Author: Semi

Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Gostivar – Tetovë, te vendi “udhëkryqi i Tumçevishtit” kanë marrë lëndime trupore tetë persona. Nga SPB Tetovë informojnë se në aksidentin, i cili me siguri ka ndodhur gjatë parakalimit, janë përplasur një furgon me targa të Italisë dhe një automjet “mercedes” me targa shqiptare. Derisa kanë qenë duke lëvizur drejt Tetovës, nga shkaqe të panjohura deri më tani, automjetet janë përplasur dhe kanë dalë nga rruga. Nga informacionet e para në furgon krahas shoferit ka pasur gjashtë udhëtarë, ndërsa në mercedes gjithsej gjashtë persona. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë,…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Maqedonisë ka shpallur konkurs për krijimin e një loje edukative, respektivisht një aplikacioni për faqe interneti apo celularë. Mjetet për këtë konkurs janë miratuar, kurse qëllimi i këtij projekti është nxitja e interesit më të madh për njohuri në fushën e ekonomisë dh efinancave, njofton Telegrafi Maqedoni. Loja edukative (aplikacioni për ueb/celularë) do të jetë e destinuar për publikun më të gjerë dhe para së gjithash për të rinjtë. Përmes lojës të rinjtë do të kenë mundësinë të argëtohen, të krijojnë interes më të madh për fushën e ekonomisë dhe financave dhe të pasurojnë njohuritë e tyre. Loja…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statististikave paraqiti të dhëna për tre mujorin e parë nga viti i kaluar, sipas të cilave vërehet rritje e numrit të lidhjeve të martesave, ndërsa zvoglim të shkurorëzimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu, në periudhën prej tre muajve, numri i lidhjeve të martesave është 3.119, që paraqet rritje për 6.9 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Numri i shkurorëzimeve në këtë tremujorë është 590, që paraqet zvogëlim prej 9.8% në krahasim me të njëjtën periudhë, një vit më parë

Lexo më Shumë

Ish-ministresha për Punë të Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis e ka ripërsëritur qëndrimin e partisë opozitare “Nea Democratia”, që zgjidhja e çështjes së emrit duhet të bëhet në paket, e jo e pjesërishme. Në të njëjtën kohë, ish-ministresha drejtoi kritika në adresë të Qeverisë greke, për mënyrën se si udhëhiqen bisedimet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bakoyannis rikujtoi periudhën e bisedimeve kur Greqia qeverisej nga ish-kryeministri Constantine Alexander Karamanlis, që si pas saj ka patur unitet kombëtar nga të gjitha palët. Ajo konsideron se Qeveria e Tsipras vazhdon me diplomaci të fshehtë dhe vetëm me kontakte personale me ministrin e Punëve të…

Lexo më Shumë

Disa fundjava të bashkangjitura dhe festa të cilat bien në ditë jo pune. Kështu duket programi i ri për ditët kur nuk do të punohet për vitin 2018. Këto festa vlejnë për të gjithë qytetarët -09 prill(e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, -01 maj (e enjte), Dita e Punës -24 maj (e enjte), ” Shën Kirili dhe Metodi”, Dita e Prodhimeve Sllave -15 qershor (e premte), Bajrami i madh, dita e parë e Bajramit të madh -02 gusht (e premte), Dita e Pavarsisë -11 tetor (e enjte), Dita Kryengritjes popullore -23 tetor (e martë) Dita…

