NP “RRUGËT E MAQEDONISË” PO TËRHEQIN TABELAT ME EMRAT E DERITANISHËM TË AUTOSTRADËS “ALEKSANDRI I MADH” NË KORRIDORIN 10 QË NË PAJTIM ME VENDIMIN E QEVERISË DUHET TË ZËVENDËSOHEN ME EMRA TË RI. Nga Ndërmarrja publike për Rrugë shtetërore, njoftojnë se kanë porositur 19 tabela komunikacioni me emrin e ri. Furnizimi i tabelave të reja do të kushtojë 4.940.000 denarë. Me vendimin e qeverisë, emër të ri mori edhe aeroporti i Shkupit, por ende nuk ka informacione konkrete për procedurën e zëvendësimit të emërtimit “Aleksandri i Madh” në “aeroporti ndërkombëtar –Shkup”
Author: Semi
Ish-ministresha për punë të jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis ka deklaruar se për çështjen e emrit kërkohet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për tërë bashkësinë ndërkombëtare dhe për vendet që në marrëdhëniet dypalëshe përdorin emrin “Maqedonia”. Në intervistën e saj për “Sky”, Bakoyannis thotë se kërkohet një zgjidhje që do ta detyrojë bashkësinë ndërkombëtare të përdor emër që nuk do të jetë irredentis. Ajo propozon që zgjidhja të mos jetë zgjidhje në etapa, por zgjidhje në paket, duke shtuar se do të ishte gabim vdekjeprurës nëse ndodh e kundërta. Deputetja e “Nea Democratia” njiherit e kritikoi Qeverinë…
Në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi i të akuzuarve për tentativën për vrasje të Zijadin Seles. Në seancën e sotme dëshmoi eksperti mjeko-ligjor Zdravko Çakar, i cili theksoi se lëndimet që ka marrë Sela kanë qenë vdekjeprurëse. „I lënduari pësoi lëndim të rëndë trupor, gjë që vuri ne rrezik jetën e tij. Dëmtimi më i rëndë ishte konfuzioni i trurit, e lokalizuar në pjesën e ballit. Rreziku i jetës vjen nga dëmtimi i indit të trurit.” tha mjeku Cakar. Dje deputeti dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela deshmoi për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të…
Mbi 200 intelektualë nga Maqedonia kanë kërkuar ndërprerjen e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Zyrtarë nga Lidhja Social-Demokratike në pushtet e kryeministrit, Zoran Zaev, thonë se personalitetet që kanë dhënë firmën në ketë letër janë po ata që kanë kundërshtuar shumë procese në vend, përfshirë edhe ato të pajtimit ndëretnik. Sipas tyre, ata njihen edhe si mbështetës të Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. “Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë është domosdoshmëri për zhbllokimin e procesit eurointegrues, që po zgjat tani 27 vjet. Kuptohet se edhe ne jemi për zgjidhje që nuk…
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është shpallur si lideri më i mirë botëror në Turqi, nga World Business Angels Forum, për investime në rininë e Ballkanit, shkruan Telegrafi Maqedoni. Sipas kabinetit të tij, Ivano është shoqëruar në këtë ngjarje nga gruaja e tij Maja. Ivanov në këtë ngjarje ka thënë se shkolla për liderë të rinj që e mbështet ai çdo vit për të rinjë të talentuar i ka mundësuar rinisë që të jetë e gatshme për sfidat shoqërore në të ardhmen. Prej kësaj shkolle, 320 liderë të rinjë deri tani janë trajnuar nga persona të njohur në Maqedoni dhe botë.…
Fokusi është në gjëra të rëndësishme Këta njerëz gjithmonë përqendrohen në gjëra të rëndësishme dhe merren me sfida në mënyrë të sigurt dhe të lehtë. Dhe, kur gjërat nuk shkojnë siç është planifikuar, ata gjejnë mënyra të reja për të arritur qëllimet e tyre. Punëtorë të vështirë Ata gjithmonë përpiqen të bëjnë më të mirën për t’i bërë ëndrrat e tyre të realizohen sepse asgjë nuk vjen lehtë në jetë. Duke besuar në intuitën e tyre Pra, këta njerëz posedojnë një intuitë të fortë. Dhe, kur ata ndiejnë se diçka e keqe po ndodh, menjëherë fillojnë të bëjnë diçka për…
