Pas largimit të bustit të Andon Qoses, në listën për dislokim, në radhë janë bustet e “Aleksandërit të Madh” në sheshin Maqedonia, portën “Maqedonia” dhe bustin e “Nënë Terezës”, ndërtimi i së cilës tanimë është ndaluar, si dhe busti i “Filipit të Dytë”, kanë konfirmuar për TV “Alfa”, profesori Mirosllav Gërçev, i cili është në krye të Komisionit për Revizion të “Shkupi 2014”, njofton Portalb.mk. Sipas tij, në ekspertizë është edhe busti në sheshin VMRO, por edhe fasadat në qendrën e Shkupit. Komisioni i shqyrton edhe procedurat për vendosjen e mbi 30 skulpturave, të cilët i kanë paraprirë projektit, ndërkaq janë…
Author: Semi
Spitaleve u mungojnë mjetet për dezinfektim, sapunët kundër mikrobeve për shkak tenderëve të parealizuar ose mungesës së mjeteve financiare, ndërsa pastruesit që janë të angazhuar përmes shërbimeve joprofesionale i pastrojnë hapësirat e spitaleve. Shtatë nga dhjetë pacientë që janë në kujdesin intensiv vdesin sepse infektohen me ndonjë bakter që vlojnë aty, tha profesoresha Kaqa Popovska ushëheqëse e Institutit për Mikrobiologjisë dhe nënkryetare e komisionit për Infeksione ndërspitalore, transmeton Portalb.mk. Edhe statistikat botërore tregojnë se 50 deri 70 për qind e pacientëve përfundojnë në mënyrë fatale. Por, bota mundohet që në mënyra të ndryshme ta zvogëlojë praninë e barkterieve spitalore. Atje dezinfektimi…
Drejtuesit e institucionet publike dhe shtetërore do të humbin postet e tyre nëse deri në fund të viti nuk sigurojnë çertifikatën për njohjen e gjuhëve të huaja, APTIS. Qeveria kërkon të zëvendësojë çertifikatën ndërkombëtare për njohjen e gjuhëve të huaja si TOOEFL, Cambridge, BULATS e të tjera, me APTIS me arsyetimin se kushton më lirë. Me ndryshimet e reja të ligjeve kërkohet edhe heqja e testit psikologjik për bartësit e funksioneve publike sepse në Maqedoni nuk ka person juridik të autorizuar me kuadër profesional për realizimin duhur të testeve. Përgatiti: Evi Shkopi Almakos.com
Kryeministri grek Aleksis Cipras dhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini në takimin e tyre të sotëm në Bruksel biseduan për Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks për Maqedoninë dhe Shqipërinë, njoftojnë mediat greke, duke iu referuar burimeve qeveritare, transmeton MIA. Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri i ka përshëndetur bisedimet e Greqisë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë. “Për vendet e Ballkanit Perëndimor, biseda u fokusua në IRJM-në dhe Shqipërinë, ndërsa Mogerini sipas një burimi qeveritar, e karakterizoi Greqinë si vend kyç për BE-në në rajon. Gjithashtu, kryeministrit…
Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në Bruksel kanë mbajtur takim të shkurtë, në të cilin kanë biseduar për vizitën e Zoran Zaevit në Berlin dhe çështjen e emrit të Maqedonisë. Mediat greke shkruajnë se Merkel ka thënë se do të vazhdojë inkurajojë të dy palët që të arrijnë marrëveshje, ndërsa Tsipras ka përsëritur vendosmërinë e palës greke për të arritur zgjidhje të qëndrueshme, stabile dhe të pranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më herët nga mediat greke u njoftua se pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, kacelarja gjermane ka thënë se situata në Maqedoni është…
Qeveria ka filluar përgatitjen e krijimit të kushteve për hyrje të operatorit të tretë operatorit celularë në Maqedoni, ka informuar sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski. “Flasim për operator rrjeti, ndërsa jo për virtual për çka nevojiten një sërë masash, përpjekjesh dhe ndryshime të disa akteve nënligjore. Të gjithë këto aktivitete do të bëhen paralelisht me përpjekje që të mos e prishim konkurrencën e tregut, gjegjësisht të së dy operatorëve të tjerë ekzistues në shtet. Qëllimi përfundimtar është shërbime më të mira për qytetarët me çmime më të ulëta”, tha Mançevski. Ai pret që operatori I tretë…
