Author: Semi

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovki, akuzon paraardhësen e tij për keqpërdorime të shumta në MPB. Sipas tij, individë të caktuar dhe kompani të ndryshme private kanë përfituar shuma të mëdha parash nga Ministra e Punëve të Brendshme në kohën kur ajo drejtohej nga ish-ministrja Jankullovska. Spasovski pretendon se 30 milionë euro nga ky dikaster kanë përfunduar jashtë ministrisë, por nuk deshi të japë më shumë sqarime, sipas tij, pasi gjithçka është në procedurë  hetimore. Spasovski thotë se abuzime të kësaj natyre nuk janë bërë vetëm në MPB, por në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale. “Unë e lë që këtë…

Lexo më Shumë

Përmes Byros për prokurorime publike, Prokuroria Speciale Publike ka hapur konkurs për përkthyes nga gjuha maqedone në anglisht dhe nga maqedonishtja në anglisht, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas konkursit, PSP kërkon që kolegët e rinj të përkthejnë gjithësejt 10 faqe në ditë ose 1800 fjali. Kusht për punësim në PSP, sipas lokalno.mk, është kualiteti i përkthimit që kandidatët do ta prezentojnë si punë të tyre të mëhershme. Rroga e të punësuarve do të jetë 100.000 denarë (1626 euro) Tenderi për këtë vend pune do të pranojë ofertat më të lira. Me palët fituese, PSP do të nënshkruajë kontratë një vjeçare.

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve  muajin e ardhshëm do të shpallë konkurs për shpërndarjen e 79 banesave sociale nëpër disa qytete të vendit prej të cilave 59 janë për persona në rrezik social dhe 20 për persona me të ardhura të ulëta, transmetonMIA. “Më me rëndësi për ne është procedura e cila do të zhvillohet, të jetë maksimalisht transparente. Pohoj se nuk do të lejojmë të ndodhin kurfarë manipulimesh me qëllim që kategorive më të ndjeshme të qytetarëve Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria t’u ndihmojnë ta zgjidhin çështjen banesore”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.…

Lexo më Shumë

Biznesmenët kërkojnë që qeveria të zvogëlojë dënimet për ndërmarrjet, dhe inspektorët para se t’i ndëshkojnë, t’i paralajmërojnë. Biznesmenët besojnë se me legjislacionin aktual u lihet inspektorëve të mos e respektojnë kufirin maksimal për një gjobë prej pesë mijë eurosh. Shpesh ndodhë që inspektori të mos e marrë parasysh këtë kufi, dhe kompanitë të dënohen me njëzet mijë euro. “Kompanive duhet tu lihet afat i paraparë ligjor për ta përshtatur punën. Nëse kjo nuk bëhet në një periudhë të caktuar, atëherë ata të dënohen në mënyrë rigoroze” – tha Tatjana Shterjova, Oda ekonomike. Nga Oda Ekonomike kërkojnë të zbatohet mundësia e…

Lexo më Shumë

Ministri pa resor, i detyruar për diasporën Edmond Ademi po qëndron në takim në Maltë ku është takuar me disa ministra të këtij vendi. Pas takimit me Evarist Bartolo, Ademi ka bërë të ditur se Maqedonia dhe Malta do të intensifikojnë marrëdhëniet në sferën e zhvillimit dhe arsimit. ”Maqedonia ka numër të konsiderueshëm të qytetarëve në Maltë. Për këtë edhe i solla qëndrimet e popullit të Maqedonisë që qëndron në Maltë” tha Ademi pas takimit me Bartolo. Shkurtimi i kohës për dhënien e lejeve të qëndrimit në Maltë ka qenë edhe një çështje që është diskutuar mes Bartolo dhe Ademit.

