Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se në vendin e përmendores së Andon Lazov Janev, figurë kontroverse historike, do mbjellet një pemë, e cila do të simbolizoj drejtësinë e paanshme të gjykatave. Shilegov tha se porosia që do të dërgojë qyteti i Shkupit deri tek qytetarët me heqjen e përmendores është se drejtësia është e verbër në gjykatë dhe ndahet në mënyrë të paanshme. “Në këtë vend, para ndërtesave të gjykatës do të mbillet një dru, kushtuar të drejtave të njeriut me një pllakë të gdhendur në të cilën do të shkruhet deklarata e Kombeve të bashkuara për…
Author: Semi
Neto rroga e paguar mesatare mujore për një të punësuar, në dhjetor të vitit 2017 ishte 23.850 denarë dhe është më e lartë për 1,7 për qind nga dhjetori i vitit 2016, deklaroi Enti shtetëror për statistikë. Rritja ka të bëjë, para së gjithash, në rrogën më të lartë të paguar në sektoret: Veprimtari tjera shërbyese (9,8%), Industria përpunuese (9,3%) dhe Objekte për strehim dhe veprimtari shërbyese me ushqim (8,9%). Rritja është vërejtur edhe në sektoret: Informacione dhe komunikime (13,7%), Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (10,6%) dhe Industrinë përpunuese (10,3%). Në dhjetor të vitit 2017, 1,2 përqind e të punësuarve…
Lëvizja BESA ka akuzuar ish kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për falsifikimin e emrave të kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të Këshillit qendror të Lëvizjes në dokumentacionin zyrtar të dorëzuar në gjykatë. Zëdhënësi i Besës, Orhan Murtezani thotë se kjo është dëshmi që zbulon se Kasami ka qenë instrumentalizuar nga jashtë për ta bërë këtë manipulim. “Më 4 dhjetor 2017 Kasami ka abuzuar detyrën e tij, duke dorëzuar listë tjetër të falsifikuar në gjykatë me kryetarët e degëve duke shkelur ligjin për partitë politike”, deklaron Murtezani. Ai pohon se mashtrimet e Kasamit nuk kanë asnjë mbulesë statutare ose ligjore…
Rritet numri i personave të prekur nga gripi. Gjatë javës së fundit janë regjistruar rreth 4000 raste të reja me grip, shifër kjo e cila është 26% më e lartë krahasuar me një javë më parë. Raporti i fundit i Institutit për Shëndet Publik tregon se mosha nga 15-64 vjeç është prekur më së shumti nga gripi, ndërkaq Shkupi ka qenë qyteti në të cilin janë regjistruar shumica e rasteve. Epidemiologët thonë se i lartë është edhe numri i pacientëve që kanë pësuar komplikime të rënda në organet e frymëmarrjes. Javën e kaluar janë regjistruar 41 raste me infeksione akute…
Deputeti Amdi Bajram në seancën parlamentare për pyetje deputetësh e ka lavdëruar kryeministrin Zoran Zaev, i cili iu përgjigj në pyetjet për përmendoren e Esma Rexhepovës, për varfërinë dhe për vajzën nga shtëpia “25 maji”, njofton Koha. Bajram u shpreh shumë i kënaqur nga përgjigjet që i dha Zaev, duke potencuar se për herë të parë një kryeministër i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve. “Shihet se ju jeni të përkushtuar për popullatën dhe siç po veproni do të jeni i mirë për secilin”, tha Bajram, i cili deri dje ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërsa pas zgjedhjeve lokale u bë…
Ndryshimin e Kushtetutës dhe gjetjen e një emri në të cilin nuk do të ketë gjurmë të irredentizmit në drejtim të kufijve, nacionalitetit dhe gjuhës, janë parakushte të cilat Maqedonia duhet t’i plotësojë nëse dëshiron që të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, konsideron presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos. Pavlopulos, në fillim të takimit me presidentin irlandez, Michael Higgins, foli për çështjet kombëtare të Greqisë, për Qipron, Turqinë dhe Maqedoninë. Siç raporton korrespondenti i AIM-s nga Athina, kryetari i Greqisë përsëri tha se emri aktual i vendit tonë, “reflekton irredentizëm, brutalisht e kopjon historinë, ka rrënjë irredentiste dhe për…
