Akademia greke e shkencave dhe arteve (AGSHA) përmes një kumtese, i ka komentuar bisedimet për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. AGSHA-ja thekson se duhet një marrëveshje sepse është në interes të të dy shteteve, por si parakusht janë ndryshimet kushtetuese. Në kumtesën e kësaj akademie, nuk përdoret akronimi i deritanishëm IRJM, por Maqedonia përmendet si “shteti i Shkupit”. Akademia kërkon që të hiqet dorë nga kërkesat irredentiste dhe tjetërsimi i historisë, kulturës dhe simboleve, siç thonë, të Greqisë, dhe se vendbanimi i një populli nuk e përcakton identitetin e tyre.
Author: Semi
Kryetarit bullgar Ruman Radev sot në Shkup ka deklaruar se vendi i tij nuk do të pranojë kompromis për çështjen e emrit të Maqedonisë, i cili do të cenojë territorin bullgar. “Emri i ri i Maqedonisë të mos përmbajë përcaktim gjeografik, i cili do të jenë në dëm të Bullgarisë. Ne nuk përzihemi në zgjidhjen e kontestit të emrit mes dy vendeve, por si vend fqinj kjo çështje na tangon”, nënvizoi Radev. Ai ka kërkuar zgjedhjen e e çështjes së historisë së përbashkët për të hapur rrugën euro-atlantike të Maqedonisë. “Ne kemi histori të përbashkët dhe varësisht se si do…
NGA ELENA KOCAQI Si studiuese dhe njohëse e mirë e antikitetit, e konsideroj si shoviniste protestën e sotme në Greqi, me titull Maqedonia eshte greke përcjell shigjeta.net. Emëri Maqedoni nuk ju përket Grekëve artificial por as edhe Bullgarëve dhe shteti Bullgar ështe i vetdijshëm për ketë. Maqedonia si koncept etnik dhe territorial që nga koha e Homerit deri para dy shekujve, iu ka përkitur vetëm Shqiptarëve. Maqedon dhe Epirot e quante veten Skënderbeu dhe ashtu quheshin shqiptarët ne atë kohë. Po ju sjell një pjesë nga Mërkur Bua, ku thuhet qartë qe Maqedon quheshin ndryshe shqiptarët. Të gjithë të përzgjedhur,…
Mirosllav Grçev është pjesë e komisionit shtetëror për të hetuar ndërtimin e projektit ”Shkupi 2014”, Ai dje ka thënë se për këtë projekt janë harxhuar shumë para. Jo vetëm për përmendoret por edhe për mundin artistik të ideatorëve të statujave. ”Bëhet fjalë për organizim banditesk rreth këtij projekti. Janë hudhur para për të të ndërtuar dhe për të menduar përmendore që sot janë të vendosura nëpër Shkup. Janë dhënë miliona edhe për honorare dhe për ide” thotë Grçev. Ai gjithashtu ka thënë se do të paguaj vet ai personalisht lëvizjen e përmendores nga qendra e Shkupit. ”Nuk duhet shumë gjëra…
Materializohen negociatat për emrin. Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas ka përgatitur plan 7 pikësh, 20 faqesh për zgjidhjen kontestit shumëvjeçar, me të cilin këtë muaj do të vijë në Maqedoni. Në intervistë për televizionin grek Alfa, Kocijas konfirmoi se debatohet për identitetin dhe ndryshimet kushtetuese. Jemi për edhe për përdorim të brendshëm edhe të jashtëm, edhe për marrëdhënie ndërkombëtare edhe për marrëdhënie bilaterale. Pra, ka emër dhe ai përdoret, por vijnë edhe shtesa. Identiteti, uniteti, gjuha. Miqtë e mi në Shkup besojnë se nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës. Atë nuk mund ta bëjnë tani, nuk kanë shumicë.…
Para dy ditëve në selinë e Lëvizjes BESA janë mbledhur kuvendarët e degës së Çairit dhe e kanë zgjedhur kryetarin e degës, ndërsa sonte në mënyre solemne u përurua zgjedhja e kryetarit të Degës së Lëvizjes BESA-Çair. Për kryetar dege i kësaj Lëvizje, unanimisht u zgjodh doktor Bekim Sali, stomatologu i mirënjohur nga Çairi. Më poshtë do ju paraqesim fotografi nga evenimenti në fjalë dhe fjalimin e kryetarit të degës, Bekim Sali./InfoShqip.com Të respektuar, këtë e ndjenjë e kam edhe sonte. Më vjen shumë mirë, jam i nderuar dhe i privilegjeruar, por njëherazi edhe ndjej përgjegjësi të madhe morale e…
Observatoriumi Seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup ka regjistruar një tërmet të dobët në Maqedoni. Sipas të dhënave, termeti ka qenë i fuqisë dy shkallë Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë disa kilometër në lindje të qendrës së Shkupit. Tërmeti është regjistruar rreth orës 15:43.
