Mediat greke sot shkruajnë për një takim të mundshëm midis Nikola Dimitrovit dhe Nikos Kotzias edhe atë në dy ditët e ardhshme në Sofje. Sipas televizionit ERT shtetëror, takimi duhet të mbahet të enjten, derisa ndërkaq mediat e tjera me një dozë të rezervës publikojnë se është e e mundur dhe me siguri të dy ministrat e punëve të jashtme të takohen në margjinat e takimit joroformal Gimnih në Sofje, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina. “Zotërinjtë Kotzias dhe Dimitrov sërish do të takohen nesër në Sofje, në këshillin joformal të MPJ-së nga BE-ja me kolegët e vendeve kandidate për…
Author: Semi
Zv.kryeministri i Maqedonisë, Hazbi Lika, nënvizoi se Ligji i Gjuhëve pasoi si rezultat i marrëveshjes që bënë partitë politike shqiptare në Maqedoni. “Nuk kisha dashë që këtë meritë t’ia lëmë në dorë LSDM-së. Është parti pak më tolerante dhe ka qenë pjesëmarrëse në këtë çështe, por ishte kusht i partive politike para se të shojnë në qeveri Ligji i Gjuhëve”, tha zv.kryeministri Hazbi Lika. Kemi shumë punë, tha më tej Lika, për miratimin përfundimtar të këtij ligji dhe se nuk duhet të “jemi shumë entuziastë, pasi jemi në pritje të seancës në Kuvend për Ligjin”, tha ai. “Në Kuvend ka…
Shoqata humanitare e grave “Femrat Shqiptare Kudo Që Janë”, e dëshmoi kontributin human edhe kësaj radhe në Cyrihun e Zvicrës, me organizim në “Boleros”falenderojnë këngëtarët e pranishëm për kontributin falas(Bekim Kumanova, Hidajete Miftari, Kushtrim Dobra, Valbona Spahiu, Kushtrim Musliu, Shpresim Veseli, Dj Nina), dhe të gjitha gratë e pranishme të cilat me praninë e tyre kontribuan. Organizatoret kësaj radhe u treguan akoma më të suksesshme sepse nga organizimi me dëshmi mblodhën një shumë të majme parash të cilat i kanë postuar edhe në internet si: 8110 franga zvicerane, 950 euro dhe 20 funta. Këto para të mbledhura, si zakonisht janë…
Në vigjilje të kongresit të rradhës të BDI-së dhe në përfundim të mandatit të Nevzat Bejtës si kryetar i degës së BDI-së në Gostivar siç duket kanë filluar përplasjet dhe kundërshtimet e para se kush do ta mer drejtimin e Degës në Gostivar. Siç mësohet nga brenda degës së Gostivarit, Nevzat Bejta kryetar dege në Gostivar për 16 vite po akuzohet nga funksionarët e BDI dhe bashkpuntorët më të afërt se ka uzurpuar degën e BDI-së dhe asesi figurat e reja nuk po munden të dalin në sipërfaqe për shkak të tij. Kjo revoltë siç mësojmë ka filluar pas zgjedhjeve…
Raportimet më të reja flasin për probleme të shtuara në vazhdimësi në komunikacionin rrugor në Maqedoni, si rezultat i të reshurave të dendura të borës, sidomos në perëndim të vendit. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është bllokuar tërësisht komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër për shkak të ortekut të dëborës. Ndalesë për lëvizjen e veturave është shpallur në kalimin malor Gjavatë. Ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda dhe autobusëve ka për në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, pastaj Strugë-Qafëthanë, Mavrovë-Dibër, Strazhë-fshati Kolare, si edhe në kalimet malore Presekë, Bukovë dhe Gjavatë. Të reshura bore ka në Tetovë, Gostivar, Strazhë, Mavrovë,…
Tv Telma bën të ditur se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov ka dhënë dy orë dëshmi për t’u mbrojtur nga akuza rreth ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonis. Avokati i tij ka pohuar se marrja në pyetje ka përfunduar, por me urdhër të prokurorit, detaje plotësuese për opinionin nuk guxohet që të jepen. Edhe deputeti Kërste Mukoski ka dëshmuar, si edhe Jane Çento. Tre prokurorë janë marrë me dëgjimin e dëshmitarëve, procedurë që do të vazhdojë nesër. https://youtu.be/uig3N1gakss
