Author: Semi

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka treguar në Zona e Pavarësisë në Klan Kosova se ai kishte pasur një përplasje me ish-kryeministrin Maqedonas, Nikola Gruevski, për problemin e shqiptarëve në Maqedoni. Rama tha se ishte Shqipëria që e futi marrëveshjen e Ohrit në agjendën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO. “Ne kemi një politikë të jashtme bazuar në parimin; zero probleme me fqinjët. Me Greqinë në dukej s’kishim probleme, por në fakt problemet ishin aty. Me Maqedoninë problemi ishte aty, elefanti ishte në dhomë, pavarësisht se të tjerët nuk donin ta shihnin; ishte shkelja e hapur e kushteve të barazisë…

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka nxjerrë një listë të gjatë të personaliteteve, ngjarjeve e organizimeve që ka vendosur që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Aty janë si kategori së pari lista e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së; Konferenca Paqësore e Rambuilletit dhe Parisit; Procesi i Vjenës – Brukselit i definimit të statusit të Kosovës (Ekipi i Unitetit); Kryeministrat-Presidentët-kryetarët e Kuvendit periudha 2001 – 2017; Komisioni për Organizimin e ceremonive institucionale dhe festive në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës; Lista e Institucioneve, mediave, gazetarëve, publicistëve, kameramanëve; kryetarët e shtetit…

Lexo më Shumë

Marrëveshja dypalëshe mes Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të vozitjes, është arritu, njofton “Deutsche Welle”. Sipas burimeve të njëjta, janë larguar pengesat e fundit dhe me këtë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në Gjermani, lejet e tyre të vozitjes do të mund t’i shfrytëzojnë edhe atje. Kjo është me rëndësi të veçantë për shtetasit e Maqedonisë, të cilët janë shpërngulur atje, por edhe për ata të cilët udhëtojnë vazhdimisht për Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shtetet nga Ballkani të cilat nuk janë anëtare të BE-së, kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për rregullimin e kësaj çështje. Serbia dhe Bosnja…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësra mesatare, ndërsa në lugina do të paraqitet mjegull. Gjatë ditës do të ketë rritje të temperaturave. Nesër do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore borë. Nga dita e hënë do të vijojë periudhë e motit të ligë, me reshje të shiut dhe borës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ballkani është kryefjala e politikës së BE-së, ndërsa nuk kanë munguar edhe deklaratat pozitive në lidhje me gjetjen e gjuhës së përbashkët. Por, në mes të këtyre diskutimeve, ngrihen problemet e së shkuarës të cilat pengojnë hapat e integrimit të shpejtë. Mosmarrëveshjet disa vjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë duket se janë drejt fundit.Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian shprehen se bisedimet me dy vendeve janë në një proces pozitiv, ndërsa shumë shpejt do mund të arrihen disa marrëveshje. “Një zyrtar i lartë thotë se Bashkimi Evropian është “shumë i bindur” se një mosmarrëveshje 27-vjeçare mbi emrin e Maqedonisë, i cili…

Lexo më Shumë

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon reforma strukturore në Maqedoni. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe transparenca e institucioneve duhet të rrisë besimin te sistemi dhe të kontribuojnë për investime të reja. Ai gjithashtu kërkon ndryshime në tregun e punës për të ulur papunësinë dhe për të parandaluar ikjen e kuadrove të kualifikuar, i cili tashmë po krijon presion edhe mbi Fondin Pensional. “Që Fondi Pensional të jetë i qëndrueshëm, ne propozojmë zhvendosje të kufirit të moshës për pensionim në përputhje me BE-në, sepse jetëgjatësia është e njëjtë. Ju keni një nga normat më të larta të papunësisë në Europë dhe…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i është kundërpërgjigjur deputetes së RDM-së, Liljana Popovska, lidhur me burgosjen e burrit të motrës së saj. Kryetarja e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), Liljana Popovska ka deklaruar se Gruevski e ka shantazhuar me burgim nëntëvjeçar për burrin e motrës së saj. Por, nëpërmjet një statusi në Facebook, Gruevski ka thënë se vetë Popovska ka dashur që ai t’i ndihmojë për ta shpëtuar nga burgu por ai ”nuk ka deshur të përzihet në punët e gjykatave dhe prokurorisë.”

