Author: Semi

Tash e 5 javë vazhdon bojkoti i nxënësve të Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturku” në fshatin Vërtekicë të Komunës së Studeniçanit. Prindërit refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për shkak të largimit nga puna të një mësuesi dhe krijimin e paraleleve të kombinuara, ku në një klasë të vetme mësojnë nxënës të klasës së parë dhe të dytë dhe në klasën tjetër, të klasës së katërt dhe të pestë. Klasë të tretë nuk ka. “Nuk kemi ndonjë sqarim nga këto tre institucione për ta shqyrtuar këtë problem. Ne jemi të vendosur dhe bojkoti do të vazhdojë , deri…

Lexo më Shumë

Në debatin për propozim ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe formimin e Agjencisë Teknike Operative, u kërkua mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve, kritere të qarta dhe të rrepta për zgjedhjen drejtorit në ATO-së e të punësuarve tjerë si dhe departizimin e shërbimit. Zgjidhjet duhet të kenë dispozita të qarta, të cilat do të garantojnë sigurinë juridike të qytetarëve dhe personave fizik në vend dhe të eliminojnë dyshimet për keqpërdorim të mundshëm të të dhënave të cilat i grumbullojnë operatorët. Prodekani i Fakultetit Marjan Gjurovski tha se projekt pakoja e zgjidhjeve për ndjekjen e komunikimeve dalin nga kornizat aktuale…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë takimet e grupeve punuese të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së , me qëllim të arritjes së një kompromisi për votimin e ligjeve që kërkojnë 2/3 e votave në Kuvend. Bisedimet po zhvillohen larg syve të opinionit. Edhe pse asnjëra palë nuk jep detaje në lidhje me ecurinë e bisedimeve, mësohet se përveç planit 3-6-9, mes pozitës dhe opozitës bisedohet edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe për Ligji e dëshmitarëve të mbrojtur. Të kontaktuar nga Alsat, nga VMRO-DPMNE thonë se për shkak të ndjeshmërisë së bisedimeve nuk mund të japin detaje nga takimet me LSDM-në, se për cilat…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Besës, krahu i Shkupit, Afrim Gashi nuk përjashton mundësinë e përfshirjes në Qeveri. Ai në emisionin 360 gradë që transmetohet sonte në orën 22 e 30 në Alsat pranon se ka pasur takime me kryeministrin Zaev dhe se në kryesinë e Besës mbisundon qëndrimi se në një situatë që po bëhen përpjekje për anëtarësim në NATO dhe për zgjidhjen e çështjes së emrit ndoshta do duhet të zgjatet dora e bashkëpunimit dhe t’i jepet krah Qeverisë aktuale. “Po, ka pasur takim me kryeministrin. Negociata ende nuk ka për shkak se është dashur të mbarohet Kongresi jonë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani me revoltë të theksuar ka komentuar vendimin e gjykatës për dënim të gazetares Ivona Talevska me dy vite burg me kusht edhe pse e pranoi fajin për fshehje të tatimit. Sipas Selmanit, ky vendim është i padrejtë përballë dënimit që iu shqiptua para ca viteve gazetarit Tomisllav Kezharovski, shkruan Gazeta Lajm. “Për Tomsllav Kezharovskin katër vite e gjysëm burg për gjoja zbulim të dëhsmitarit të mbrojtur, dënim me kusht prej dy voteve për Ivona Talevskën për fshehje tatimi. Athua kjo ëhstë drejtësia?! Athua kështu pushteti i ri i paramendon reformat…

Lexo më Shumë

Agjencia e lajmeve Makfax raporton se funksionarët e parë të BDI-së të përfshirë në lëndën “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) do të dalin para gjykatës më 16 mars, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Lënda do të gjykohet nga gjykatësja Ola Ristova. Paraprakisht atyre u janë marrë pasaportat, ndërsa që të dy u ankuan në Gjykatën e Apelit.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoni, Kristian Timonie ka uruar kryetarin e ri të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi për zgjedhjen e tij në krye të partisë në Kongresin e djeshëm. Timonie në letrën e tij, shpreson në bashkëpunim të ngushtë në rrugën drejt integrimit evropian dhe atlantik, ndërsa i ofron mbështetje Gashit në punën e tij për të mirën e qytetarëve. “Në emër të ambasadës së Francës dhe në emrin tim personal, ju uroj për zgjedhjen tuaj në krye të Lëvizjes BESA. Besoj shumë në bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim që vendi të ec në drejtimin e duhur drejt…

Lexo më Shumë

Tamara Çaushidis, kryetare e Sindikatës së gazetarëve dhe punëtorëve medial deklaron se situata në sektorin e gazetarisë nuk ka ndryshuar edhe në qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni. E ftuar në Nova TV, Çaushidis thotë se gjendja është e keqe, gazetarët kanë karcënime për largim nga puna dhe janë të detyruar të respektojnë urdhërat e menaxhmentit të mediumit ku punojnë. Sipas saj, situata me gazetarët në aspekt të rrogave është mjaft e rëndë, respektivisht ata paguhen nën mesataren kombëtare si profesion. Për më tepër ndiqni debatin e shkurtër në videon më poshtë. https://youtu.be/S9GtMBr9bdg

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker do ta vizitojë Shkupin këtë fundjavë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai do të mbajë një konferencë shtypi me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev. Deri në fund të muajit pritet ardhja edhe e shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, kur duhet që të sjell propozimin zyrtar për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Lexo më Shumë

Gazetarja Ivona Talevska dënohet me burgim prej 2 viteve me kusht nëse brenda katër viteve nuk përsërit veprën penale. Gjykata vendosi kështu pasi Talevska pranoi fajin për evazion fiskal, me akuzë të Priokurorisë speciale në rastin “Tifani”. Gjykata obligoi Talevsken brenda një muaji të paguajë dënim prej 1000 eurove për shpenzimet e ekspertizës së bërë, kurse në periudhe prej një viti ta kompensojë shumën që Prokuroria Speciale precizoi në aktakuzë. Prokurorja Elena Josifovska pas shqiptimit të vendimit nga Gjykata penale tha se është e kënaqur që e akuzuara e pranoi fajin, ndërsa për dënimin e shqiptuar do të pronocohen më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me kritika të ashpëra në drejtim të kryeministrit Zoran Zaev. Ai me anë të letrës së hapur pyet kryeministrin si mund të bashkëpunon me partinë e Ali Ahmetit kur te “bombat” që LSDM-ja bëri publike, janë të implikuar pikërisht BDI dhe Ali Ahmeti. Me tone të ashpëra më tej Taravari shkruan se Zaevin nuk e duan as shqiptarët, turqit maqedonasit dhe se duke lënë pa buxhet Komunën e Gostivarit, në fakt kryeministri kundër tij formon 100 mijë armiq. Në vazhdim mund të lexoni letrën e hapur e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka arritur që të zbardhë 14 raste të veprës penale “vjedhje e rëndë”, si edhe një vepër penale “tentimvjedhje e rëndë”. Të gjitha këto raste kanë ndodhur në nëntë kisha ortodokse dhe në pesë shtëpi, në periudhën janar-shkurt të këtij viti. Të dyshuar janë dy të mitur, Z.A (16) dhe N.R (16), si edhe A.A (18). Ata kanë kryer vjedhje në kishat në Falishtë, Radiovcë, Tudencë dhe në disa kisha në Tetovë, ku kanë përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 500 euro, dhe dy ikona të vogla. Tre të lartëpërmendurit kanë bashkëpunuar…

Lexo më Shumë