Shumë nga drejtorët ekonomik nëpër Spitalet e vendit vazhdojnë të mbajnë këta pozita, pavarësisht se shkarkimi i tyre u paralajmërua muaj më parë nga ish ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili e pati cilësuar si të panevojshme pozitën e tillë nëpër spitale, duke thënë se rroga e drejtorit ekonomik mund të shfrytëzohet për plotësimin e mungesave të tjera. Muaj më parë filloi shkarkimi i disa prej tyre, por ky proces u ndërpre derisa dikasteri i Shëndetësisë mbeti pa të parin e saj. Shoqatat joqeveritare të cilat merren me probleme në Shëndetësi kërkojnë shkarkimin e drejtorëve të mbetur duke thënë…
Author: Semi
Temperaturat e ulëta të paralajmëruara nga nesër janë kërcënim serioz për t’i ngrirë pemët. Ekspertët bujqësore thonë se në qoftë se këto ditë temperaturat bien nën minus 6 gradë ajo mund ta zvogëlojë frutën e këtij viti, por do të ndikojë edhe në cilësinë e kulturave bujqësore. Alarmin që dje e ngritën edhe kopshtarët. Ata për shkak të temperaturave të paralajmëruara polare dhe borës, tanimë i kanë lëshuar furrat për ngrohje në serra. Një problem tjetër është se për shkak të motit të ngrohtë javët e fundit kanë lulëzuar një pjesë e pemëve, tani i ftohti i kërcënon për t’i…
Ministri i Kulturës, Robert Alagjozoski nuk beson se ka keqpërdorim të fondeve për projektet e ndara nga dikasteri me të cilin udhëheq ai. Megjithatë, Allagjozovski thekson se fjalën e fundit duhet ta thonë organet hetuese. Sipas tij, pjesëmarrësit vetë kanë filluar të tërhiqen nga projektet. Nëse konstatohet përgjegjësi penale, këtë duhet ta thotë Prokuroria Publike. Ne si ministri e Kulturës nuk jemi as Prokurori dhe as gjykatë që të mund të bëjmë thirrje për përgjegjësi penale. Sipas njohurive tona, diçka e tillë nuk ekziston. Vetë pjesëmarrësit janë duke u tërhequr nga projektet para se gjithash për shkak të kritikave të…
Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claud-Juncker, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku edhe realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit ata kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media ku folën për rrjedhën e takimit dhe temat për të cilat është biseduar, njofton Telegrafi Maqedoni. Kryetari i KE-së, tha se akoma nuk ka datë për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë, por shtoi se shteti ndodhet në rrugë të duhur. “Jam i lumtur që ndodhem në Shkup, që ka kohë të gjatë që nuk kam qenë këtu. Ajo që ndodh në Ballkan, gjegjësisht në këtë vend. Vendi juaj…
Rikonstruim i mundshëm dhe ndryshime do të ndodhin për shkak të rritjes së shumicës parlamentare, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev pas vizitës në Akuaduktin në Shkup. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në pranverë, Zaev sqaroi se ndryshimet e paralajmëruara kadrovike nuk do të bëhen për shkak të çfarëdo lloji të punëve të paligjshme të funksionarëve, sepse në atë rast nuk nevojitet rikonstruim, por padi penale dhe hetime para prokurorisë. “Në këtë rikonstruim mos pritni se bëhet fjalë për ndonjëp mossukses, diçka që e kemi projektuart, e nuk e kemi realizuar. Rikonstruimi do…
Të martën më 27 shkurt organoizat patriotike “Tvrdokorni” dhe “Forcat e Bashkuara Maqedone” në rrjetin social Facebook, paralajmëruan protestë para Kishës Qëndrore Ortodokse-Shkup, për mbrojtjen e emrit “Maqedonia”. Protesta është paraparë të filloj në orën 17:30. Lëvizja do të jetë drejt infoqendrës së BE-së në Shkup dhe do të përfundoj para Kuvendit të Maqedonisë. Afërsisht 1000 shfrytëzues të rrjetit facebook, kanë konfirmuar pjesëmarjen në protesta, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në paralajmërimin shkruan: “Vëllezër maqedonas, trokiti ora botërore për mbrojtje të atdheut. Ndryshimi i emrit do të thotë fundi i popullit maqedonas. Ndryshimi i emrit është vdekje dhe frikë për popullin maqedonas.…
Kreu i Komisionit Evropian Zhan Kllod Junker si dhe komisioneri për zgjërim i Komisionit, Johanes Han kanë arritur në Shkup. Ata në aeroport i ka pritur ministri i jashtëm Nikolla Poposki, ndërsa në Qeveri kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk. Ndërkaq, edhe pse e lajmëruar ditë më parë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini ka ndryshuar planet dhe nuk ka qenë në agjendë.
