Author: Semi

Për shkak të të reshurave të dendura të borës, Sektori për Punë të Brendshme (SPB) ka ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë në komunikacion. Prandaj, është ndaluar lëvizja e automjeteve të rënda në kalimin malor “Preseka”, “Bukova”, dhe në drejtim të vendkalimit kufitar “Qafëthana”. Në drejtimi rrugor “Bukova” ndalohet lëvizja edhe me vetura. Policia ka vënë pika kontrolluese në magjistralen Ohër-Kërçovë, në “Podmolje” dhe në magjistralen Ohër-Resnjë, në “Emo”, afër fshatit Kosel.

Lexo më Shumë

Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) njofton se për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, pritet rritje e prurjeve të ujit në lumenjtë e vendit, posaçërisht në jug dhe në perëndim, mirëpo nuk priten vërshime. Rritje e prurjeve të ujit pritet të ketë në Treksë, Lumin e Zi dhe Lumin e madh në afërsi të Resnjës, si edhe prurjet e ujit nga Kozhufi, si edhe lumenjtë e rajonit të Gjevgjelisë dhe Vallandovës. Përndryshe, të reshurat e shiut dhe borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës, por nuk pritet të ketë vërshime.

Lexo më Shumë

Profesori Nano Ruzhin konsideron se me deklaratat e kryeministrit grek, Tsipras, për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, kuptohet se zgjidhja e çështjes së emrit është shumë afër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, kjo nënkupton se pas arritjes së marrëveshjes, kërkohet garantuesi i saj, që në këtë rast duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, e cila kërkon dy të tretën e votave në Kuvend, shumicë që vështirë se do të arrihet. Ai shton se megjithatë, edhe ky ndryshim nuk është i sigurtë, pasi që mund të vijë një parti tjetër dhe ta rikthejë emrin e vjetër. Kjo frikë, sipas…

Lexo më Shumë

Këshilli për konformim të fakteve paraqet 110 kërkesa për shkarkim të gjykatësve- Nga e ejtja Këshilli Gjyqësor fillon me shqyrtim. Këshilli gjyqësor nga të enjten do të fillojë shqyrtimin e kërkesave për shkarkim e gjithsej 110 gjykatësve. Pjesa dërmuese e kërkesave për shkarkimin e gjykatësve për ushtrimi joprofesional të detyrës vijnë nga Këshilli për verifikimin e fakteve, ndërsa tre kërkesa tjera janë bërë nga Prokuroria speciale publike. Propozime për shkarkimin e gjykatësve  kanë paraqitur edhe avokatë të ndryshëm. Këshilli Gjyqësor do të duhet të vendos edhe për nismën për shkarkimin e  gjykatësve të Gjyqit Suprem,  Jovo Vangellovski, Rahilka Stojkovska, Risto…

Lexo më Shumë

Një autor i panjohur nga ambulanca në Haraçinë ka grabitur dyqind litra naftë për amvisëri, njoftoi policia. F.A. (58) nga fshati i Haraçinës, e punësuar në ambulancën e këtij fshat si infermiere patronazhi, dje ka raportuar se një autor i panjohur ka kryer grabitje në Stacionin Shëndetësor në Haraçinë. Siç njoftoi MPB, autori me përdorimin e forcës ka hyrë në hapësirat e podrumit, ka çmontuar një zorrë të rezervuarit dhe ka marrë rreth 200 litra naftë për amvisëri dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Merren masa për gjeten e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Adhuruesit e sporteve të bardha dhe alpinizmit dhe para së gjithash shtetasit e huaj, nëse planifikojnë ngjitje në majat malore ose skijim, të paraqiten në stacionet ose sektorët më të afërt policore, apelojnë nga SPB Tetovë. Apeli vjen pas paralajmërimeve për reshjet intensive të borës dhe përkeqësimit të kushteve të motit në zonat malore. “Gjatë paraqitjes, preferohet të theksojnë dhe të informojnë ku do të lëvizin dhe sa mendojnë se do të qëndrojnë. Në këtë mënyrë mundet më shpejt të locohen dhe nëse ka nevojë, t’ju ndihmohet. Në situata të caktuara shumë e rëndësishme është çdo minutë, veçanërisht gjatë situatave…

