Author: Semi

Dy persona janë qëlluar me armë zjarri për vdekje jashtë ambienteve të një banke në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zyrihut, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Siç shihet në foto, dy personat janë të shtrirë në tokë, ndërsa policia e Zyrihut tha se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët. Dëshmitarë okularë raportuan se kishin dëgjuar rreth pesë të shtëna përpara dhe më pas mbi 15 makina policia mbërriten në vendngjarje. Mediat raportojnë se një pistoletë është gjetur pranë dorës së njërit prej viktimave. Rrethanat e vrasjes nuk janë ende të qarta, por policia…

Lexo më Shumë

Qeveria fillon me krijim të kushteve për hyrje të operatorit të tretë celular në vend. Siç informoi në takimin e sotëm me gazetarët ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, kjo do të jetë edhe një nga temat kyçe, në të cilat ai do të bisedojë në GSM Panairin që nga e diela fillon në Barcelonë të Spanjës. “Në panairin në Barcelonë do të ketë agjendë ministrore në kuadër të së cilës do të kemi takime me kolegë nga pjesa tjetër e botës në tema se si t’i digjitalizojmë sa më shumë shërbimet për qytetarët në sferën e arsimit…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” në periudhën prej 2008 deri në vitin 2016 për aksionin “Dita e Drurit mbille ardhmërinë tënde” ka harxhuar 771.489.331 denarë, ndërkaq vetëm 21% e fidanëve të mbjella kanë mbijetuar. Ashtu siç informojnë nga ndërmarrja, pas analizës së bërë për përqindjen e mbijetesës së fidanëve ka dalë që prej 35.211.986 fidanë, kanë mbijetuar vetëm 7.394.518, njofton Portalb.mk. Për këtë projekt, 297.235.394 denarë janë paguar nga mjetet buxhetore të Ministrisë së Bujqësisë, pas programit për riprodhim të pyjeve, ndërkaq 31.976.705 denarë janë paguar nga Agencia për Mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimin rural për furnizim të palmave.…

Lexo më Shumë

Ekspertët vlerësojnë se në rastin e Almir Aliut, paramendimi i të akuzuarit Boban Iliç nuk mund të mohohet. Sipas tyre, lëvizjet me makinë të të akuzuarit, dëshmojnë aktin e tij me paramendim. Kjo sipas ish gjykatësit, Sejfulla Osmani dëshmohet nga mënyra e drejtimit të makinës. ”Nuk mundet që veprimet e tilla të llogariten si vepër penale aksidentale ose pa paramendim. Paramendimi është shumë i hapur dhe i qartë. Ne e shohim edhe në vetë incizimin se sa është e gjerë rruga dhe sa hapësirë ka ai për të lëvizur, por shkon te ai cepi aty dhe mbyt një djalë të…

Lexo më Shumë

Qytetarët nuk duan as të dëgjojnë që të shkojnë në pension më vonë. Sindikatat shprehen se masa e këtillë nuk do ta zgjidh, por do ta përkeqësojë gjendjen në sistemin pensional. Reagimet vijnë pasiqë një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev në Kuvend paralajmëroi se ndoshta do të duhet të bëhet një hap i këtillë jopopullor. Sipas kryetarit të Sindikatës së Industrisë, Energjisë dhe Minierave, Pece Risteski në dhjetë vitet e ardhshme nuk ka arsyetim për të prekur pragun për pension, duke marrë parasysh faktin se ekzistojnë mundësi tjera si arkëtimi më efikas i kontributeve . “Nëse nisemi nga këta…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike pa përgjigje nëse e kanë pranuar raportin e Anti-korrupsionit për parregullsitë e mundshme gjatë financimit të fushatës zgjedhore të BDI-së. Nuk ka informata nëse kontrollohen të dhënat e raportit të antikorrupsionit për atë se partia e Ali Ahmetit është financuar nga para të buxhetit përmes institucioneve me të cilat ka udhëhequr. Transparencë Interneshënëll zbuloi keqpërdorim të parave shtetërore nga ana e BDI-së . Sipas kësaj organizate në kundërshtim me Ligjin për financim të partive, si donatorë të partisë janë paraqitur ndërmarrjet publike Postat e Maqedonisë, Aeroportet e Maqedonisë dhe Hekurudha e Maqedonisë- Infrastruktura. Të dhënat janë marrë nga…

