Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker në intervistë për Dojçe Vele ka vlerësuar se Maqedonia po bën përparim të madh në drejtim të Evropës dhe se ajo që është e rëndësishme në këtë rrugë është substancimi, e jo kalendari. “Rreth çështjeve evropiane asnjëherë nuk kam iluzione, sepse shpejt do t’i humbja. Isha në Maqedoni, IRJM siç thuhet me zhargonin diplomatik. Dhe, konkludova se popullata në Maqedoni, Qeveria, bëjnë përparim më ndryshe dhe më të madh drejt Evropës. Por, në asnjë stacion këtu askujt nuk i premtova datë për anëtarësim, madje edhe atyre që nuk kanë filluar bisedime nuk u premtova…
Author: Semi
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar kërkesën e komunës s ë Studeniçanit për fillimin e procedurave dhe ndërtimin e një shkolle fillore në Ljubosh të komunës së Studeniçanit. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e Komunës së Studeniçanit për fillimin e procedurave të prokurimit publik për lidhjen e kontratave shumëvjeçare për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të një shkolle fillore të re në vendin e quajtur Ljubos-Batincë të komunës Studeniçan” tha zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakoski për Almakos. Nga komuna e Studeniçanit thonë se të gjitha dokumentet e…
U anulua fillimi i gjykimit për arrestimin e Lube Boshkovskit për të cilin Prokuroria Speciale ka ngritur kallëzim për torturë. Gjykata Penale pret vendimin e Apelit pas ankesës së PSP-së. Nga ekipi i Katica Janevës u ankuan për vendimin e gjykatëses Monika Bahçovanovska e cila ishte e prerë se nuk ka bazë që penalisht të ndiqet ish drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, si porositës eventual i arrestimit brutal të Boshkovskit. Në sallë u paraqitën gjashtë policët, pjesë e njësitit “Alfa”, të cilët para shtatë viteve e arrestuan Boshkovskin para restorantit “Vodenica” në Shkup. Ata kërkuan të mos incizohen në…
Për pesë monumente të donuara, në mes të cilëve edhe monumenti i Qoses, është inicuar procedurë penale për arsye se qyteti mori një letër nga ndërmarrja e cila i ka lyer, se monumentet nuk janë paguar nga shoqata-donatori. Këtë sot e vuri në dukje kryetari i komunës Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen nëse shoqata që ka donuar monumentin e Qoses është paraqitur që ta ngre. Shilegov nuk e komentoi vendimin e Keshillit të Komunës Sopishtë për vendosjen e monumentit të Qoses në komunën e tyre. https://youtu.be/CodaaCdvAZQ
Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni “Matusiteb“, organizoi konferencë shkencore, me rastin e 70 vjetorit të dënimit me burg të shumë pjesëtarëve dhe ekzekutimit të 4 dëshmorëve të Lëvizjes Juxhel, të cilët llogariten edhe si simbol i kësaj lëvizjeje. Drejtori i Matusitebit, Hysref Emin, tha që këta dëshmorë duhet të nderohen pasi kanë qenë bartësit kryesor të kauzës turke në Maqedoni. HYSREF EMIN, DREJTOR I MATUSITEB-IT “Lëvizja Jyxhel është një çështje apo një kauzë tepër e rëndësishme nga e kaluara e afërme e turqëve në Maqedoni dhe mendoj se me të vërtetë kemi nevojë t’i njohim nga afër këta persona dhe këtë lëvizje”…
Nga viti shkollor 2018/2019 parashikohet vendosja e gjuhës boshnjake në mësim të rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar, me çka sillet mundësia që pjesëtarët e bashkësisë etnike boshnjake të mësojnë në gjuhën e tyre amë. Që të mund të realizohet kjo, siç sqaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, Qeveria në seancën e djeshme e ka miratuar Informatë për përgatitje të sistemit arsimor. “Gjatë periudhës së ardhshme duhet të bëhen të gjitha përgatitjet që kjo të implementohet dhe nga viti shkollor 2018/2019 është planifikuar gjuha boshnjake të sillet në mësimin e rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar”, tha Boshnjakovski. Sqaroi se MASH, përkatësisht Byroja…
