Mediat greke sot theksin e teksteve e vendosin në deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, të dhënë mbrëmë në Tikveshi, për atë se në bisedat e deritanishme për emrin janë harmonizuar tre nga shtatë pikat. “Tre nga shtatë temat në bisedat për emrin, veçmë janë mbyllur”, Zaev: Pranojmë përcaktim gjeografik, por jo edhe kohor”. “Në gjysmë të rrugës negociatat për emrin e IRJM-së”, “Zaev zbuloi: Janë mbyllur tre nga shtatë çështjet e hapura”; Zaev për emrin: Nuk nevojitet revizion i Kushtetutës, kemi mbyllur tre nga shtatë çështje”; Zaev: Dinjiteti dhe identiteti elemente të pandara në negociatat me Greqinë”, janë…
Author: Semi
73 organizata qytetare të vendit janë përfshi në një rrjet joformal për qëndrueshmëri financiare, që ka për qëllim të përfaqësojë lehtësime dhe ndryshime ligjore në trajtimin tatimor të organizatave qytetare, lehtësimet tatimore për donacione dhe mbështetje për organizatat qytetare dhe lidhje me statuset e organizatave të interesit publik, sistemin e përllogaritjes për organizata jofitimprurëse, statusin e organizatave si punëdhënëse, etj. Sipas përfaqësuesve të organizatave qytetare, qëndrueshmëria financiare është sfidë kyçe me të cilën përballet puna e tyre. Ndryshimi i rrethanave juridike ku funksionojnë organizatat do të mund të ndikonte në ngritjen e organizatave të qëndrueshme qytetare që ofrojnë zgjidhje për…
Sindikata Multietnike e Arsimit (SMEA) paralajmëroi se do të dorëzojë kallëzim penal kundër Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), për shkak të letrës së dërguar drejtorëve të shkollave me të cilën bëhet presion ndaj të punësuarve të cilët janë anëtarë të SASHK. Kryetari i SMEA, Dragi Jovanovski sot në konferencë për shtyp tha se me letrën SASHK bën presion klasik ndaj të punësuarve të cilët janë anëtarë të SASHK, që të mos mund të heqin dorë nga anëtarësia e sindikatës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se në periudhën e kaluar SASHK në vend se t’i çojë përpara, i ka…
Maqedonia dhe Serbia ndajnë vlera të përbashkëta, por edhe pengesa lidhur me anëtarësimin në NATO dhe BE. Këtë e theksuan sot në takim kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd. Ata theksuan se është e nevojshme bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave, si dhe qasje transparente nga të dy palët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe rreth temave për pengesat rajonale, mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit dhe interesat strategjike të të dy shteteve. Mickovski ka thënë se politika e mirë ndërfqinjësore, mirëkuptimi mes vete dhe respektimi i parimeve bazë, paraqet dobi të madhe për…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot në Negotinë njoftoi për masat e reja dhe politikat e Qeverisë për bujqit. Ai informoi për sjelljen e programit të ri nacional për bujqësi dhe zhvillim rural për pesë vitet e ardhshme. “I kemi sjellë edhe programet vjetore dhe për atë mendojë se është moment ideal për t’i deklaruar risitë dhe masat të cilat i kemi paraparë. Këtë vit kemi paraparë rritje të subvencioneve për të gjithë vreshtarët të cilët kanë midis një dhe dhjetë hektarë vreshta. Qëllimi ynë është që t’i stimulojmë që ta modernizojnë prodhimin, gjegjësisht të…
Dislokimi i paraparë i anijeve, spërkatësve, shatërvanëve dhe shelgjeve nga Vardari do të bëhet vetëm për shkaqe sigurie, edhe pse estetika e tyre është diskutabile, vlerësoi sot kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov. Ai theksoi se shtrati i Vardarit është projekt kapital i ndërtuar pas përmbytjeve në Shkup në vitin 1962 me qëllim që të parandalohen përmbytje të ardhshme dhe se në të nuk duhet pasur pengesa, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me këtë projekt është paraparë shtrati të mund të absorbojë 100 ujëra në vit dhe është ndërtuar në tri nivele. Çdo zvogëlim i shtratit është rrezik prej vërshimeve, ndërsa…