Lexo më Shumë

Paralajmërimet dhe lajmet e fundit për zgjerimin e Qeverisë dhe gatishmërinë e gati të gjitha partive shqiptare opozitare për tu bërë pjesë e pushtetit ka nxitur reagimet nga kampi i BDI-së. Në forumet e kësaj partie janë nxitur debate për këtë temë duke shkruar se “kot e kanë, ne vendosim se kush hyn në Qeveri”, “Fjala jonë është ajo që pret punët”, “Le të marrin mësim nga një parti që iku nga Qeveria”, “Duan të bëhen copë se kush do hyjë në Qeveri, derisa para disa muajve thanë ndryshe”, “Duhet të vijnë tek ne për ti dhënë vizë”, janë disa…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, në një intervistë për Almakos shaplos idetë për realizimin e synimeve politike të subjektit që përfaqëson, pwr zhvillimet e fundit në partinë e tij si dhe për problemet lidhur me bashkëpunimin e opozitës. Gashi poashtu flet për nevojën e dialogut politik mes partive si dhe argumenton idenë për rishikimin e mundësisë për hyrje të Besës në qeveri. Ai thotë se kërkesa e Besës për ridefinimin e shtetit është proces, që mund të marrë më shumë kohë për t’u realizuar. Sipas tij, partite shqiptare përveç me çështje etnike duhet të merren edhe me…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i qeverisë Bujar Osmani, javën që shkoi u lavdëruar se me meriatimin e Ligjin për shërbime audio dhe audiovizive është paraparë hapja e programit 24 orë në gjuhën shqipe në Radion maqedone dhe në programin satelitor për nevojat e emigracionit, por nuk sqaroi se pse për dy vite ish qeveria ku Bashkimi demokratik  për integrim ishte partner nuk e zbatoi ligjin gati për dy vite për program 24 orësh në gjuhën shqipe në televizionin e Maqedonisë. Për të qenë situata edhe më qesharake, qeveria aktuale shkeljen e ligjit duke mos hapur kanalin e tretë 24 orësh në gjuhën shqipe…

Lexo më Shumë

Autor: Dëfrim Seferi Një urim vjen nga rrugët bosh të qytetit! Po boshatiset qyteti,po shuhen pranverat e lumtura,po vdesim dalëngadalë! Trishtuese!-Fenomeni migrim po thyen çdo normë!Krim në masë!Kush hesht e falt Zoti sepse vetëm ai mund të mëshirojë në heshtje të tilla! A ka fund kjo masakërr?-Edhe sa do të vijojë me ikjen masive të të rinjëve! Po shuhen ditëlindjet! Qyteti po vdes. Njerëzit dalin më pak,dyert mbyllën më herët dhe hapën shumë rrallë! Gjithmonë lamtumirat janë me dhimbje,Por lamtumira ndaj qytetit është trishtuese! Të rinjë pa punë,prinder që nuk menaxhojnë dot të ardhurat!Qytetit i kanë ngelur pleqtë hijërëndë që…

Lexo më Shumë

Ardhmërinë energjetike të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor zëvendëskryeministri Koço Angjushev e shikon në krijimin e një tregu të përbashkët energjetik, pa kufij energjetik. “Në qoftë se duam sistem të qëndrueshëm energjetik në rajon, besoj se formimi i një tregu të përbashkët energjetik, bursë e vetme rajonale dhe vendosje të furnizuesit për energji elektrike dhe gaz është zgjidhje e vërtetë. Derisa nuk arrijmë deri në këtë zgjidhje qeveritë duhet të punojnë në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe heqje të barrierave administrative për qarkullim të lirë të energjisë”, potencoi ai, duke folur në panelin “Model i qëndrueshëm energjetik rajonal”,…

Lexo më Shumë

NUMRI I TELEFONIT: 070 847 544 XHIRO LLOGARIA: 270-7000306726.10 (Halk Bank) Kjo është Hasie Emini, nënë e dy fëmijëve. Përveç brengave të përditshme si të çdo prindi për fëmijët e saj, ajo ka një hall edhe më të madh, se si të sigurojë një kulm mbi kokë e të mos përfundojë rrugëve në këto ditë të ftohta dimri. Në kalendar ajo numëron ditët se kur duhet ta lëshojë shtëpinë, dyert e të cilës ia ka hapur një bamirës por që tani do ta shesë pronën. “Ka 12 vjet që na ka lënë këtu pa na marrë qira. Tani doli në…

Lexo më Shumë

Zgjidhje e përhershme dhe komplete, e cila në të ardhmen nuk do të ndryshojë dhe nuk do të lë hapësirë për irredentizëm, janë dy karakteristikat e marrëveshjes që Greqia e dëshiron me Maqedoninë, kërkon ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos. Duke folur për radion 247, Katrugallos tha se Greqia dëshiron zgjidhje dhe atë jo çfarëdo lloj zgjidhje, Sipas tij, nevojitet që në emër të mos ketë hapësirë në të ardhmen vendi sërish t’i kthehet irredentizmit apo ndërkaq të ketë “çfarëdo lloj kontestimit të karakterit grek, karakterit historik të Maqedonisë sonë”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina. “Marrëveshja…

Lexo më Shumë