Ministria e punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur padi penale kundër 42 vjeçares M.D. nga Kavadarci për shkak të dyshimit për vepër penale ‘trafikim me fëmijë’, transmeton Portalb.mk. Gjegjësisht, sipas dokumentacionit të dokumentuar është vërtetuar se e dyshuara gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti ka detyruar të miturën R.I. e cila ishte nën kujdesin e Shtëpisë për fëmijë me probleme sociale- edukative “25 Maj”, që të jep favore seksuale një numri të konsiderueshëm të personave, kundrejt pagesës. Gjithashtu e akuzuara ka keqpërdorur fëmijën për lëmoshë në rrugë. M.D. është në Stacionin policor në Kisella Vodë dhe…
Gjykata e Apelit në Shkup dje ka vendosur t’ua vazhdojë paraburgimin 13 personave, mes të cilëve edhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, deputetëve Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski dhe të dyshuarve tjerë për dhunën në Kuvend më 27 prill. Kjo është hera e tretë që ju vazhdohet paraburgimi me kohëzgjatje prej 30 ditëve, pasi Gjykata edhe më herët solli vendim të njëjtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjykata e Apelit pritet që më vonë të sjell vendim për operistin Igod Durllovski, aktorin Vllado Jovanovski, ndërsa deputetët Johan Tarçullovski, Ljuben Ardaudov dhe Ljupço Dimovski mbeten në arrest shtëpiak.
VMRO-DPMNE-ja mendon se vendimi i zv.kryeministrit Bujar Osmani, të mos merr pjesë në konferencën rajonale është privatizim i shtetit për nevojat personale dhe qëllime marketingu. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes një video thekson se partia e tij e nuk pajtohet me vendime të tilla dhe e vlerëson si sjellje skandaloze të zv.kryeministrit të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mickoski më tej thekson se siç e quan ai, “skandal diplomatik” hap dilema të reja. “A do të varet pjesëmarrja në samite në të ardhmen nga ajo se cilat shtete të rajonit janë ftuar dhe qeveria do të ketë vendime të dyfishta?…
Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i bindur se Maqedonia dhe Greqia do të arrijnë të gjejnë marrëveshje rreth çështjes së emrit. “Besoj se do të gjendet marrëveshje, e cila do të jetë e dinjitetshme për të dyja palët dhe e cila nuk do të prek në identitetin e popullit tonë maqedonas, por edhe të nevojave nga vendosja identitare e një pjese të popullit në Greqi”, ka thënë Zaev. Ai ka thënë se Maqedonia është e gatshme për zgjidhje./Gazeta Express/
Në stacionin policor të Gostivarit, mbrëmë reth orës 12:15 minuta, personi me iniciale B.M nga fshati Çajlë, ka paraqitur në polici se me datën 20 të këtij muaji, persona të panjohur kanë bërë grabitje të rëndë në shtëpinë ë e tij. Vjedhësit kanë hyrë në shtëpi dhe pa bërë ndonjë hulumtim apo kërkesë të madhe, nga raftet e dhomës së gjumit kanë marrë vlerë ari me shumë te mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga policia thonë se kanë marrë masa për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.