Në konferencën e përbashkët për shtyp të dy ministrave të Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Lavrov dhe Daçiq, ministri rus sërish iu qas anëtarësimit të mundshëm të Maqedonisë në NATO. Sipas tij, gjendja në Evropë nuk është e mirë për shkak të disa anëtarëve të BE-së dhe NATOs, të cilët e rritin konfrontimin me zgjerimin e Aleancës veriatlantike në drejtim të Lindjes. Lavrov thotë se në rastin e zgjerimeve nuk merret parasysh mendimi i qytetarëve, duke përmendur Malin e Zi në këtë rast, dhe duke shtuar se të njëjtën dëshirojnë ta bëjnë në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë./Telegrafi/
Nënkryetai i LSDM-së Muhamed Zekiri – Muki në seancën e sotshme të kuvendit ka kërkuar nga Ministria e punëve të brendshme dhe nga Prokuroria që të veprojnë kundrejt kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi, pas publikimit të një fotografie në të cilën kreu i BFI-së shihet me armë në dorë, shkruan Fakte . Muki njëherit ka kërkuar edhe reagim të institucioneve hetuese ndaj priftot Agatangell për fjalorin e tij të urrejtjes. Në pyetjen e tij është përgjithur zv.ministri policisë Agim Nuhiu, i cili ka thënë se MPB pas analizave të saj do të veprojë në bazë të ligjit./
Komisioni Evropian (KE) do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedonië dhe Shqipërinë, duke mbështetur kështu zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Kështu ka deklaruar Johannes Hahn, eurokomisioner për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në intervistën e tij për gazetën gjermane “Die ëelt”, Hahn ka thënë se rekomandimi sipas të gjitha gjasave do të vijë në verë, pasi që besohet se të dy shtetet e lartëpërmendura kanë arritur përparim të dukshëm në reforma, prandaj edhe kanë arritur në hapin e fillimit të bisedimeve. Kështu, Maqedonia dhe Shqipëria do t’u bashkohen Malit të Zi dhe…
Prej sot në mëngjes janë hequr ndalesat për automjete të rënda transportuese në qafat malore Strazhë dhe Mavrovë të cilat u vendosën për shkak reshjeve intensive të borës. Në qafën malore Strazhë komunikacioni është normalizuar prej orës 07:15, ndërsa në qafën malore Mavrovë prej orës 07:50. Në rrugët tjera në vend komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa./Gazeta Express/
Nëse mosmarrëveshja e gjatë mes Greqisë dhe Maqedonisë mbi çështjen e emrit nuk arrin të zgjidhet para takimit të ardhshëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor në muajn maj, kjo do të çojë në një humbje të dyfishtë – ambiciet e Maqedonisë do të shkatërrohen dhe nga ana tjetër përpjekjet e Brukselit për t’u kuptuar seriozisht në rajon do të dështojnë, shkruan “The Guardian” në një koment mbi Ballkanin Perëndimor me titullin “Evropa përballet me një krizë ballkanike, duhet të veprojë sa më parë”. Në shkrim thuhet se premtimi i anëtarësimit në BE për vendet në rajon është mirëpritur, por Rusia,…
Natën e mbrëmshme në Shkup është hequr përmendorja e Andon Janev – Qose, njëra nga shumë të tilla në kryeqytet, të vendosura me projektin “Shkupi 2014”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ashtu siç janë vendosur natën, ashtu edhe filloi heqja, pra natën. Urdhërin për heqjen e përmendores e ka dhënë Inspektoriati i Bashkisë së Shkupit. Kjo përmendore u vendos si donacion i Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve të Lerinit, për Bashkinë e Shkupit. Edhe tre përmendore tjera janë dhuratë e kësaj shoqate.