Letër publike ministrit të Kulturës, z. Robert Allagjozovskit. I nderuar, z.ministër, ShB “Shkupi” e uron Ministrinë e Kulturës, për shpalljen transparente të mjeteve (parave) të ndara aplikantëve, si dhe tentimin për ndarje proporcionale dhe të barabartë në fushën e veprimtarisë botuese, me çka po fillon të realizojë atë për çka është angazhuar edhe SHB “Shkupi”, që nga viti 1994. Po ashtu përshëndesim mjetet e ndara buxhetore për disa botues ose autorë, si dhe përkrahjen e shumë autorëve të panjohur, me çka u jepet një stimul për krijimtari cilësore në rrugëtimin e tyre krijues. Mirëpo, me keqardhje na duhet të konstatojmë…
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) vlerëson se rizgjedhja e Marjan Cvetkovskit për drejtor të RTVM-së nuk ndihmon reformën në servisin publik dhe çlirimin e tij nga kontrolli politik. Zgjedhja e Cvetkovskit është rezultat i trysnisë së fuqishme që ndaj anëtarëve të Këshillit programor kanë ushtruar VMRO-DPMNE-ja në opozitë dhe BDI në pushtet. Për fat të keq, anëtari i SHGM-së, i cili nuk mbështeti rizgjedhjen e Cvetkovskit, nuk arriti të bind anëtarët tjerë të Këshillit që drejtori i ri të jetë menaxher me pervojë, i cili nuk është i lidhur me asnjë parti. Përkujtojmë se të paktën katër anëtarë të…
Institucionet në Republikën e Maqedonisë, me vite tolerojnë dhunën ndaj grupeve të margjinalizuara në Maqedoni. Këtë më së miri e dëshmon mosndëshkimi i autorëve të sulmeve kundër komunitetit të LGBTI-së. Edhe pse kanë kaluar gjithsej 5 vite që kur persona deri më tani të panjohur kanë demoluar Qendrën e komunitetit LGBTI në Çarshi të Vjetër, nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se ende po hetohet rasti, duke e hedhur përgjegjësin te Prokuroria Publike. ‘’Sektori për Punë të Brendshme-Shkup ka qenë në vendngjarje dhe janë marrë masa për ta zbardhur plotësisht çështjen,’’ thonë nga MPB. Komuniteti LGBTI-së në Shkup, i…
Seanca gjyqësore për rastin “Trajektorja” shtyhet për 1 mars. Në këtë lëndë të Prokurorisë speciale të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski. Pas një ore pauze të dhënë në seancën e sotme gjyqësore, Gruevski përsëriti kërkesat të hidhen poshtë si dëshmi SMS porositë. Nuk mund të garantohet vërtetësia e porosive sepse para se t’i jepen Prokurorisë speciale, ato i ka pasur LSDM, e cila është oponentë politikë i VMRO-DPMNE, argument Gruevski. “Në interes të procedurës dhe gjykatës vlerësoj…
Në gjykatën e Kumanovës nesër do te mbahet seancë e re për rastin e Almir Aliut. Trupi gjykues në krye me Maja Denkovska do të kumtojë nëse është pranuar kërkesa për ndërrimin e prokurores Suzana Kusigerska, të cilën gjë e ka kërkuar pala e dëmtuar. Kjo kërkesë është bërë për shkak të përpjekjes së prekurores për rikualifikim të lëndës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Pas këtyre paralajmërimeve, avokatët e familjes Aliu kërkuan nga Prokuroria e Lartë të prononcohet mbi tentativën për rikualifikim. Gjatë votimit prokurorët u ndanë në baza etnike, ata maqedonas e pranuan rikualifikimin e veprës,…
A është i lirë një njeri, i cili për të ekzistuar, qenies së tij dëshpërimisht i duhet pushtet dhe para!? A është i lirë një njeri, i cili ka pushtet mbi të tjerët, por nuk ka pushtet mbi veten!? Nuk e kontrollon dot veten, nuk e kupton vetveten, nuk i menaxhon epshet, zilinë, ambiciet, ndërsa i ka prangosur ndjenjat pozitive, ka anesteziuar shpirtin e tij!? Sa është i lirë një njeri, i cili mbetet çdoherë skllav i parasë dhe i ambicies për të rritur çdoherë e më shumë vlerën e tij materiale?! Shkruan: Teuta BUÇI, Shkup Liria është synimi që ndjek…