Author: Semi

Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publik dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Sipas drejtorit të Komisionit Gjorgji Sllamkov, qëllimi i këtij memorandumi është thellimi i bashkëpunimit në lidhje me implementimin e të drejtës për qasje të lirë në informatat me karakter publik. GJORGJI SLLAMKOV, DREJTOR I KMDQLIKP “Në suaza të memorandumit janë parashikuar aktivitete konkret si realizim të trajnimeve, zbatim të përbashkët të fushatave, në përgjithsi këto janë aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike tek qytetarët për të drejtën e qasjes deri tek informatat me karakter…

Lexo më Shumë

Vazhdon bojkoti i mësimit në Shkollën Fillore “Kemal Ataturk” në Vërtekicë. Nxënësit e kësaj shkolle, tashmë për të katërtën javë me radhë bojkotojnë mësimin për shkak se nuk duan që të pezullohet një nga dy paralelet ekzistuese, pas çka nxënësit e klasës së parë, dytë dhe të katërt do të duhet të ndjekin mësimin në një klasë të vetme. Banorët e Vërtekicës kërkojnë që të rishqyrtohet vendimi i komunës, pasi vlerësojnë se ky vendim është marrë politikisht. Nga ana tjetër kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, ka deklaruar se kjo nuk është hera e  parë që komuna merr vendime…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme, kryetari i shoqatës së të Burgosurve dhe Dëmtuarve politik Shqiptar, Shpëtim Pollozhani ka paralajmëruar protestë, kundër rasteve të montuara e të fabrikuara që nga periudha e 2001 gjer më ikjen e ish pushtetit. Sipas njoftimit protesta do të mbahet në Shkup në Sheshin Gjergj Kastriot Skënderbeu më datën 23/02/2018 ne ora 13.00. Thirrja e plotë: “Protesta mbahet në shenjë revolte kundër të gjithë proceseve të fabrikuara që nga viti 2001 gjer në nderimin e pushtetit, pas zgjedhjeve parlamentare. Protestojmë kundër akt-gjykimeve të fabrikuara në bazë të dëshmitarëve të fshehur- shpifur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e…

Lexo më Shumë

Kodi zgjedhor do të kthehet në rend dite në pjesën e dytë të vitit, kur pritet të jetë zgjidhur çështja e emrit dhe pasi të miratohet ligji për gjuhët. Një nga ndryshimet kryesore që parashihet është që anëtarët e KSHZ-së të jenë gjykatës, e jo njerëz të propozuar prej partive, njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm. “Me siguri Ligji do të parashohë që anëtarët e KSHZ-së të zgjedhen nga radhët e gjykatësve që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor Republikan. Zgjedhja e tyre do të bëhet me short, duke respektuar edhe përfaqësimin adekuat etnik. Në këtë përbërje KSHZ do të funksionojë…

Lexo më Shumë

Ministritë e Shëndetësisë, Arsimit dhe Bujqësisë në tre vitet e fundit më së shumti kanë harxhuar për prokurime publike, ndërsa nga tenderët e shpallur, më së shumti kanë përfituar kompanitë ndërtimore “Granit”, “Rapid Bild”, “Bauer BG”, “Beton”, firma farmaceutike “DR Panovski”, si edhe firma për derivate “Pucko Petrol”. Në perudhën kohore 12 janar, 2015 – 12 shkurt, 2018, Ministria e Shëndetësisë shpalli tendera me vlerë prej 105,447 milionë euro. Pas saj radhitet Burimet Energjetike të Maqedonisë me 84,076 milionë euro. ELEM ka harxhuar 72,850 milionë euro në tendera, pastaj Ministria për Bujqësi me 54,605 milionë euro, Ministria për Arsim me…