Lexo më Shumë

Topi në këtë moment është në terrenin e fqinjëve tanë, të cilët në praktikë duhet të tregojnë se është ndryshuar retorika e qeverisë që mund të sjell në rezultate në raportet mes dyja vendeve, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos. Lidhur me ndryshimin e emrit kushtetues, diçka që kryeministri grek Aleksis Cipras e përmendi si kusht, ndërsa kryeministri Zoran Zaev e hodhi poshtë si mundësi për ndryshime, Xanakopulos tha se ajo është lëndë e negociatave dhe ka përsëritur pozicionet greke. “Shumë mirë e dini se për zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë, nevojiten dy palë. Flasim për emër të…

Lexo më Shumë

Klinika e gjinekologjisë dhe akusherisë në Shkup ka paguar nëntë milionë denarë (150 mijë euro), si pasojë e humbjes në paditë që qytetarët i kanë bërë ndaj kësaj klinike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas drejtoreshës Viktorija Jovanovska, vendimi është gjyqësor për raste të ndodhura në vitin 2007 dhe 2008, kur fëmijët që ishin në përkujdesje në inkubator, kanë përjetuar retinopati. Deri tani, nga padi të këtilla klinika ka humbur deri 100 milionë denarë (mbi 1,6 milionë euro).

Lexo më Shumë

Ish zëvendës/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi pritet të kthehet në post ministror në rikonstruimin e parë të Qeverisë Zaev, që është paralajmëruar në muajin e ardhshëm, njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm. Sipas tyre, Xhaferi tani nuk do të kthehet në post të zëvendës kryeministrit ku ka qenë më herët, por me gjasë në ndonjë post ministror. Gjasat më të mëdha janë të marrë postin e ministrit të ekonomisë, që aktualisht e mban Kreshnik Bekteshi poashtu nga dega e Kërçovës, por nuk përjashtohet mundësia të udhëheqë edhe ministrinë e arsimit, në rast se BDI në ndonjë…

Lexo më Shumë

Pesëdhjet e shtatë vjeçari Gj.Gj nga fshati Josifovo mbrëmë u parqit në Stacionin policor të Vllandovës ku raportoi se më 11 shkurt nga shtëpia e tij në një drejtim të panjohur humbi nëna e tij Z.H.(79 vjecare) nga fshati Lipovici i Epërm, qe vuante nga skleroza. Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se ata janë duke u marrë me rastin për gjetjen e personit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një person i panjohur kërcënoi vodhi filialën e “Stopanska Banka” në Aerodrom të Shkupit, duke arritur të merr një shumë prej 320.000 denarësh. SPB-ja në Shkup, në orën 08:45 pranoi një raportim se në bulevardin “Jane Sandanski”, një person i armatosur është duke kryer grabitje në bankën e lartëpërmendur. Pas këtij akti, personi ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit në fjalë.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike- Gjevgjeli në policinë e Strumicës ngriti padi penale kundër Z.B.(52) nga fshati Rabrovo të Vallandovës. Ai është i dyshuari kryesorë për veprës penale “abuzimi i detyrës zyrtare” sepse si komandanti i stacionit policor në Vallandovë nga Ndërmarja Publike ” Pyjet e Maqedonisë”- Filijal “Sallanxhak” nga Vallandova në një numër rastesh urdhëroi blerje të 51,1 metër kub dru për nxehje në vlerë prej 188.932 denarë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ish-komandanti ka abuzuar me detyrën zyrtare që i është dhënë atij nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendhsme dhe e dëmtoi atë prej një shumë 134.052…

Lexo më Shumë