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 155 (60.3 për qind) janë dedikuar për objekte të ndërtimeve të larta, 19 (7.4 për qind)…
Nën ndikim të valës së lagësht nesër do të ketë reshje shiu përgjatë Vardarit, në pjesët e tjera reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore borë. Më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët perëndimore dhe juglindore ku do të bien mbi 30l/m2. Siç kumtoi DPHM, shtresa e borës do të rritet, në viset malore do të jetë më e konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. temperatura do të lëvizë prej minus pesë deri në nëntë gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm me zero gradë dhe gjashtë gradë ajo…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me kryeministrin turk Binalli Jëlldërëm, në suaza të vizitës zyrtare të Republikës së Turqisë, i shoqëruar nga ministri pa portofol, Adnan Qahil, deputetët në Kuvend, Enes Ibraimi dhe Jusuf Hasan dhe sekretarin shtetëror në MPB, Viktor Dimovski. Në fillim të vizitës, kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev ka shprehur ngushëllim për viktimat në luftën kundër terrorizmit me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ka pasur pajtueshmëri nga të dyja palët se lufta kundër terrorizmit është çështje e rëndësishme për mbrojtjen e paqes botërore. Të…
Për liderin e partisë greke “Reka”, Stavros Theodorakis, për zgjidhjen e çështjes së emrit është i pranueshëm propozimi “Republika Gorna Makedonija”, pa u përkthyer. Para anëtarëve të organit më të lartë të kësaj partie, Theodorakis thotë se duhet të ndryshohenlibrat, dhe shteti fqinj të çlirohet nga irredentizmi. Sipas tij, kur të arrihen këto, atëherë mund të shtrëngohen duart mes palëve dhe të arrihet marrëveshja. Theodorakis deklaroi se nuk kanë pika të përbashkëta me thirrjet në protestën në Athinë.
Brenda periudhës 2013-2017, numri i nxënësve në shkolla të mesme është ulur për 15 mijë. Kështu thonë të dhënat e Institutit për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE), përcjell Telegrafi Maqedoni. Në vitin 2013, në shkolla të mesme kishte 85 mijë nxënës, kurse në vitin 2017, ky numër pësoi rënie në 70 mijë. Sipas Darko Spaskevski nga IHSE, prirja e rënies së numrit të nxënësve i faturohet shkakut demokrafik. Ai bëri të ditur se numri i nxënësve ka rënë në të gjitha komunat në Maqedoni, e jo vetëm në Bashkinë e Shkupit. Përveç nxënësve, edhe numri i mësimdhënësve është në rënie…
Qendra për menaxhim me kriza në Bashkinë e Shkupit bën të ditur se për shkak të rreshjeve të shumta, është bllokuar rruga që çon në fshatrat Malinë, Brezë dhe Tanushë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ekipet do të dërgohen në terren, ndërsa raportohet se furnizimi me energji elektrike nuk është ndërprerë. Është bërë e zakonshme që sa herë që ka të reshura të dendura të dëborës, këto fshatra izolohen.
Policia ka identifikuar vrasësin e Burim Idrizit 24 vjeçar i cili u vra në Lagjen Xhon Kenedi, afër shkollës Cvetan Dimov, raporton SHENJA. Policia njoftoi se ka ngritur kallëzim penale kundër personit me iniciale O.A, 28 vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet të ketë vrarë Burimin me kallashnikov. Policia ka lëshuar për të një fletëarrest me përshkrim të detajuar se si duket, pasi ende nuk ka arritur që ta kapë. Vrasësi thuhet të ketë qenë nga Xhon Kenedi pasi policia ka bërë bastistje në shtëpinë e tij dhe në disa lokale të tjera në afërsi. Janë konfiskuar makina Jugo, disa…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është bllokuar rruga rajonale Prilep-Gradsko, në vendin e quajtur “Ura Zaposhki”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, shkaqet e bllokimit nuk kanë të bëjnë me ndonjë aksident komunikacioni për me faktorin njeri. Rreth 40 të punësuar në “”11 Tetori Euro Kompozit” kanë bllokuar rrugët me vetura të tyre dhe protestojnë.
Sipas matjeve më të reja hidrologjike, ka rritje të nivelit të ujti në këta lumenj: Vardar, Treska, Pcinja dhe Sateska, në krahasim me mesataren e muajit Shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nën mesataren e shkuriti janë nivelet e lumenjve: Lumi Kriva, Lumi i Zi dhe Drini i Zi. Niveli i ujit në liqenet natyrore të vendit është në mesataren e muajit shkurt.
Ka filluar, nga e para, gjykimi për të akuzuarit në rastin “Monstra” Që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, afër Shkupit. Sami Luta, Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Fejzi Aziri erdhën në gjykatë pa i shoqëruar policia. Për dy të arratisurit, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, gjykata konstatoi se janë të pakapshëm për organet e përndjekjes. Gjykimi udhëhiqet nga Ognen Stavrev. Në sallë janë të pranishëm familjarët e të akuzuarve, por jo edhe të viktimave.