Author: Semi

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor në seancën e radhës duhet të vendosin për ankesat për shkarkim të 110 gjykatësve në vend. Seanca e parë është planifikuar të enjten. Më shumë iniciativa për shkarkim ka propozuar Këshilli për Vërtetimin e Fakteve, por ka edhe dorëzues tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Tre ankesa për gjykatësen Monika Bahçovanovska ka nga PSP, ndërsa në Këshillin Gjyqësor janë dorëzuar ankesa edhe për gjykatësit në Gjykatën e Lartë: Jovo Vangellovski, Rahilka Stojkovska, Risto Katavenovski, Faik Asllani dhe Xhemali Saiti. Në paralajmërimin e seancës për ditën e enjte, në web faqen e Këshillit Gjyqësor ankesat për shkarkim të gjykatësve…

Lexo më Shumë

Një banor nga qyteti i Gjevgjelisë, i moshës 35 vjeçare, me inicialet R.A,sot herët në mëngjes është gjetur i vdekur në një banesë në bulevardin “Gjevgjelia”. MPB informon se ekspertizë është kryer, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi.

Lexo më Shumë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka thënë se për zgjidhjen e çështjes së emrit duhet të arrihet një marrëveshje për një emër të përbërë për të gjitha përdorimet, kurse parakusht është edhe ndryshimi i Kushtetutës. Ai ka thënë se nuk mund të ketë dy përdorime, një për jashtë dhe një tjetër për në Kushtetutë, por duhet të tërhiqet gjithçka që hedh dyshime për irredentizëm. Në takimin me grupin parlametar Syriza, Tsipras bëri të ditur se Qeveria greke ka marrë përsipër ta mbyll këtë çështje, me dinjitet dhe përgjegjësi patriotike. Tsipras ka theksuar se me ndryshimin e emrit të aeroportit është bërë…

Lexo më Shumë

Edhe pse deri tanik takimet janë mbajtur në Bruksel apo në Maqedoni e Greqi, takimi mes Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias do të mbahet sonte në Vienë, për të diskutuar për ardhmërinë e diskutimeve për emrin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, takimi do të jetë edhe me negociatorin e Organizatës të Kombeve të Bashkuara, Mattheë Niemetz. Takimi do të duhet të jetë i mbyllur për palët tjera, ndërsa nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë thonë se takimi do të jetë me karakter informues mes dy palëve.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në aksin Koçan – Makedonska Kamenicë është në ndërprerje në të dy drejtimet për shkak të heqjes së rrëshqitjeve të dheut në afërsi të fshatit Istibanja. Po përdoret rrua alternative Koçan – Vinicë – Dragobrashta – Biglla – Makedonska Kamenicë. Në rrugët shtetërore komunikacioni po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa, pa ndalesa, pritje dhe kufizime. Reshje të dobëta të borës të cilat nuk qëndrojnë në tokë po bien në qafën malore Presekë, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteti është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve muajin e ardhshëm do të shpallë konkurs për shpërndarjen e 79 banesave sociale nëpër disa qytete të vendit prej të cilave 59 janë për persona në rrezik social dhe 20 për persona me të ardhura të ulëta. “Më me rëndësi për ne është procedura e cila do të zhvillohet, të jetë maksimalisht transparente. Pohoj se nuk do të lejojmë të ndodhin kurfarë manipulimesh me qëllim që kategorive më të ndjeshme të qytetarëve Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria t’u ndihmojnë ta zgjidhin çështjen banesore”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski. Nga…

Lexo më Shumë

Republika e Turqisë  është mike e madhe e Maqedonisë, do ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik për çka ka kushte dhe interes nga të dyja palët, ndërsa për sigurim të jetës cilësore dhe perspektivave të qytetarëve dhe shtetit, janë shumë të rëndësishme anëtarësimi në NATO dhe në BE. Ju bëj thirrje, si Parlament i një vendi të madh miqësor, të vazhdoni të na mbështesni në këtë rrugë, kërkoi kryeministri Zaev në takimin me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman, transmeton MIA.  Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, në takimin në të cilin kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministri pa resor Adnan Qahil, deputetët…

Lexo më Shumë

Mediat në Greqi e quajnë të kryer marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë. Takimi Nikolla Dimitrov-Nikos Kotzias më 15-16 shkurt është vetëm një takim vendosës për emrin e vendit që pala greke e quan Shkupi, shkruan Telegrafi Maqedoni. ”Javë e rëndësishme për çështjen e Shkupit”, ”Marrëveshja po përshpejtohet, është sjellë vendimi për emrin”, ”Takim në Bruksel për ‘Gorna Makedonija”’, janë disa nga titujt e mediave në Greqi. Gjithmonë sipas gazetarëve helen, në Greqi tashmë dihet se në takimin në Bruksel do të diskutohet vetëm për emrin e ardhshmëm të Maqedonisë dhe për detajet rreth ndryshimeve kushtetuese. Përndryshe, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës plotësisht e mbështet konceptin e arsimit gjithëpërfshirës dhe multikulturor me fokus barazinë gjinore dhe respektimin e dallimeve në çfarëdo baze, që është një nga qëllimet e Strategjisë për arsim 2018- 2025. MASH ka pranuar numër të madh të vërejtjeve dhe propozimeve nga opinioni ekspert dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët kishin të bëjnë me Strategjinë për arsim 2018-2025, theksohet në kumtesën e Ministrisë. Shtohet se Strategjia për arsim 2018-2025 është e koncentruar në përmirësimin dhe respektimin e dallimeve dhe vlerave demokratike dhe të drejtat e njeriut. Strategjia është kornizë sipas së cilës do të zhvillohen proceset në arsim,…

Lexo më Shumë

Në një shkrim informues, komuna Zhelinës njoftoi të gjithë qytetarët e sajë se nga 30.01.2018 ka sjellë vendim për uljen e çmimit të pagesës së kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Shkrimi i plotë: Duke u nisur nga detyrimi jonë që t’ju shërbejmë juve si banorë të kësaj komune, me konsideratën më të lartë ju njoftojmë se Komuna e Zhelinës, duke filluar nga data 30.01.2018,  ka sjellë Vendim për uljen e çmimit të pagesës së kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, edhe atë: ● Pagesa e kyçjes në rrjetin e ujësjellësit do të zvogëlohet për 50% nga shuma e…

Lexo më Shumë

Takim për realizimin e projektit për themelimin e parkut shkencoro – teknologjik në Maqedoni organizoi sot Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknik në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). Janë saktësuar hollësitë për aktivitet e ardhshme me çka fillon faza e parë për projektin. Drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski paralajmëron takime pune me ministritë relevante për definimin e sferave prioritare që do të funksionojnë në suaza të “Parkut shkencoro – teknologjik”. “Fondi do të sigurojë edhe koordinim të aktiviteteve për përgatitje të strategjisë për të ashtuquajturën ‘specializim i mençur’ i cili do të sigurojë përparësi konkurruese për…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komunës së Haraçinës Milikije Halimi, nojftoi sot banorët e Haraçinës për legalizimin e objekteve afariste ku zona 1 ka qenë 9€ kurse tani është 6€ . “Zona 2 ka qenë 6€ kurse tani është 3.5€ ,kurse për familjet e dëshmorëve Kryetatarja e Komunës u ka mundësuar lelgalizimin për objektet afariste pa pagesë”, deklaroi ajo. Kryetarja e komunës është shprehur se gjatë mandatit të saj do të realizoj projekte të rëndësishme për banorët e kësaj ane.

Lexo më Shumë