Lexo më Shumë

Dje me datë, 22.02.2018 e Enjte, është takuar Drejtori i Agjencisë për Emigrimin, Nikola Shalvarinov me profesorin univerzitar dhe gjithashtu drejtorin e Shtëpisë Botuese “Logos –A”, Prof. Dr. Adnan Ismailin, njofton Portali FRYMA. Në këtë takim, z. Shalvarinov shprehu mirënjohje të thellë për z. Adnan Ismailin, që dhâ si donacion/falas libra për këtë Agjenci që të mundë të arrijnë librat të botuara të Shtëpisë Botuese Logos-A shqipëtarëve në diasporë. Këto botime të shtëpisë botuese lartëpërmendur, do të shpërndahen më gjerësisht: në Kanada, SH.B.A., Itali, Zvicër, Gjermani, Britaninë e Madhe, në Turqi, në Australi dhe shumë shtete të tjera ku janë…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale po përgatit 11 padi penale ndaj personave përgjegjës që kanë të bëjnë me rastin e 13-vjeçares e cila ishte pre e keqpërdorimit dhe keqtrajtimit në këtë qendër strehimi. Paditë vijnë pas inspektimit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit social pranë kësaj ministrie. Sipas raportit të dalë nga inspektimi i jashtëzakonshëm, paditë do të ngrihen për “ pakujdesi gjatë punës zyrtare” si dhe ndaj personave të caktuar në këtë Qendër strehimi “për neglizhencë ndaj të miturve”. Kjo padi do të ngrihet kundër të gjithë personave të cilët kanë qenë të obliguar të veprojnë dhe të ndërmarrin masa…

Lexo më Shumë

“Pagat e mjekëve specialistë deri në fund të vitit, së bashku me kujdestaritë, të arrijnë 68.000 deri në 70.000 denarë do të jetë qëllimi përfundimtar i negociatave që do t’i fillojë Ministria e Shëndetësisë me Sindikatën për Shëndetësi, nëse sigurohen resurse”, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në Kuvend. “Qëllimi përfundimtar do të jetë nëse deri më tani paga e një specialisti ka qenë 35.000-36.000 denarë si bazë, me kujdestari, kirurgët për momentin kanë rreth 28.000 deri në 30.000 denarë paga shtesë, nëse sigurojmë resurse përmes rrugës së negociatave, në çdo muaj, në çdo…

Lexo më Shumë

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës ka vetëm në qafat malore Strazhë, Pletvar dhe në Krushevë, ku dukshmëria është prej 100 deri 150 metra, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e djeshëm për gjendjen e rrugëve. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagështa. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion. Në grykat është e mundur paraqitja e rrëshqitjes së tokës, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvend, deklaroi se shteti çdo vit “mbush gropën” në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Sa i përket moshës për dalje në pension, ai tha se nëse nuk arrihet që të përmirësohet ekonomia dhe të ngritet standardi, do të duhet të rritet mosha për dalje në pension, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në pyetjet se kush merr merr pension, a merr çdokush pension sipas ligjit, deri kur do të vlejnë subvencionet për persona të caktuar, si llogariten kontributet dhe nëse ka keqpërdorim, si është struktura për mbushjen e Fondit, Zaev theksoi…

Lexo më Shumë

Delegacioni i OSBE/ODIHR, i udhëhequr nga zëvendës shefi i departamentit të zgjedhjeve, Richard Lapin dhe këshilltarja për zgjedhje në OSBE/ODIHR, Tamara Otijashevil, sot në (Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) e paraqiti raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit për zgjedhjet lokale, të mbajtura më 15 dhe 29 nëntor vitin e kaluar. Në raport thuhet se ASHMAA ka treguar profesionalizëm ne periudhën e zgjedhjeve, duke e kryer punën e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në takim u ndanë përvoja nga monitorimi i prezantimit të zgjedhjeve që i caktoi Agjencia dhe u diskutua për propozimet e Agjencisë për ndryshimin e rregulloreve…

Lexo më Shumë