Më 23 shkurt, Kuvendi i Maqedonisë do t’i hap dyert për qytetarët e vendit, të cilët duhet që të paraqiten në numrin telefonik 02/3182-227, ose përmes e-mail adresës: [email protected]. Më së voni, paraqitja duhet të bëhet pesë ditë para ditës së vizitës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo paraqet një mundësi të mirë për qytetarët që të shohin brendinë e Kuvendit dhe të marrin përgjigje për pyetjet e tyre. Qytetarët kanë mundësi që ta vizitojnë Kuvendin çdo të premte të fundit të muajit./
Ish kryeministri Nikolla Gruevski vazhdon të ankohet nga gjykata, të cilën e quan “politike”. “Ndjej sikur LSDM më padit, LSDM më gjykon”, tha Grevski pas seancës së sotme për rastin Tank, në të cilin dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare për blerjen e një makine të blinduar në kohën e qeverisë së tij. „ E qartë është se gjykatësit sikur se veç kanë vendimin e sjellë në kokë. Praktikisht shpejtojnë t‘i kryejnë seancat dhe ta shpallin vendimin. Ndoshta përpiqen të përfitojnë simpatitë e dikujt, me dënimin e oponentëve te tyre politik“, akuzoi Gruevski. Ai tha se gjykatat kanë standarde të…
Qyteti I Shkupit dhe kompania Izraelite Chariot Motors gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar marrëveshje për lëshimin në qarkullim një autobusi elektrik në gjashtë muajt e ardhshme. Autobusi elektrik me kapacitet prej 85 udhëtarësh do të nisë të qarkullojë nga prilli në linjën 15 të Ndërmarrjes publike të trafikut, që frekuenton nga lagjja Lisiçe e Re e deri në Karposh 4. “Bëhet fjalë për autobus elektrik shumë efikas i cili harxhon pak energji dhe është I sistemuar për mbushje të shpejtë. Përparësia më e madhe është ajo që aspak nuk ka mision për shkarkimin e gazrave që ndotin ajrin”, tha…
Të enjten rreth orës 18 një prind 47 vjeçar e ka paraqitur në polici si të zhdukur vajzën e tij 16 vjeçare. Për shkak të moshës së vajzës, policia është alarmuar dhe e ka marrë seriozisht këtë rast, transmeton Gazeta Lajm. “Më datë 15.02.2018 në ora 18.00 në stacionin policor Çair, U.F. (47) ka njoftuar policinë se të njëjtë ditë, pasdite, në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij 16 vjeçare. Po merren masa për gjetjen e personit”, thuhet në kumtesën zyrtare të MPB-së.
Në lidhje me rastin e të miturës të strehuar në shtëpinë për fëmijë me probleme edukative-arsimore “25 maji”, MPB-ja njofton se e njëjta është raportuar nëntë herë si e zhdukur në periudhën 2016-2018. Në disa raste, disa persona janë paditur penalisht për sulm gjinor ose përdhunim të të miturës. MPB-ja thotë se në vitin 2017, e mitura është gjetur në Shuto Orizare, në shtëpinë e XH.K (68), që me dhunë e ka mbajtur në shtëpi, me qëllim që të bëhet nuse shtëpie, ku është konstatuar se ka patur marrëdhënie me person të rritur. Në rastin tjetër, të ndodhur në shtator…