Shoqatat civile kërkojnë që trupi rregullator i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale, pas ndryshimeve në ligjin për media, të jetë ekip ekspertesh profesional dhe të pavarur. Ata gjithashtu kërkojnë zbatim të plotë të ndryshimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele të cilat ditë më parë i miratoi Qeveria por shpresojnë që reformat të mos përfundojnë aty. “Për reforma të vërteta fokusi duhet të vihet tek rritja e profesionalizmit të mediave, në përmirësimin e kushteve për kryerjen e aktivitetit dhe përforcimin e të drejtave profesionale të gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë ne mediume, sepse në thelb nuk…
Author: Semi
Maqedonia ka rënë për 17 vende në Indeksin për perceptimin e korrupsionit në vitin 2017 në krahasim me vitin 2016. Ky rangim i vendit është më i pafavorshëm prej kohës kur ka nisur të përpilohet ky indeks, thonë nga Organizata joqeveritare Transparency international – Maqedoni. Publikimi i këtij informacioni ka nxitur reagimin e opozitës dhe pushtetit. VMRO-DPMNE thotë se përkeqësimi i gjendjes është rezultat i korrupsionit dhe krimit të pushtetit të LSDM dhe nepotizmit të evidentuara vitin e kaluar. Për pushtetin rezultatet e këqija për perceptimin e qytetarëve për nivelin e korrupsionit është pasojë e qeverisjes kriminale të ish pushtetit. …
Ziadin Sela, kreu i ASH-së, në facebook ka komentuar ndodhitë e fundit rreth sponsorisimit të BDI-së në zgjedhje./lajmpress.com/
Ish kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Talevski, dhe ish drejtorët e shkollave dhe transportuesit, të akuzuar në lëndën “Transportuesi” mohojnë të jenë fajtorë për shpërdorim të detyrës me transportin falas të nxënësve. Në seancën e sotme thanë se aktakuza kundër tyre është e pabazë dhe se nuk e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. I akuzuari Gjorgji Tashkovski theksoi se në procedurat për zbatimin e furnizimeve nuk kanë marrë pjesë drejtorët e shkollave, e as që i kanë ditur kushtet, kush merr pjesë në to e as me çfarë çmimesh. Ai theksoi se Specialja e akuzon për veprime gjatë periudhës prej…
Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) këtë vit do të harxhojë 5 milionë denarë më tepër se vitin e kaluar, sa i përket rrogave të anëtarëve, ndërsa numri i të punësuarëve do të mbetet i njëjtë si vitin e kaluar. Kjo u theksua sot në promovimin e “Raportit monitorues të pestë të punës së AKE dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale”, që ka të bëjë me tre mujorin e fundit të vitit të kaluar (tetor-dhjetor), përcjell Telegrafi Maqedoni. “Shpenzimet totale të parashikuara të Agjencisë për vitin 2018, janë të njëjta me të ardhurat e planifikuara (475.555.000), prej të cilave…
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën për ndërprerjen e masës së paraburgimit, ndaj Sasho Vasilevskit, shefit të shtabit të MPB-së Dushko Lazarov, shefit të sigurimit të Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevski, dhe kreut të njësive speciale Mitko Pesov. Gjykata e Apelit gjithashtu sot pritet të shqyrtojë dhe ankesat për paraburgimin për deputetëve Lupço Dimovski dhe Krsto Mukovski. Gjykata e Apelit mbrëmë ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, deputetit Luben Aranudov dhe organizatorëve të protestës për “Maqedoninë e Përbashkët” Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski, të gjithë të dyshuar për pjesëmarrje në dhunën në parlament më 27 prill të vitit të kaluar. Arrest…
Sindikata UPOZ në Maqedoni është kundër çdo lloj rritje të pragut të moshës së nevojshme për pensionim, si masë për plotësimin e minusit në Fondin Penionalo Invalidor të Maqedonisë. Sekretari i përgjithshëm i UPOZ, Trpe Dejanovski sot tha se të punëtorët nuk janë fajtorë për minusin e krijuar në Fondin pensionalo-invalidor dhe nuk guxon që ai minus të plotësohet në kurriz të punëtorëve. Sipas tij, propozimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për harmonizim të pragut të pensionimit në Maqedoni me vendet BE-së është i pabazë dhe nuk mund të krahasohet kualiteti i jetës që kanë qytetarët e Maqedonisë em kualitetin e…
Një 18 vjecare nga fshati Tudencë i Tetovës dyshohet se nga kasaforta e babait të saj ka vjedhur stoli ari dhe para në vlerë prej mbi 10 mijë euro, njoftojnë nga SPB e Tetovës. Sipas policisë, dje N.S (45) nga fshati Tudencë ka lajmëruar se person i panjohur pa thyer asgjë ka kryer vjedhje në shtëpinë e tij. Menjëherë rasti është ndriçuar ndërkaq si e dyshuar është vajza e N.S.
Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka treguar një mënyrë më të ndryshme të krijimit të politikave dhe sjelljes evropiane në Ballkan, që mund të funksionojë edhe në rastin me kontestin me Greqinë rreth emrit, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në intervistën për “Deutsche Welle”. Ajo ishte pjesë e delegacionit në vizitën zyrtare të Gjermanisë, që e udhëhoqi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. E pyetur qa sqarojë optimizmin e Zaevit se kontesti për emrin do të zgjidhet deri në korrik ajo përmendi se asgjë nuk arrihet pa optimizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sheqerinska shtoi se suksesi do të varet nga…
DHP-ja ende nuk e di se sa qytetarë janë paraqitur si obligues të TVSH-së. Edhe pse afati i fundit për paraqitje përfundoi para më shumë se një muaj, ndërsa DHP-ja të dhënat i grumbullon me softuer, akoma pa përgjigje se sa dhe nëse janë paraqitur obligues të ri fizik të TVSH-së, që gjatë vitit kanë të ardhura mbi 1 milion denarë. “Në DHP bëjmë analiza ajo çfarë është përditësuar nga sistemi, pas së cilës do të dalim me konferencë për shtyp dhe do të informojmë se sa persona fizik deri më tani janë regjistruar për TVSH-në” -deklaroi Sanja Lukarevski ,…
Partia opozitare greke Demokracia e Re pyet pse Qeveria greke nuk doli me koment për përdorimin e frazës “kryeministri maqedonas” nga Merkeli gjatë takimit të djeshëm me Zoran Zaevin. “Në mes të negociatave për të cilat plotësisht është përgjegjëse qeveria, nuk është aspak e dobishme, kancelarja gjermane të mos e përdorë emrin e përkohshëm të vendit fqinj në KB, siç është regjistruar në të gjitha dokumentet zyrtare të BE-së, dhe ta quajë z. Zaevin, kryeministër maqedonas”. Sinqerisht pyetemi pse Qeveria ende nuk e ka komentuar këtë fakt”, thotë zëdhënësja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki. Në brifingun e djeshëm me…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ia ka marrë për nëntë muaj kompetencat kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, për emërimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe te mesme. Në vendimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se këtë vendim e kanë marrë për shkak se gjatë shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve Komuna nuk ka respektuar nenet 132, 133, 134, 135, 136 të Ligjit për Arsim fillor dhe nenet 93, 93b dhe 93V të Ligjit për arsim të Mesëm. Siç thonë në arsyetimin e tyre nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kryetari i Komunës nuk ka respektuar as afat 15 ditor…