Author: Semi

Marrëveshje, anekse, urdhërpagesa, raporte, dokumente financiare, ofertat e ofertuesve, planin për prokurime publike si dhe dokumente tjera janë dërguar në Prokurorinë Speciale për tenderin për sigurimin e spitalit të Ohrit që në vitin 2013 i është ndarë Agjencisë së sigurimit SGS. Ndryshe, SGS në opinion lidhet me ish shefin e Drejtorisë së sigurimit dhe kundërzbulimit, Sasho Mijallkov për të cilën u dëgjua edhe nga bombat e publikuara nga LSDM-ja. Ne vepruam në bazë të procedurave dhe dispozitave ligjore. E kërkuan dokumentacionin e plotë për tenderin për prokurime publike për sigurim teknik dhe patrullim. Në vitin 2013 u realizua nga ana…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski u padit për furnizimin me vaj për ngrohje për 2015 dhe 2016 për nevojat e komunës, që kishte bërë furnizim shumë më të madh sesa që ishte nevoja. Risteski sipas MPB-së, ka dëmtuar buxhetin e komunës për 41 mijë euro me furnizimin e më shumë se 66 mijë litrave vaj për ngrohje për dy vitë, sasi kjo që është katër herë më e madhe sesa nevojat reale. Sipas Entit shtetëror për revizion sasia reale e nevojshme për një sezone për ngrohje është më së shumti 10 mijë litra. Kështu në vitin 2015…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë lënduar në një aksident me makina që ndodhi rreth orës 15:30 në rrugën rajonale Prilep-Kërçovë, afër vedni të quajtur ”Barbaras”. Në aksident u ndeshën një veturë e drejtuar nga A.S. (45) dhe një kamion i drejtuar nga 49 vjecari B.R. Sipas të dhënave nga Misintria për Punë të Brendshme lëndime të rënda trupore ka marrë A.E (42) ku pas ndihmës së parë të dhënë në spitalin e qytetit në Prilep është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Drejtuesi i automjetit A.S ka pësuar frakturë të gjurit poashtu edhe drejtuesi i kamionit dhe bashkudhëtarët…

Lexo më Shumë

Komuna Qendër njofton se nuk do të lejojë që të mos respektohet Ligji për zhurmat dhe të prishet qetësia e natës e banorëve. Pas vërejtjeve nga qytetarët nga muzika e zhurmshme, Komuna Qendër ka realizuar aksione në objektet hotelierike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas inspektimeve në 6 lokale të natës, komuna ka përgatitur vendime me të cilat kërkon nga ta të marrin masa për uljen e zërit të muzikës gjatë orëve të natës. Komuna Qendër 4 lokale i ka gjobitur me 300 deri 500 euro, ndërsa nëse ata gjobën e paguajnë në afat prej 8 ditëve do ta paguajnë me gjysëm…

Lexo më Shumë

Në ligjin për pastërti publike shkruan se komunat, komunat e Qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit janë të detyruara që të pastrojnë borën nga vendet publike më së voni deri në 6 orë pas fillimit të reshjeve të borës, përcjell Portalb.mk. Në ligjin e njejtë thuhet se në kushte të dimrit, gjatë reshjeve të borës, të gjithë pronarët apo shfrytëzuesit e objekteve publike janë të obliguar që menjëherë të fillojnë me pastrimin e borës para objekteve që të krijohet qasje për lëvizje. Ligji parashikon dënim më vlerë prej një mijë euro për personat, gjegjësisht për shfrytëzues të objektit publik që…

Lexo më Shumë

Deputeti i partisë qeveritare në Greqi SIRIZA nga rajoni i Selanikut Dimitris Mardas konsideron se emër i përbërë me termin Maqedoni për Greqinë është zgjidhja më e mirë e cila si e tillë do të garantojë paqen në rajon pa situata që do të mund të provokonin çfarëdo problemi në të ardhmen. Sipas tij, pa emër për përdorim të gjithmbarshëm dhe ndryshime kushtetuese nuk ka zgjidhje të kontestit. Ai ka thënë se historikisht është dëshmuar se komb maqedonas nuk ka ekzistuar. ‘Së pari, termi korrekt është IRJM dhe do më lejoni ta përdor atë termin. Me të vërtetë është koha…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE vazhdon të reagojë për paraburgimin e siç thotë patriotëve. Prokuroria publike dhe gjyqi po merren më këtë proces klasik të montuar pa argumente juridike, kanë thënë nga VMRO-ja opozitare. Sipas kësaj partie të akuzuarit nuk kanë kryer akt terrorist. “Të paraburgosurit nuk mund të përsërisin vepër që nuk e kanë bërë. Ata nuk kanë arsye të ndikojnë në hetimet, ndërsa më së paku planifikojnë të braktisin Maqedoninë. Ata janë njerëz që kanë familje, prindër dhe miq dhe gjithë jetën kanë kontribuuar për atdheun”, kanë thënë në VMRO-DPMNE, duke shtuar se në Maqedoni patjetër të kthehet shteti i së drejtës…