Lexo më Shumë

Duke filluar nga numri i sotëm, kur shënohet një datë e rëndësishme, si 16 shkurti- dita e fillimit të konfliktit të 2001-shit dhe ditëve në vijim Gazeta Lajm do ju sjellë një sërë shkrimesh nga jeta dhe veprimtaria e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shkrime këto që janë të marra nga libri “Dëshmorët e kombit”, shkruar nga historiani Dr. Minir Ademi. Shkup, 15 shkurt- Për luftën e 2001-shit në Maqedoni është folur e shkruar në mënyra të ndryshme. Në këtë libër nuk është synim analiza e luftës, e as ndonjë qasje tjetër e karakterit studimor historik të asaj ngjarjeje. Në…

Lexo më Shumë

Në komunën e Tetovës u organizua mbledhje komemorative kushtuar personalitetit politik te Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, njofton TetovaSot. Fjalë rasti në mbledhjen komemorative pati edhe lideri i BDi-së, Ali Ahmeti i cili tha se Abdilaqim Ademi “Sot u ndamë nga i pandalshmi Abdilaqim Ademi. Sot pushoi i papushueshmi, në pushim të përhershëm. Abdilaqim Ademi flitet për të, flet 17 vjet puna e tij dhe veprimtaria e tij që në këtë kala është edhe dora e tij. Abdilaqim Ademi nuk i përtoi nuk i largoi punës, para tre muajsh mori detyrën që ia deshi zemra atij, ngritjen e…

Lexo më Shumë

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë se Kosovës, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari ka realizuar vizitë zyrtare në Prishtinë, ku është takuar me kryetarin e kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti./lajmpress.com/ “Në Prishtinë, Republika e Kosovës 16.02.2018 #10vjetPavarësi”, ka shkruar Taravari në facebook, duke publikuar fotografi nga takimi. Në rrjetet sociale kanë pasuar komente ku mes tjerash thuhet se bëhet fjalë për takim të dy komunave shqiptare “që nuk kontrollohen nga LPK-ja”. LPK është bë sinonim negativ në Kosovë dhe Maqedoni për shkak se ish përfaqësues të saj të lartë dyshohen dhe akuzohen se kanë bë malverzime të…

Lexo më Shumë

Sipas raportit më të ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në vitin që e lamë pas në Maqedoni kanë vdekur 155 persona në aksidente komunikacioni rrugor. Nga këto raste, në 3.918 aksidente ka 150 vdekje për shkak të gabimit të shoferit. Vetëm në pesë raste vdekja ka ardhur si rezultat i gabimit të këmbësorit në komunikacion. Statistikat tregojnë se gjithsej 4.019 aksidente kanë ndodhur në vitin 2017, ku ka patur 6.379 të lënduar. Shkaku më i shpeshtë i aksidenteve është shpejtësia e lëvizjes. Mosha e viktimave lëvizë na 41 e deri më 65 vjeç, në të shumtën e rasteve.…

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendshme ka bastisur shtëpinë e 29 vjeçarit M.A., student nga Jordani, për shkak të dyshimeve paraprake për vepër të kryer penale “tregti me drogë”. Bastisja është kryer më 9 shkurt në rrugën “Rugjer Boshkoviq” në SHkup me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1. /Kalldërma.com/ Gjatë bastisjes janë gjetur 133,75 gramë marihuanë, 19.85 gramë amfetaminë, 26 tableta (Ekstazi-МDMA), një vagë digjitale me mbeturina marihuane dhe amfetamine, si dhe një pasqyrë me mbeturina të amfetaminës dhe kokainës. Gjatë bastisjes, në shtypinë e studentit jordanez kanë qenë edhe personat Gj.A. (31) nga Kumanova dhe Zh.M. (20) nga Tetova, me…

Lexo më Shumë