Author: Semi

Ziadin Sela e la Komunën e Strugës 7.5 milion euro BORXH!! Sipas Kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, administrata e kaluar nën udheheqjen e Ziadin Selës e la komunën me borxhe mbi 7.5 milion euro. Një pjesë e mirë e tyre janë borxhe për kamata të cilat janë lënë qëllimisht dhe pastaj kamata abuzohet nga udhëheqsit e Komunës në mandatin e kaluar! Ky është skandali më i madh dhe lojrat që kanë berë ish adminiatrata, gjithashtu ky është korrupsion i bërë nga ajo!!!

Lexo më Shumë

Rreth 200 intelektualë maqedonas bëjnë thirrje për ndërprerje të bisedimeve për çështjen e emrit dhe të bëhet përpjekje për të bashkuar kombin dhe për të krijuar konsensus kombëtar, mbi prioritetet e brendshme dhe vlerat demokratike. Ata thonë se ndjejnë përgjegjësi historike që të mos heshtin për mënyrën se si qeveria udhëheq bisedimet me Greqinë, për çështjen e identitetit kombëtar dhe gjuhës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Intelektualët më tej shtojnë se përderisa qeveria dhe opozita nuk dëgjojnë kërkesat e tyre, do të ballafaqohen me rezistencë jo të dhunshme dhe se do të mbahen mend për rolin e tyre joshtetëror, kapitullues dhe të…

Lexo më Shumë

Dy shkupjanë kanë denoncuar dy raste të ndara të kafshimit nga qentë endacak në Shkup. Në rastin e parë A.R (42) nga Shkupi paraqiti në polici se në orën 15:30 në rrugën “Llka Gerov”, nëna e tij 70-vjeçare është kafshuar në krahun djathtë. Rastin e dytë e ka paraqitur R.V (58) nga Shkupi, i cili informoi policinë se në orën 16:00 duke lëvizur me motoçikletë në bulevardin “Brigada e 12-të maqedonase” është kafshuar nga qentë endacak në këmbën e djathtë. Rastet e sulmeve nga qentë endacak ditëve të fundit në gjitha qytetet e Maqedonisë kanë shënuar rritje, ndërsa më herët…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Tetovës ankohen se shumë ngadalë janë duke u sanuar problemet në infrastrukturë. Qytetarët më problem e kanë me një pjesë të parregulluar të trotuarit Ilirija, dhe sanimin e gropave nëpër disa rrugë të qytetit të Tetovës, shkruan gazeta KOHA. Ata theksojnë se krahas këtyre problemeve – janë duke hasur edhe në puseta të vjedhura apo të dëmtuara përgjatë rrugës Industriale. Këto janë disa nga problemet me të cilët qytetarët e Tetovës janë duke u përballur në këtë periudhë. “Në rrugën Industriale, kohëve të fundit janë duke u vjedhur dhe dëmtuar pusetat dhe kemi shumë probleme gjatë lëvizjes, sidomos…

Lexo më Shumë

Një blerës anonim, që në orët e hershme të mëngjesit ka grumbulluar (blerë) të gjitha numrat e sotëm të gazetës KOHA, pas shkrimit në ballinë me titull “ART TETOVË, shoqata fantazmë që merr mbi 2.4 milionë”, shkrim në të cilin bëhet fjalë për Shoqatën e Artistëve  Shqiptarë – Art Tetovë, ndërsa ka fituar tre projekte me shifra të mëdha financiare nga Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës. Bëhet fjalë për shoqatën Art Tetovë, me themelues personin Kujtim Saliu nga Kërçova, ndërsa me seli në një banesë në rrugën “180” në Tetovë, por që nuk ka ndonjë shënim apo diçka të…

Lexo më Shumë

Mundësitë për bashkëpunim ekonomik në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë do të analizohen sot në një takim në Shkup, ku mes biznismenëve dhe kryetarëve të Odave Ekonomike, e paralajmëruar është se do të jenë prezent edhe kryetari i shtetit bullgar Rumen Radev dhe ai i Maqedonise, Gjorge Ivanov. Çështja kryesore e takimit do të jetë që sa më shpejtë të krijohet mundësia për zgjidhjen e pikave kyçe, nga të cilat varet tema e bashkëpunimit, para se gjithash transporti dhe energjia infrastrukturale si dhe zgjidhjen e formaliteteve të pikave kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zgjidhja e këtyre pikave kyçe do të kontribuoj në…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa në korsi të thata, përveç në vendet më të larta ku ka mbetje të borës. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Ata gjithashtu përkujtojnë edhe për detyrimin ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në makina, pa marrë parasysh gjendjes së motit, deri më 15 mars.