Lexo më Shumë

Numri i zjarreve të shkaktuara në vend, qoftë në objekte banimi ose objekte të tjera ka shënuar rritje të madhe që në muajt e parë të vitit. Nga njësia e zjarrfikësve në Shkup thonë se vetëm gjatë muajit janar janë kryer 107 intervenime Zvonko Tomevski, komandant i njësisë në Shkup tha për Alsat se për të depërtuar në vendet e zjarrit ballafaqohen me probleme të mëdha, posaçërisht për shkak të bllokimit të rrugëve nga numri i madh i makinave. “Gjatë periudhës së dimrit vështirësitë më të mëdha janë moti më lagështi, vështirësitë që kemi gjatë gjithë vitit janë depërtimi i…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollës periferike “Mustafa Kemal Ataturk” të fshatit Vërtekicë të komunës së Studeniçanit akoma nuk kanë nisur gjysëmvjetorin e dytë të vitit shkollor. Ata vazhdojnë të mbeten në bojkot edhe tre javë pas fillimit të këtij gjysmëvjetori për shkak të largimit nga puna të një mësuesi dhe krijimin e paraleleve të kombinuara. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i kësaj zone Rexhep Memedi nga Lëvizja Besa i cili tha se ky vendim i kreut të Studenicanit Azem Sadiku nga radhët e PDSH-së është bërë për hakmarrje politike. “Në fakt, në mungesë të provave që kanë të bëjnë me punën…

Lexo më Shumë

Gordana Jankulloska, ish-ministrja e punëve të brendshme, para gjygjit tha se dyshonte në hetimet e PSP-së në lëndën “Tanku” sepse menaxheri që ka kryer ekspertizën është Dimitar Buzlleski dhe eksperti është Tale Geramitcioski, që kanë patur funksione të larta politike në SDSM-ës, parti e cila është kundërshtare e drejtpërdrejtë e OBRM-PDUKM-së. Jankulloska u ankua se nuk kanë patur mundësi për të marrë pjesë me një ekspert teknik mbi ekspertizën dhe për të bërë vërejtjet në raportin e ekspertit. Bëhet fjalë për ekspertizë ekonominko- financiare dhe për ekspertizë komunikacioni dhe teknike. Në rastin” Tanku” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Jankullvska…

Lexo më Shumë

Pas kontrollit, ekipet kanë konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 858 gramë marihuanë të ndara në 37 pako, të cilat ishin vendosur në pjesë të fshehta të automobilit – Afër 15 kilogramë lëndë narkotike marihuanë janë konfiskuar nga një shtetas i Maqedonisë në vendkalimin kufitar Ipsala të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të siguruara, pas një denoncimi ekipet e sigurisë kufitare kanë kanë kontrolluar automjetin me targa SU5328AC të drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë me inicialet I.D., i cili ka qenë duke hyrë në Turqi. Pas kontrollit, ekipet kanë konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 858 gramë marihuanë të…

Lexo më Shumë

Deputeti Muhamet Zeqiri ka thumbuar kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi. Në një deklaratë të tij, Rexhepi ka thënë se Gruevskin nuk e kanë rrëzuar nga pushteti “bombat” e LSDM-së, por kolumnat që ai i ka shkruar si kryetari i BFI-së, transmeton Gazeta Lajm. “Keni kujdes mos t’ju përmendë ne kolumne Molla Sula se ju rrezon për një dakik… cccc”, ka shkruar në facebook Zeqiri, duke shprehur qartë habinë e ti ndaj deklaratës së kryetarit të BFI-së.

Lexo më Shumë

“Është gabim i madh që vende të tjera t’ia caktojnë emrin atij vendi. Edhe krahas të gjitha këtyre, dëshira jonë më e madhe është që zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë të gjendet duke biseduar, duke u takuar dhe me lehtësi”, theksoi Yıldırım Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, duke iu referuar operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, tha se hapat e Turqisë në rajon nuk synojnë të garantojnë vetëm sigurinë e Turqisë, por edhe atë të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA). “Ajo që…

Lexo më Shumë

Dy shtetasit të Maqedonisë u lënduan të shtunën në aksident komunikacioni në Selanik, në afërsi të IKEA-së. Një veturë që ka lëvizur me shpejtësi të madhe, i ka goditur ata. Që të dy, vajza 27 vjeçe, ndërsa burri 38 vjecarë, u transferuan menjëherë në spital. Një vajzë e cila të shtunën ishte lënduar në aksident komunikacioni në Selanik, është e vendosur në aparaturë mjekësore dhe është në gjendje kritike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa personit tjetër të lënduar to t’i bëhët ndërhyrje kirurgjikale nesër, bën të ditur agjencia AIM, duke u bazuar në të dhënat nga spitali. Familjarët e të lënduarve, menjëherë…

Lexo më Shumë