Prej sot dhe në dhjetë ditët e ardhshme, të gjithë të interesuarit, persona fizik apo juridik, të vendit ose të jashtmit mund të dorëzojnë fletparaqitje te Shërbimi i Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë për pjesëmarrje në ankand publik për veturën “Mercedes-Benz C 600”, transmeton Portalb.mk. Çmimi fillestar është 14.372.208 denarë dhe është përcaktuar në bazë të vlerësimit të bërë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Byrosë së Ekpertizave Ligjore, ndërsa shpallja është publikuar në rubrikat e gazetave “Nova Makedonija”, “Slloboden Peçat” dhe “Koha”. “Seriozitetin e ofertës të interesuarit e garantojnë me dorëzimin e garancisë bankare në shumë…
Etniteti rom ka marrë vetëm 0.006 për qind nga buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës për realizimin e projekteve për këtë vit. Kryetari i Qendrës kombëtare rome, Ashmet Elezovski, thotë se kjo paraqet skandal të pa parë, sepse paratë nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë, ndërsa nga 2.500 projektet e miratuara për gjysmën prej tyre nuk dihet kush dhe përse i ka fituar dhe se si do ti realizojë ato projekte, njofton Koha. “Për një festival fëmijësh për romët janë miratuar vetëm 30.000 denarë, ndërsa vazhdimisht thuhet se fëmijët janë ardhmëria ynë, ndërsa për punë tjera të pa…
Anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion u janë paguar harxhime për rrugë pasi që kanë ardhur në seanca, ndërkaq pagesa është kryer në bazë të dëshmive jo të besueshme. Disa anëtarë fare nuk kanë shkuar në ardhur në punë, kështu që vetëm kanë ardhur kur ka pasur seanca të komisioneve, edhe pse ata janë persona të punësuar të cilëve u paguhet rrogë bruto dhe të njëjtët çdo ditë duhet të shkojnë në punë. Të njëjtët kanë dorëzuar tre dëshmi për harxhimet rrugore për një ditë të njëjtë, gjegjësisht ka rast kur anëtar i komisionit në të njëjtën ditë ka qenë jashtë…
jashtë persona janë arrestuar në aksionin që nga data 20 deri më 23 të këtij muaji e zbatoi Reparti për policinë kriminalistike pranë SPB-së, Ohër./Portalb/ Bëhet fjalë për masa që policia i zbaton në drejtim të gjetjes së personave të cilët kryejnë prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore. Në suaza të aksionit, sipas urdhrit paraprak të Gjykatësit të procedurës paraprake, janë kryer disa bastisje në shtëpitë dhe hapësirat e tjera, në automjetet e udhëtimit, si dhe kontrolle të personave. Megjithatë janë gjetur dhe marrë rreth 60 gramë drogë narkotike marihuanë, 10 gramë…
Zv/kryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, përmes faqes së tij në facebook sot ka shpalosur emrat që do të përfaqësojnë BDI-në në eshalonin e tretë, me çka ai edhe ka përvetësuar si të veten këtë të arritur të BDI-së për të cilën kanë kontribuar shumë anëtarë dhe përfaqësues të saj. Vendimi për emërimin e drejtorëve dhe zv/drejtorëve është i vonuar, edhe atë një vit e gjysmë, pasi të njëjtit nuk u emëruan menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, atëherë kur LSDM me urgjencë shpalosi kuadrot e saja. Kjo vonesë e emërimit të drejtorëve nga BDI-ja, si…
Mediat greke kanë shkruar për protestën e mbrëmshme në Shkup duke theksuar se protestuesit kanë djegur flamurin grek. “Protestë e nacionalistëve në Shkup – e kanë djegur flamurin grek”, “Shkupjanët radikalë kërkojnë ndërprerje urgjente të negociatave në KB”, “Shkupi: radikalizëm i nacionalistëve – linjat e kuqe nga Zaevi” janë pjesë e titujve me të cilat gazetarët grekë e kanë publikuar lajmin për protestën në Shkup. “Shumë protestues kanë pasur flamuj me diellin e Verginës, ndërsa disa prej tyre e kanë djegur flamurin grek. Mes pjesëmarrësve ishin edhe mitropolitë nga kisha përçarëse ortodokse e IRJM-së, të cilët iu drejtuan popullit”,- shkruan…