Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë, Valmir Aziri i ftuar në emisionin ClickPlus të televizionit 21, theksoi se ne si Ministri distancohemi nga çdo kush që ka tentuar të keqpërdorë mjetet e Ministrisë së Kulturës. Aziri apelon tek të gjithë ata që kanë informata për tendeca korruptive ndaj buxhetit të Ministrisë së Kulturës, të dalin në mënyrë publike dhe të denoncojnë rastet. https://youtu.be/R-d13_D7azM
Author: Semi
Eurodeputetët Ivo Vajgl, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do ta vizitojnë Shkupin të hënën që vjen, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata do të marrin pjesë në Konferencën e 13-të të komisioneve kuvendore për çështje evropiane të shteteve të përfshira në procesin për asocim-stabilizim të EJL-së-Kosap. Treshja do të ketë diskutim në këtë konferencë e cila do të ketë dy sesione, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për sundimin e ligjit
Moti sot do të jetë kryesisht i vrënët, me të reshura lokale të shiut, si edhe të borës në vendet malore. Do të fryj erë e lehtë në drejtimin juglindor. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga -1°C e deri më 6°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 5°C e deri më 10°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa temperatura do të arrij deri 9°C.
Shqiptarët në Thun festojnë 10 vjetorin e Pavarësisë Të shtunën mbrëma, më 17 shkurt 2018 në Thun të Bernës janë tubuar shqiptare e shqiptarë, të rinj dhe të reja, burra dhe gra me fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre për të festuar vitin e 10 të Pavarësisë së Kosovës. Ne manifestim morën pjesë edhe mysafir zviceran. Me vallëzime, këngë dhe fjalime u përkujtua kjo ditë e madhe e historisë më të re e popullit shqiptar. Nga Xhemshir Zenuni Dy data në vit, qytetarët shqiptar të Thunit me rrethinë i kanë të shënuara në kalendarët e tyre: në shkurt festohet Shpallja…
Një qytetarë nga Shtipi është pjesë e vjedhjes më të madhe online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi Maqedoni. 28 vjeçari Marko Leopard akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale që ka kryer vjedhje indentiteti, të kartelave kreditore, informatave financiare dhe bankare, që kanë arritur të përfitojnë 530 milionë dollarë, në mënyrë të paligjshme Udhëheqësi i grupit Infraud është nga Ukraina, ndërsa pjesë të tij janë edhe hakerë nga Pakistani, Anglia, Egjipti, Kosova, Australia, moldavia, Amerika dhe Maqedonia. Sipas Alfa TV, Marko nga Shtipi, me nofkën leopard.mk është bashkuar me këtë grup në vitin 2011, një vit pas themelimit.…
Kryeministri Zoran Zaev do të takohet nesër në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi është në suaza të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Zaev në Gjermani. Pas takimit, ashtu siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës në Berlin, Zaev është parashikur të takohet edhe me presidentin e Gjermanisë Frank Ualter Shtajnmajer. Zaev do të mbajë edhe fjalim në zyrën qendrore të Fondacionit “Fridrih Ebert”. Takimi i parë bilateral i kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Merkel u mbajt në Trieste, në korrik të vitit…
Parashikimi i motit për ditët e ardhshme ne vendin tonë tregon se nuk do të ketë ndryshime të mëdha, pra do të ketë mot me reshje lokale të kohë pas kohëshme të shiut, ndërsa në vendet malore pritet të këtë reshje të borës. Reshjet e shiut do të jenë me intenzitet më të ulët. Reshje më të dendura të shiut do të ketë deri te enjten paradite, kur priter mbi 25 litër shi për metër katror, ndërsa reshjet e borës në vendet malore do të rriten në mënyrë të dukshme. Deri të premten pritet të ketë erë të fortë, ndërsa…
Nuk fshehim asgjë, as nuk i shmangemi përgjegjësisë, deklaroi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski pas reagimeve të shumta për projektet të cilave u janë ndarë para me Programin për kulturë në vitin 2018 dhe të kërkesës dhe pritjeve nga OBRM-PDUKM-ja të mbajë përgjegjësi morale dhe politike. Më të stuhishme janë reagimet për shkak të mjeteve të ndara të shefit të Kabinetit të sekretarit shtetëror Valmir Aziri, por Allagjozovski në konferencë për shtyp tha se nuk mund të përgjigjet për projekte individuale dhe për të gjithë ata vlen qëndrimi se janë të hapur të pranojnë njoftim për çfarëdo qoftë parregullsish. “Maksimalisht…
Avokati i ish ministrit të brendshëm Mitko Çavkov, Sasho Dukovski sot ka kritikuar Gjykatën e Apelit, e cila ka shkelur të gjitha afatet për shqyrtimin e ankesës lidhur me heqjen e paraburgimit për klientin e tij. Dukovski tha se kanë kaluar 480 orë, jo 48 sa është paraparë me ligj për të shqyrtuar kërkesën e tij duke kërkuar zëvendësimin e paraburgimit me masa më të buta për shkak të shëndetit të rënduar. “Pyes si do ta perserit veprën Çavkovi si pensionist, kur ngarkohet për një vepër që e ka kryer kur ka qenë drejtor i byros për sigurim publik”, tha…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nuk përjashton mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar me dy parti opozitare shqiptare BESA dhe PDSH. Negociata serioze për këtë nga LSDM paralajmërojnë pasi Qeveria do të përfundojë me siç thonë, “çështje prioritare”. “Kur bëhet fjalë për interes shtetëror gjitha opsionet janë të hapura. Në këtë rast është i hapur opsioni për zgjerimin e qeverisë, më saktë mundësia e përfshirjes së BESËS në pushtetin ekzekutiv. Nuk e përjashtojmë as mundësinë e përfshirjes edhe të PDSH-së”, kanë thënë nga LSDM, njofton Alsat-M.
Me para evropiane do të riparohen sistemet e vjetra, por do të ndërtohen edhe sisteme të reja të vogla të ujitjes në disa rajone të vendit. Bëhet fjalë për 8 deri 10 lokalitete, ndërsa afati për ndërtimin e tyre është në dy vitet e ardhshme. Përfaqësuesit evropian porosisin që Maqedonia të investojë urgjentisht në sisteme të këtilla të ujitjes që t’i reduktojë edhe dëmet nga ndryshimet klimatike. “Për shkak të thatësirave pritet që të preken të gjitha rajonet bujqësore të vendit. Kjo do të shkaktonte humbje të mëdha për bujqit. Njëra prej masave është që në rajonet më të prekura…
Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tyre. Më datë 16.02.2018, specialistë e Policisë Kufitare Morinë bënë arrestimin prozivor me qëllim ekstradimin të shtetasit serb Radovan Zivic, 34 vjeç, banues në Llapna Sell Prishtinë, Kosovë./lajmpress.com/ Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sisten rezultoi shtetas në “kërkim ndërkombëtar”, nga autoritete Malazeze. Gjykata e Kotorrit, Mali i Zi më datë 15.03.2017 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 3 i Kodit Penal Malazez. Më datë 16.02.2018, specialistët…