I nderuari President i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi! Sot, kur mbushen 10 vjet nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, më lejoni që në emrin tim dhe të Lëvizjes BESA t’Jua uroj përvjetorin e madh të 10 vjetëve të pavarësisë së, duke e përgëzuar popullin e Kosovës për sukseset e këtij dhjetëvjeçari. Me këtë rast uroj që vitet që vijnë ta gjejnë Kosovën një shtet stabil, te përparuar dhe të integruar në strukturat euro-atlantike. Urime dhe suksese! Lëvizja BESA – Shkup Dr. Nexhbedin Kahremani, U.D. Kryetar
Author: Semi
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha se sa i përket atij për ligjin e gjuhëve, ai është miratuar dhe se çështja është tek koha e përfundimit të tij. “Kemi pritur 150 vite, do të presim edhe disa ditë”, ka thënë Ahmeti, në akademinë solemne me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, që u mbajt në Shkup nën organizim të BDI-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ligji i gjuhëve ka ngecur në Kuvend, pasi OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar mbi 35 mijë amendamente. Kuvendi duhej të fillonte diskutimin për amendamentet në fillim të këtij muaji, por u shty për shkak se amendamentet nuk…
Plenumi i arsimtarëve në vend që të shkruajë letër, duhet të dorëzojë dëshmi tek unë si kryetar i Bashkisë ose Sektpri i Arsimit, që më pas Bashkia të nis procedurë për ndryshimin e drejtorëve në shkollat e mesme, nëse ka joligjshmëri në punën e tyre, tha sot Petre Shilegov, në lidhje me ndërrimin e drejtorëve të shkollave. “Në vend që të shkruajnë letër, duhet dëshmi për punën e tyre eventuale joligjore në shkolla dhe t’i dorëzojnë tek unë si kryetar i Bashkisë ose Sektori i Arsimit”, tha Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se nuk mund që kryetari i komunës,…
Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi pësuan në një aksident që ndodhi sot në orën 10:55 në rrugën rajonale Prilep-Makedonski Brod. Sipas informacioneve të SPB Manastir, deri tek aksidenti ka ardhur pas përplasjes së tre makinave, dy me targa të Kumanovës dhe një të Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komunikacioni në këtë rrugë është është në ndërprerje, ndërsa për momentin po kryhet hetim në vendin e ngjarjes.
Vetëm Heronjtë dhe Dëshmorët e UÇK-së e përmbushën këtë betim hyjnor; Demë Shehu Betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë,bashkimin dhe zhvillimin e tyre,do të jem përherë vigjilent,guximtar dhe i disiplinuar,i gatshëm që në çdo kohë pa e kursyer jetën,të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim,le të ndëshkohëm me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj,qoft i humbur gjaku im. Betohem,betohem,betohem! Neve nuk duhet të kënaqemi me përkujtime të rezistencës së luftërave të fundit,por duhet që të gjithë së bashku të tregojmë rezistencë edhe tash…
Qytetari i Shkupit G.J. (20) u lëndua rëndë pasi u godit nga një automjet “Ranger Rover” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 30-vjeçar. Aksidenti, siç është njoftuar nga Ministria e Brendshme, ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës “Nënë Tereza” dhe “Aco Karamanov”. MPB ka njoftuar se i lënduar është trajtuar në qendrën mjekësore.
SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit, L.A (61), për shkak të ekzistimit të kryerjes së veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, me çka ka dëmtuar buxhetin e spitalit prej 703.394 denarë. Ai dyshohet se veprën e ka kryer në periudhën prej tetorit 2012 deri qershor 2013, në pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas policisë, i dyshuari në mënyrë joligjore ka urdhëruar të blehen pajisje mjekësore për larje dhe dezinfektim, për nevojat e spitalit. Ai ka nënshkruar marrëveshje me firmën “Evro Tim” – DOOEL Shkup, e…
Vendi fqinj, termin Maqedonia, vite të gjata e ka kuptuar si emër nacional, ndërsa disi si një karakteristikë gjeografike, tani duhet të gjendet përcaktim gjeografik ose territorial. Dëshira ime është emri të jetë i papërkthyer, në gjuhën sllovene, shembull i tillë janë “Nova Makedonija”, “Vardar Makedonija” “Gorna Makedonija”, deklaroi në një intervistë për televizionin Alfa, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Koxias. Ndërsa nëse ai do të ishte kumbar i vendit, nuk do të dëshironte të përfshihet emri Maqedoni. Megjithatë, sqaron se “për fat të keq veçmë 25 vite, Greqia zyrtarisht përdor emër të përbërë”. Shefi i diplomacisë…
Llabunishti i Strugës me 10 mijë banorë, rreth 5 mijë vetura, 1.200 nxënës filloristë, 600 nxënës të shkollës së mesme, 6000 mijë votues, 2 deputetë dhe 4 këshilltarë komunalë në Kuvendin e Strugës, paramendoni, nuk ka Sallë sporti, nuk ka spital, nuk ka Ndihmë të Shpejtë…, gjatë periudhës së verës përballet me problemin e madh të mungesës së ujit të pishëm, gjatë dimrit ballafaqohet me mungesë e rrymës, kurse gjatë gjithë vitit përballet emungesën e rrugëve. Që të jetë ironia edhe më e madhe, këta qytetarë të këtij rajoni lere qe jane te disiplinuar ne shkyerjen e obligimeve ndaj shtetit,…
Dy shkupjanë kanë denoncuar dy raste të ndara të kafshimit nga qentë endacak në Shkup. Në rastin e parë A.R (42) nga Shkupi paraqiti në polici se në orën 15:30 në rrugën “Lluka Gerov”, nëna e tij 70-vjeçare është kafshuar në krahun djathtë. Rastin e dytë e ka paraqitur R.V (58) nga Shkupi, i cili informoi policinë se në orën 16:00 duke lëvizur me motoçikletë në bulevardin “Brigada e 12-të maqedonase” është kafshuar nga qentë endacak në këmbën e djathtë. Rastet e sulmeve nga qentë endacak ditëve të fundit në gjitha qytetet e Maqedonisë kanë shënuar rritje, ndërsa më herët…
Një numër i madh i personaliteteve janë dekoruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me medaljen e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në listën e dërguar nga Presidenca shihet edhe emri i liderit të BDi-së, Ali Ahmeti, Adem Demaçit, Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt, Rexhep Selimit, Ramush Haradinaj e shumë të tjerë. Dekorata i jepet atyre për kontributin në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, shprehi urimet më të ngrohta për popullin e Kosovës dhe për shqiptarët në përgjithësi që festojn këtë ditë monumentale, ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës është shtet i ri, por ky vend ka një histori të paharrueshme dhe vazhdon të ngeli gjallë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo qofshin. Ky është vend i një sakrifice të madhe, në këtë vend e dhanë jetën shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend janë burgosur shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend lindën…