Organet përgjegjëse kanë dështuar, në rastin e 13 vjeçares e cila ishte viktimë e keqpërdorimit seksual vlerëson Ixhet Memeti, Avokat i Popullit. Nga zyra e tij informojnë se ka pasur takim mes tyre dhe organeve përgjegjëse të shtëpive “25 maji” dhe “Ranka Millanoviq”, kanë kontrolluar dokumentacionin, si edhe kanë folur edhe me të miturën në fjalë. Sipas tyre, në mënyrë të pakontestuar kanë ardhur në përfundim se bëhet fjalë për fëmijë në rrezik, prindërve të saj u është marrë përkujdesi prindëror, dhe se është nën kujdestari të Qendrës ndërkomunale për çështje sociale të Bashkisë së Shkupit. Avokati i Popullit u…
Author: Semi
Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) ka reaguar në lidhje me pohimet e Qendrës Evropiane për të drejta të Romëve, për rastin e një të strehuar në Entin për kujdes të fëmijëve me probleme edukative-sociale. Sipas tyre, rasti abortimit të fëmijës 13-vjeçare nuk ka të bëjë me keqpërdorim seksualisht nga të punësuarit në institucionin “25 maji” ku dhe ka qenë e strehuar, por se është viktimë e tregtisë me njerëz. MPPS-ja bën të ditur se për rastin e 13-vjeçares R.I e cila këtyre ditëve ka abortuar pasi më parë është përdhunuar, është informuar Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas…
Dje një vajzë 13 vjeçare e përkatësisë rome me iniciale R.I. ka abortuar, pasi ka mbetur shtatzënë si pasojë e abuzimit seksual deri sa ka qenë e strehuar në shtëpinë për përkujdesje të fëmijëve “25 maj” në Shkup, ka njoftuar European Roma Rights Centre (ERRC). Kjo qendër kërkon nga autoritetet përkatëse të reagojnë menjëherë dhe t’i afrojnë kësaj vajze ndihmën e nevojshme mjekësore, të sigurojnë shëndetin e saj fizik dhe psikik dhe të kthehet te familja e saj rome, prej ku është marrë në vitin 2012 për shkak të varfërisë, transmeton Gazeta Lajm. Më 1 mars të viti 2017, ERRC…
Po i jepet lamtumira e fundit ish funksionarit të lartë shtetëror nga radhët e BDI-së, Abdylaqim Ademi, raporton Portalb.mk. Në funeralin e tij, kanë marrë pjesë pjesëtarë të lartë të organeve partiake, në krye me kryetarin Ali Ahmeti. Me rastin e vdekjes së tij, telegrame ngushëllime kanë dërguar edhe kryeministri, kryetari i Kuvendit, por edhe funksionarë të tjerë shtetëror. Ndryshe, Abdylaqim Ademi la pas vetes, bashkëshorten dhe djalin. Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Studimet universitare i kishte filluar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Metalurgji, në qytetin e minatorëve në Mitrovicë, ku…
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të marrin pjesë në Konferencën e 54-t të Sigurisë në Munih. Sivjet në fokus të konferencës do të jenë debatet për rolin e BE-së si aktor global dhe marrëdhëniet e saj me NATO-n, SHBA-në dhe Rusinë, rreziku në rritje për rendin ndërkombëtar liberal në Lindjen e Afërt; kërcënimet nga terrorizmi, gjendja në Afrikë dhe ngjarjet politike në rajonin Sahel. Pjesëmarrësit do të debatojnë edhe për çështjet për mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe për sigurinë kibernetike. Theks i veçantë do të vendoset edhe në…
Kryetari i Bullgarisë Rumen Radev ka realizuar një takim me homologun e tij të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me të cilin kanë mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi. Sipas tij, Sofja mbështet zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës, por që nuk do të përfshij pjesë territoriale të Bullgarisë dhe nuk do të prekë në palë të treta. Radev theksoi se pozicioni bullgar është i qartë, që zgjidhja të mos përmbaj përcaktim territorial që përfshinë pjesë të Bullgarisë. Ai beson se do të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët, dhe që nuk do të prekë palë…