Lexo më Shumë

Një fëmijë i moshës 7 vjeçar është goditur mbrëmë nga një veturë në fshatin Saraj të Shkupit, njofton Medial.mk E gjithë ngjarja ka ndodhë mbrëmë rreth orës 18, kur një veturë me një shpejtësi mbi shpejtësinë e kufizuar ka goditur fëmijën 7 vjeçar. Nga MPB kanë informuar se fëmijën e ka goditur një veturë e tipit “Seat Ibiza” me tabela të regjistrimit nga Shkupi, veturë kjo e cila ka qenë i drejtuar nga një 60 vjeçar me iniciale A.T nga Shkupi, raporton Medial.mk. Pas goditjes të cilën e ka marrë fëmija, me një veturë tjetër është dërguar në spitalin “Nëna…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka plotësuar mungesat dhe ka emëruar drejtor të rinj në ata resorë që dhanë dorëheqje drejtorët e Aleancës për Shqiptarët. Në ndërkohë, për rastin në fjalë ka reaguar kryetari i Gostivarit duke thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim e cila është pjesë e koalicionit qeverisës është alergjike ndaj shqiptarëve dhe se në vend të drejtorëve shqiptar të ASH, ajo ka vendosur kuadro të LSDM-së. “Duhet të theksoj se në historinë e Klinikës së Kardiologjisë për herë të parë drejtonte një shqiptar, i cili u ndërrua me shpejtësi të pabesueshme nga BDI-ja…

Lexo më Shumë

Partneri i koalicionit në Qeveri, PEPR reagon se dej ministri i tyre pa resor, Aksel Ahmedovski dy orë të plota e ka pritur kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski për një takim në komunë, i caktuar një javë më parë. “Nënkryetari i partisë dhe ministri aktual ka caktuar takim para një jave me kryetarin e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski. Në kohën e caktuar ministri Ahmedovski ka arritur në Komunë, por kryetari ka ardhur pas një ore. Ai ka kërkuar falje dhe i ka thënë se ka një takim në të cilin duhet të shkojë dhe se do të kthejë menjëherë.…

Lexo më Shumë

Në Stacionin Policor Qendër janë raportuar tre raste të reja të sulmit të qenve endacakë. V.B (48) ka raportuar se në mesditë është sulmuar nga një grup qensh endacakë, njëri nga të cilët e ka kafshuar në kofshë. Ajo ka kërkuar trajtim mjekësor në spitalin “8 Shtatori”. Një rast tjetër është raportuar në Stacionin Policor në Gjorçe Petrov. T.J (55) nga Shkupi ka raportuar se një qen endacak e ka kafshuar në këmbën e majtë. D.N.P (34) ka raportuar se është sulmuar dhe kafshuar në këmbën e djathtë, nga një qen endacak.

Lexo më Shumë

Lënda gjyqësor kundër Boban Iliq, vrasësit të Almir Aliut, në Gjykatën e Kumanovës do të fillojë nga e para. Lajmin për gazetën KOHA e konfirmoi avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç, i cili tha se për shkak të kalimit të 90 ditëve që kur është zhvilluar seanca e fundit, ky proces gjyqësor me listë të re dëshmive do të nisë nga e para. Ndërkohë, sa i përket largimit të prokurores, Suzana Kusigerska, nuk është pranuar kërkesa e palës mbrojtës dhe e njëjtat tutje do ta përfaqësojë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Kumanovës./Koha.mk/

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thërret në fleksibilitet në bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë. Ai është shprehur për kujdes të veçantë në periudhën që vjen, nëse do të arrihet një pajtim ndërmjet palëve. “Më 2008 vendosëm t’i dërgojmë thirrje Maqedonisë, nëse Shkupi e zgjidh çështjen e emrit në një mënyrë të pranueshme nga të dyja palët. Deri tani nuk ishte e mundur të arritja e një zgjidhje. Shpresoj se nismat e tanishme do të çojnë në një zgjidhje. Qeveria e re në Shkup tregon gatishmëri dhe fleksibilitet…Bëj thirrje për fleksibilitet”, shprehet Stoltenberg.

Lexo më Shumë

Edhe zyrtarisht, Aeroporti “Leka i Madh” tashmë do të njihet si “Aeroporti Shkupi”, ndërsa autostrada Tabanoc-Bogorodicë do të njihet si “Autostrada Miqësia”. Kjo vjen pas publikimit të vendimit qeveritar në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë. Ky hap i ndryshimeve të emrave erdhi si rezultat i përafrimit të mundësisë së zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë, nga bisedimet me Greqinë.

Lexo më Shumë