Lexo më Shumë

MPB-ja sot doli me detaje të reja për aksidentin që ndodhi mbrëmë afër qendrës “Capitol”, ku një këmbësor u godit për vdekje me makinë, ndërsa vozitësi u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas MBP-së fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 14:40 në bulevardin “Jane Sandanski”, afër qendrës tregtare ku vetura “Peugeot” e drejtuar nga 28-vjeçari me iniciale A.R, ka goditur 66-vjeçarin N.A, i cili menjëherë është dërguar Qendrën për Urgjencë, ku edhe konstatuan vdekjen e tij, përcjell Telegrafi Maedoni. Vozitësi i makinës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por më vonë ai është arrestuar nga ana e njësisë speciale “Alfa”…

Lexo më Shumë

Është larguar ndalesa për manikat e rënda ngarkuese në rrugën Gostivar-Dibër, e cila ishte vendosur në mëngjes. LAMM njofton se ndalesa është shfuqizuar në orën 10:35, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në rrugët tjera shtetërore komunikacioni zhvillohet në korsi të lagura, ndërsa shikueshmëria është ulur deri në 15 metra për shkak të mjegullës në Kodrën e Diellit. LAMM informon se reshje bore ka në Tetovë, Mavrovë, Kodër të Diellit, Manastir, Prilep, Ohër, Strugë, Resnjë, Kërçovë dhe në kalimet malore Bukovë, Gjavato dhe Presekë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në intervistën për ‘360 Shkallë’, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov foli për heqjen e përmendores së Andon Janev Qose. Ai gjithashtu tha se nuk do të hiqet përmendorja e UÇK-së në Çair, pasi që Qyteti i Shkupit nuk ka kompetenca për këtë çështje, përcjell Portalb.mk. Në intervistë, gazetari i bëri pyetjen e cila ishte nga TMRO : “TMRO ju pyet se a do të largoni përmendoren e UÇK-së në Çair, për të cilën ata thonë se është ilegale?” “Ai që ata asistuan që të jetë i vendosur aty, apo? TMRO dhe VMRO atëherë ishin partner koalicioni, dhe të mos gënjejmë veten dhe publikun se…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë nesër do të mbahet konferencë ndërparlamentare “Fuqia e arkës: Fuqitë buxhetore dhe procedurat e Parlamentit Evropian”. Konferenca, siç thuhet në web-faqen e Kuvendit, është nën organizim të Grupit për përkrahje të demokracisë dhe koordinimin e zgjedhjeve, në bashkëpunim me Komitetin për punë të jashtme dhe Komitetin e buxhetit, me deputetët e parlameneve të vendeve kandidate për Parlamentin Evropian. Në hapjen do të kenë fjalët e tyre, Kryetari i Parlamentiti të Maqedonisë Talat Xhaferi, deputeti evropian dhe pjesëtar i komitetit për punëtë jashtme Igor Sholtes, ndërsa fjalim të shkurtë për Buxhetin Evropian do të mbaj edhe deputeti…

Lexo më Shumë

Drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, M.C është paditur penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i cili në vitin 2016 ka nënshkruar marrëveshje me firmën “Analitika” për matjen elektronike të TV auditoriumit në territorin e Maqedonisë. Përveç për drejtorin e RTVM-së, padi penale është ngritur edhe ndaj G.S (56), i cili ka qenë agjent i firmës “Analitika”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas MPB-së, të paditurit kanë dëmtuar buxhetin e RTVM-së në vlerë prej 1.237.053 denarë, ndërsa nga ana tjetër firmës “Analitika” i kanë siguruar pasuri të paligjshme në vlerë prej 1.048.350 denarë./Telegrafi/

Lexo më Shumë