Ambasadori slloven në Maqedoni, Milan Jazbec dot ka deklaruar se aktivitetet diplomatike të kryeministrit Zoran Zaev, hapin perspektivat e shtetit drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në takimin me kryeministrin ambasadori Jazbec ka biseduar për projekte dhe investime të përbashkëta në nivel lokal për ujë të pijshëm dhe ujëra të zeza. Ai ka transmetuar interesin e qeverisë dhe kompanive sllovene për të mbështetur këto investime. Arbnora Memeti Almakos.com
Kryetarja e Transparensi Internejshënëll Maqedoni, Slagjana Taseva sot prezantoi gjetjet nga analizat e 12 vendimeve të gjykatave të dekadës se fundit, të cilat, sipas saj janë zhgënjyese dhe dëshmojnë për sistemi joprofesional gjyqësor. Taseva tha se analizat nxjerrin në sipërfaqe mungesën e përgjegjësisë individuale të gjykatësve, të cilët hapur përpiqen që [do aktpadi ta kualifikojnë si ndërmarrje kriminale pa pasur elemente kryesore të veprës. Shumë shpesh gjendjen faktike gjykatësit e kanë përcaktuar në bazë të dëshmive indirekte, ndërsa gjatë miratimit të vendimit në të gjitha rastet e analizuara gjykatësit kanë shqiptuar dënime drakonike. “Është e dukshme se janë bërë shkelje…
Qindra shqiptar sot kanë protestuar në sheshin “Skenderbeu” në Shkup kundër proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve. Kryetari i Shoqatës të përndjekurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani, si organizator i protestës, kërkoi nga institucionet të rishikimin e të gjitha rasteve të montuara, duke filluar nga rasti “Allfa”, ku në mënyrë të padrejtë dhe me dënime drakonike janë dënuar shqiptar për kinse vrasjen e dy policëve duke u mbështetur vetëm në dëshmitar të mbrojtur. “Gjykatat janë pjesë e një sistemi të korruptuar të drejtësisë për arsye se këtë nuk e themi ne por e thonë pothuajse çdo vit departamenti i shtetit Amerikan,…
Kryetari i partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, Hristijan Mickovski, sot ka thënë se Maqedonia po zhytet në korrupsion. Mickovski në deklaratë për media thotë se nga një shoqëri pa korrupsion që e premtoi LSDM-ja, edhe zyrtarisht Maqedonia është vendi më i korruptuar në Evropë. “Për nëntë muaj kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë hap për eliminimin e korrupsionit. Joefikasiteti dhe gjyqësori i varur, institucione joefikase, mungesë e profesionalizimit në kuadrin udhëheqës të policisë, shëndetësi e korruptuar, janë gjërat që qytetarët ballafaqohen çdo ditë me ta”, thotë Mickovski, përcjell Telegrafi Maqedonia. Ai shtoi se opinioni pret përgjigje nga kryeministri për hetimet për…
Në një kumtesë dërguar mediave nga Lëvizja BESA sqarojnë se sot paraqiten para mediave për ta kompletuar skandalin e falsifikimit të dokumenteve të BESË, që e ka bërë ish kryetari, tashmë falsifikuesi Bilall Kasami. Kumtesa e plotë: Nëse opinioni i ka ndjekur me kujdes emrat që falsifikuesi Kasami i ka dërguar në gjykatë në mënyrë klandestine, e merr vesh skenarin e plotë. Në fakt, plot dy muaj para të ndodhte shkarkimi i Kasamit, kur plot njerëz vullnetmirë ende e lusnin të lëshojë pe dhe shpresonin se ai do të ketë mëshirë për shpëtimin e Besës, ai së bashku me Arjanit…
Aco Kolevski u zgjodh anëtar i ri i trupit që do te emërojë dhe do të shkarkojë prokurorë. Ne këtë pozitë vjen nga rrallët e Prokurorisë Publike Shtetërore. Ai është i njohur në opinion se me vendimin e tij shpëtoi nga paraburgim biznesmenin Sead Koçan duke firmosur kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ,pikërisht kur ai kishte braktisur shtetin. I njëjti sot dha betim para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. “Mendoj se sështë ashtu. Ne si Prokurori publikë veprojmë lidhur me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë. Më shpesh kësi kërkesa paraqesin të akuzuarit . Në 90 përqind prej rasteve, prokuroria prononcohet…