Author: Semi

Kaos i vërtetë në Strugë i shkaktuar nga reshjet e borës. Shtylla të rrëzuara në mes të rrugës dhe tela që rrinë zvarrë. Në disa pjesë të qytetit dhe në njëzet vendbanime prej mbrëmë nuk ka rrymë, e për shkak të kësaj qytetarët mbetën edhe pa ujë të pijshëm. Komunikacioni zhvillohet në kushte të vështirësuara përkundër faktit që punohet në pastrimin e borës. Disa nga qytetarët u organizuan dhe vetë e pastruan borën para oborreve dhe dyqaneve të tyre. https://youtu.be/u8cmWMpspCQ “Te unë nuk ka rrymë. Na pengoi në punë. Kam furrë dhe do të humbas edhe para. Edhe ujë nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se në procesin e bisedimeve për çështjen e emrit në mes ministrit për punë të jashtme Nikolla Dimitrov dhe homologut të tij grek Nikos Koxias në Vijenë, shtatë pozicionet të cilat ishin pika referimi për bisedimet, tanimë tre janë tejkaluar. Zaev është optimist se çështjes së emrit në mes Greqisë dhe Maqedonisë po i afrohet zgjidhjes, njofton Almakos. “Ndërmjetësuesi Nimic e udhëheq procesin, ai i di në thelb gjërat të cilat mund të kalojnë dhe cilat nuk mund të kalojnë tek njëra palë dhe tek pala tjetër . Mua më vjen mirë që janë…

Lexo më Shumë

Qytetari i Resnjës Xh.I. (51) dje në polici ka denoncuar se më 12 shkurt nga ora 7 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij 21 vjeçar A.I. MPB informoi se ndërmerren masa për gjetjen e personit.

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit , kryetari i Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, gjegjësisht në Komunën e Erenlerit, me të cilën Komuna e Dibrës është e binjakëzuar. Gjatë vizitës atje, kryetari Lata pati edhe një intervistë për të përditshmen turke “Sabah”, ku ai foli për Turqine, për popullin turk, marrëdhëniet dhe bashkëjetesën 500 vjeçare me shqiptarët, shprehu opinionin e tij për politikën zyrtare të Turqisë, për politikat e kryetarit Erdogan, për rreziqet që vijnë nga organizata terroriste “Feto” dhe për nevojat e bashkëpunimit mes dy popujve. Sipas z. Lata, politika zyrtare e Turqisë e udhëhequr…

Lexo më Shumë

Aq shpesh më thërrasin në gjykatë sa që filloj të ndihem sikur vij në punë dhe të kërkoj zyrë dhe rrogë, deklaroi ish-kryeministri dhe ish-kryetar i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pas seancës së sotme për rastin “Trajektorja”. Gruevski theksoi se sot ka ardhur në gjykatë për diçka, për çka është akuzuar, që është njëjtë si në rastin “Tanku”. “Aktakuza ndaj meje është se i kam nxitur bashkëpunëtorët e mi të furnizohen me automjet të blinduar, ndërsa në rastin e dytë të ndërtohen rrugë. Unë e kam bërë atë me qëllim që të shpërblehem, por jo shpërblim në të holla apo shpërblim…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e Komunës së Dibrës është furnizuar me veturë të re me vlerë prej pothuajse 50.000 euro. Bëhet fjalë për xhip “Volkswagen Tiguan 2.0 TDI” që komuna do të paguajë për pesë vite, njofton Portalb.mk. Vetura është furnizuar nga Shoqata për Lizing “Porshe lizing” dooel Shkup. Sipas marrëveshjes së publikuar, Komuna e blen veturën me pagesë të shtyrë, me lizing në afat prej 60 muajsh. Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, i cili për momentin është në udhëtim zyrtar, shkurt për Nova TV tha se vetura ka qenë e domosdoshme për shkak të terrenit në Dibër, ndërsa vetura e vjetër që e…