Lexo më Shumë

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve UNICEF, ka reaguar ndaj maltretimit fizik dhe psikik të një vajze adoleshente në institucionet publike në Maqedoni. Ata thonë se rasti i përdhunimit të 13-vjeçares në shtëpinë e përkujdesit “25 Maji” është tregues i faktit se vetëm me mërzi institucionale nuk mbrohen fëmijët. “Zgjidhja duhet të kërkohet në transformimin e këtyre institucioneve dhe kujdesin e fëmijëve në mjedisin familjar, por edhe në forcimin e shërbimeve sociale, policisë dhe të punësuarve në arsim dhe shëndetësi”, thonë nga UNICEF, njofton Telegrafi Maqedoni. Benjamin Perks nga UNICEF Maqedoni, thekson se fajtorët e vërtetë duhet të…

Lexo më Shumë

Gjykatat në Maqedoni ende nuk kanë dënuar asnjë nga kokat e politikanëve të ish-qeverisë që janë të dyshuar për malverzime dhe keqpërdorime të majme financiare deri në miliarda euro në dëm të qytetarëve dhe shteti. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarë të afërt me të, të cilët dyshohen për keqpërdorime të majme financiare nëpërmjet rasteve të ndryshme. Proceset gjyqësore të ngritur ndaj tyre vazhdojnë të zvarriten, edhe pse Prokuroria Speciale kërkon mbylljen e shpejt të rasteve dhe shqiptimin e dënimeve të para.  Por realiteti është i hidhur. Familja rome Sejfula në Kumanovë kohë më parë kishte theksuar se është shokuar nga vendimi i gjykatës…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka thënë se të hënën do të dihen kush janë përgjegjësit për rastin e abuzimit seksual me vajzën 13-vjeçare, që ishte nën mbrojte të institucionit publik të fëmijëve me probleme sociale “25 maji”. “Përgjegjësi do të ketë pasi të hënën komisioni do të jep rekomandimet dhe do të veprojë në bazë të tyre, nuk ka mundësi askush mos mbajë përgjegjësi”, ka thënë Carovska në emisionin debativ Top tema në TV Telma. Vajza, e raportuar nga media se ishte përdhunuar dhe ka ngelur shtatzënë, kurse pastaj ka abortuar. Ajo aktualisht ndodhet në Çiçino…

Lexo më Shumë

“Bëjmë gjithçka që mundemi për ta zgjidhur kontestin e emrit, vullnet ka edhe nga pala tjetër”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për televizionet bullgare. Dimitrov tha se ka dy qëllime në këtë proces. I pari është që të theksohen nevojat e Athinës, ndërsa i dyti zgjidhja të bëhet me dinjitet dhe të mos ofendohet asnjëra palë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Emër gjeografik është Republika e Maqedonisë me seli në Shkup. Mendoj se është koha që t’i tregojmë Evropës se dimë t’i zgjidhim problemet”, tha Dimitrov. Sipas tij, në rrjedhë është lufta mes forcave të kaluara…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Lëvizjes BESA në Çair, Bekim Sali i ka quajtur sabotues njerëzit e Bilall Kasamit që gjatë zgjedhjeve të fundit kanë punuar për BDI-në. “Ju të gjithë që jeni këtu e dini mirë se ne në zgjedhjet e fundit lokale u përballëm me pushtetin, me dy parti, me shumë kriminelë e me shumë mafiozë, bile edhe me disa sabotues të brendshëm, që ditën rrinin te ne e natën shkonin të armiqtë tanë. Dhe, gjithë këtë e bëmë që t’i sjellim të mira Çairit tonë dhe arritëm ta shënojmë një fakt historik: ne i mundëm ata”, theksoi Sali. Sipas tij, dega e…

Lexo më Shumë