VMRO-DPMNE opozitare akuzon organet gjyqësore se zbaton standard të dyfishta. Kjo parti thotë se gjykatat hoqën masën e paraburgimit për dy të pandehurit e rastit “Monstra” Afrim Ismailovic dhe Alil Demiri, të cilët janë në arrati, ndërsa vazhdon të mbajë në paraburgim deputetët e VMRO-DPMNE-së. Nga tabori I VMRO-së thonë se kjo është padrejtësi. “Тë pandehurit për vrasjen e tmerrshme pranë liqenit të Smillkovës kanë besimin e plotë të gjykatës se të njëjtit do të shpëtojnë, nuk do e përsërisin veprën dhe nuk do të shtrojnë çfarëdo qoftë ndikimi. Standardet e dyfishta në gjyqet në Republikën e Maqedonisë janë të…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot deklaroi se pret që sivjet të fillojë gazifikimi i qytetit në pjesët të cilat nuk janë përfshirë me ngrohjen qendrore dhe të rritet efikasiteti energjetik i objekteve të cilat janë nën qytetin e Shkupit. Shilegov paralajmëroi se lidhur me këtë të enjten do të ketë takim me kryetarët e komunave të Shkupit dhe me Sektorin për Energjetikë. “Thjesht është një luftë në të cilën tashmë është vendosur edhe strategjia e përcaktuar nga ana ime si kryetar në bashkëpunim me institucionet e tjera kemi filluar ta implementojmë dhe presim që në afat të…
TË MOS LEJOJMË NË ASNJË RRETHANË SLLAVIZIMIN E EMRIT. MAQEDONIA KA KUPTIM VETËM SI SHTET BINACIONAL Shkruajnë: Amet Gjanaj, deputet në Parlamentin e rajonit të Brukselit dhe Kryetar i Qendrës kulturore “Vatra”. Arben Fetai, politolog, magjistër i studime evropiane dhe lobist në fushën e çështjeve evropiane dhe të zhvillimit ndërkombëtar. Liridon Lika, ligjërues dhe studiues në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë, të Shkencave politike dhe të Kriminologjisë pranë Universitetit të Liezhit. Shpat Myftari, magjistër i shkencave politike dhe Kryetar i organizatës studentore shqiptare Vlera. Pas rinisjes më 17 janar 2018 të bisedimeve nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të…
Të reshurat e shiut dhe dëborës kanë shkaktuar probleme në komunikacion në Maqedoni, duke shkaktuar disa bllokada rrugësh, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas vështirësive në Bukovë, rrugën për në Qafëthanë dhe në Presekë, vështirësi sidomos për automjetet e rënda ka edhe në rrugën Manastir-Resnjë, në Gjavatë. Deri në ora 16:00, të reshurat e borës në Mavrovë arritën në 55 cm, në Pozharan ka patur 37 cm borë, Llazaropole ka patur 25 cm borë, Tetovë 8 cm borë, dhe Berovë 5 cm borë. Të reshurat e shiut dhe borës pritet të vazhdojnë edhe natën. Enti Hidro-Metorologjik ka paralajmëruar rritje të prurjeve të…
Një shkupjane, 36 vjeçare është kallëzuar penalisht për veprën e mashtrimit, në periudhën qershor-gusht, të vitit të kaluar, kur edhe përfitoi 150 mijë denarë, të cilat nuk i ka harxhuar, por i ka kthyer, pasi që e kanë zbuluar. Ajo ka mashtruar katër persona të cilëve u ka premtuar punësim në Ministrinë e Shëndetësisë, si përkthyes, referent, infermiere, laborantë, duke u thënë se ka lidhje të mira me njerëz që kanë pozita të larta në shëndetësi. Shkupjana i ka realizuar takimet në afërsi të Qendrës klinike. Personave u ka premtuar rroga të mëdhaja, duke u kërkuar edhe para më shumë…
Mbi 92 mijë euro, para nga buxheti i janë paguar avokatit Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së Avokatëve i cili ishte ish-mbrojtës i Nikolla Gruevskit dhe eventualisht këshilltar i ardhshëm i Kryeministrit Zoran Zaev, njofton Alsat M. Nëpërmjet bazës së hapur të të dhënave nga Byroja për Prokurime Publike mund të konstatohet se për katër vjet, Dodevski ka lidhur katër marrëveshje me shtetin. Dy në vitin 2014 dhe dy në vitin 2015. Tre vitet e ardhshme përfshirë edhe këtë nuk ka marrë tender publik. Baza e të dhënave tregon se në vitet e kaluara, Dodevski më së shumti ka fituar…