“Mësimdhënësit duhet t’u japin mundësi nxënësve në klasat fillestare t’i përdorin gishtërinjtë ose mjetet e ndryshme manipuluese (shkopinj, pllaka dhe të ngjashme) me qëllim që ta kuptojnë konceptin për numrat dhe të zhvillojnë shkathtësi për përdorim të tyre në aktivitete të ndryshme praktike”, thuhet në njërin prej tre rekomandimeve për mësimin sa më cilësor të matematikës në shkollat fillore Mësimi përmendësh është padyshim strumbullari i të gjitha problemeve që kanë të bëjnë me cilësinë e dobët të mësim-nxënies në nivelin e arsimin parauniversitar në Maqedoni. Këtu e vënë theksin jo vetëm pedagogët dhe metodistët e lëndëve të ndryshme, por edhe…
Amdi Bajram, njëri nga liderët e komunitetit rom në Maqedoni, si duket e ka gjetur formulën e mbijetesës së tij politike në vend. Gjithçka për të rrotullohet rreth pushtetit. Këtë e ka konfirmuar edhe në emisionin “Vetëm të vërtetën” në Kanal 5, ku sot është i ftuar. I pyetur nëse mbetet në qëndrimin që të jetë gjithmonë në pushtet, ai është përgjigjur pozitivisht. “Është e vërtetë që unë jam gjithmonë në pushtet. Çdoherë kam thënë se kush është në pushtet, unë jam me ju. Është normale të jesh në pushtet, sepse unë jam romi i vetëm në Kuvend dhe vetëm…
Shumica e strukturave të BDI-së është kundër kthimit të mundshëm të Musa Xhaferit në qeveri, thonë burime partiake që dëshirojnë të mbeten anonime. Sipas tyre, kthimi i Xhaferit do të mund të dëmtonte imazhin e partisë, transmeton Gazeta Lajm. Sipas burimeve partiake, kundër kthimit të Musa Xhaferit është 90 për qind e degës më të fortë partiake, asaj të Tetovës, sikurse edhe dega e Gostivarit. Me përjashtim të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti dhe një rrethi të ngushtë, për Xhaferin thuhet se nuk ka përkrahje të madhe as në degën e Kërçovës. Shkupi, Kumanova dhe Struga janë të ndara 50:50…
Një fëmijë mashkull i moshës dyvjeçar e gjysëm nga Shkupi, i cili më 7 janar është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, gjatë fundjavës ka ndërruar jetë, pohuan për MIA-n nga kjo shtëpi e shëndetit. Pacienti J.C, i lindur në vitin 2015 është pranuar në Klinikë më 7 janar në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë trupore dhe rezultat, i cili i përgjigjet bronkopneumonisë akute. Pacienti është hospitalizuar në Repartin për pneumologji nga ku në disa raste për shkak të përkeqësimit të gjendjes është mjekuar edhe në Repartin për kujdes intensiv dhe terapi. Sipas analizave…
Drejtoria e Doganave të Maqedonisë (DDM) bën të ditur se gjatë javës së kaluar, shërbyesit doganorë kanë penguar disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme. Sipas tyre, është arritur kapja e prodhimeve ushqimore, alkoolike, veshje dhe falsifikime tjera. 4.200 kilogram filetë pule i ngrirë është kapur në një automjet transportues me regjistrim të Maqedonisë, duke tentuar që të kaloj në Greqi, përmes vendkalimit kufitar Bogorodica. Janë kapur 166 litër birrë të markave të ndryshme, në një veturë me regjistrim të Maqedonisë, në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë tentimit për t’u futur në Maqedoni. Janë kapur 160 palë veshje të ndryshme…
https://youtu.be/78IgML3jdLg Pas debateve tashmë disa ditore për parregullsi në ndarjen e fondeve për shoqata dhe artistë, nga Ministria e Kulturës për TV21 sot foli këshilltari Petrit Saraçini. Sipas tij, asnjë denar nga Ministria e Kulturës nuk i është paguar askujt. Për projektet e aprovuara ose të refuzuara po përgatiten vendimet për të cilat aplikuesit kanë afat prej 15 ditësh për t’u ankuar, tha Saraçini, duke shtuar se pas kësaj procedure, projektet fituese do të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Kulturës, e cila fillimisht do t’u ndajë fituesve 1 të 3-tën e fondeve ndërsa 70% do t’u jepet pas dorëzimit të…