Ka përfunduar sot seanca gjyqësore për lëndën “Tanku”, ku i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska dhe një tjetër, për blerjen prej 600 mijë eurove të një mercedesi luksoz. Gruevski është ankuar se janë duke e akuzuar vetëm se ka patur dëshirë të blej veturë, dhe se ka dashur të vizitet me veturë të blinduar, duke pyetur se me çfarë veture duhet të voziten personat që janë nën rrezik të lartë. Në gjykim ka patur përplasje verbale në mes të prokurores speciale, Lençe Ristoska dhe Gruevskit. Prokurorja ka thënë se me dhunë mund të merret diçka, por jo edhe…
Vëllai i të burgosurit Valdet Zekaj, Ardet Zekaj tha se ai dhe familja e tij presin të merret vesh e vërteta. “Kur del e vërteta, gjithçka do të ndryshojë. Gjithçka ka qenë e monitoruar dhe e harruar nga dikush dhe duhet të del në pah kush është përgjegjës. Nëse nuk del e vërteta, mund të ketë pasoja tjera. Nëse ata mbesin në burgim të përjetshëm me të pavërtetën kjo do të thotë që jemi dorëzuar. Por ne nuk jemi dorëzuar dhe kërkojmë të vërtetën për ata që janë burgosur dhe për ata që janë vrarë”, u shpreh Zekaj, njofton Portalb.mk.…
Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska qëndroi në Shtip ku bashkë me punonjësit e arsimit debatuan lidhur me programin e ofruar, që njëherazi është pjesë e reformave në arsimin fillor. Me këtë rast, Deskoska tha se në këtë proces do të lëvizin në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse duke marrë parasysh mendimet e mësimdhënësve. “Sot në Shtip fillojmë debate me mësimdhënësit e shkollave fillore të cilët janë të përfshira drejtpërdrejtë në mësim. Qëllimi është që programin që e ofruam si pjesë e reformave në arsimin fillor ta diskutojmë me ata të cilët kanë përvojë të përditshme. Ajo që tashmë është publikuar në…
Në Maqedoni po ndodhin lëvizje pozitive, ekziston stabilitet fiskal dhe po zbatohen procese reformuese për prëforcim të institucioneve, vlerësuan sot në takimin në Shkup kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendësi i drejtorit kryesor të FMN-së, Tao Xhang. Zaev në takim u shoqërua nga minsitri i Financave, Dragan Tevdovski dhe guvernatori i Bankës popullore, Dimitar Bogov, ndërsa Xhang nga Riçard Dornbush, drejtori i dytë ekzekutiv dhe Jasmin Rahmen, shefe e misionit të FMN-së në Maqedoni, kumtoi Qeveria. “Jemi të përcaktuar drejt mbajtjes së stabilitetit fiskal në shtet, ndërsa proceset reformuese që çojnë drejt luftës efikase kundër korrupsionit, tërheqjes së investimeve të huaja…
Qeveria e Maqedonisë informon se nëpërmjet Shërbimit të Çështjeve të Përgjithshme dhe Çështjeve të Përbashkëta, do të blejë djathë, mish viçi, mish derri, mish qengji dhe kec në shumën afër 40 mijë euro. Qeveria ka shpallur tender për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe do të zgjedhet ai që do të japë çmimin më të ulët. Karakteristikat e kërkuara të mishit që kërkon qeveria janë të ndryshme. Sipas specifikimeve teknike, mishi duhet të merret nga kafshët e reja të moshës 12-24 muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Thirrja publike është shpalluar më 15 shkurt, ndërsa ofertat mund të dorëzohen deri më…
Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore u rrit për 3,9 për qind në rpaort me periudhën e njejtë të vitit 2016, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistika. Tek blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është evidentuar ulje për 6,2 për qind, ndërsa tek shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimtaria vetanake ka rritje për 31,7 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni. Është rritur blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore tek kulturat e kopshtarisë, pemët, pijet alkoolike, kafshët, shpezët dhe vezët, prodhiemt e qumështit dhe peshku, ndërkaq është ulur tek drithërat, kulturat industriale, kulturat…