Lexo më Shumë

Me vendim të miratuar në qershor të 2016-s, pas një viti ka përfunduar formimi i Teatrit të Fëmijëve në Çair, i cili zyrtarisht do të nis punën me shfaqjen e “Përralla postare” në regji të Katja Petrova në të cilën do të luajnë aktorët: Teuta Ajdini Jegeni, Dritëro Ame, Besfort Idrizi dhe Rabije Alilovska. Këtë e bënë të ditur për Portalb.mk, nënshkruesi i teatrit në fjalë, Bajrush Mjaku dhe nga Komuna e Çairit. “Teatri i Fëmijëve është formuar me vendim të posaçëm të Këshillit të Komunës. Vendimi është sjellë në qershor të 2016, por deri sa është realizuar regjistrimi dhe të gjitha gjërat…

Lexo më Shumë

Një fatkeqësi ka ndodhur mbrëmë në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku është djegur plotësisht shtëpia e familjes sociale të Haki Bilallit. Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri ka ndodhur mbrëm rreth orës 21 . Fatmirësisht dëmi i shkaktuar është material, kurse anëtarët e familjes kanë shpëtuar pa lëndime. Fqinjët e tyre thonë se për shkak të pamundësisë për të paguar faturat e rrymës, ekipet e EVN-së para një muaji e kanë shkyçur këtë familje nga rrjeti elektrik. Prej atëherë janë ndriçuar me dritë qiriu, sikurse në shekullin 15. Dhe pikërisht qiriu ka shkaktuar zjarrin e mbrëmshëm, që ka djegur tërë shtëpinë.…

Lexo më Shumë

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) ka realizuar një takim ndërmjet kryekomunarëve të Ohrit dhe Strugës, respektivisht Jovan Stojanovskit dhe Ramiz Merkos, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas APMT-së, në takim me Merkon është arritur pajtim që të fillohet me promovimin dhe mbështetjen e përbashkët të turizmit, respektivisht pjesëmarrje të përbashkët në panaire, parasegjithash në atë të Tiranës. Ndërsa me Stojanovski është diskutuar pjesëmarrja e përbashkët në panaire për turizëm, duke i dhënë përparësi Panairit të turizmit në Serbi, që konsiderohet me rëndësi, pasi që shumica e turistëve në Ohër vijnë nga Serbia./Telegrafi

Lexo më Shumë

Në gjykatën penale sot u anulua seanca gjyqësore kundër,  Ljupco Stojanovski, i cili ne qërshor të vitit të kaluar u përpoq të vrsite ish ministrin e shëndetësise Nikola Todorov, në shenjë hakmarrje për vdejken e mbesës së tij, e cila pësoi për shkak të mostrajtimit të duhur nga institucionet shëndetësore. Sipas sqarimit te gjykatëses, seance po shtyhet sepse ende nuk ka arritur përgjigja e Gjykatës se Apelit pëer ankesën e mbrotjes. Mësohet se Gjykata e Apelit ka urdhëruar verifikimin e licencave të ekspertëve duke prolonguar seancën për 14 shkurt. Vogëlushja nëntë vjeçare Tamara Dimovska vdiq me 9 shkurt 2015, pasi…

Lexo më Shumë

Veprimtari Adnan Abdullahi (VOKA) nga Tetova është në krye të lëvizjes për Shtet dhe Drejtësi (LSHD) e cila shumë shpejt pritet që të del në skenë si parti e re. Po kush është Adnan Abdullahi? Adnan Abdullai në oponionin mbarë shqiptar në Pollog gëzon autoritet për shkak të veprimtarisë shumëdimensionale sidomos në aspektin kombëtar. Adnan Abdullahu (Voka) shumë herët u inkudrua në lëvizjet e shqiptarëve duke dhënë kontribut në ngjarjet që karrakterizuan vitet e 80 dhe 90. Ndonëse shumë i ri ai i përjetoi nga afër ngjarjet e vitit 1981 dhe duke vijuar me aktivitetet e tija në demostratat e…

Lexo më Shumë