Author: Semi

Sektori për punë të brendshme në Strumicë ka lëshuar padi penale për keqpërdorim detyre për personin B.V (54) vjeç nga Novo Sella e Strumicës dhe për personin A.B (54) për dyshime rreth keqpërdorimeve për një person juridik nga fshati Mokrino në Novo Sellë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për keqpërdorime të naftës gjatë procesit të pastrimit të shtratit të lumit ku ishin ndarë rreth 6000 litra naftë. Gjithashtu padi është ngritur edhe për dyshimet rreth dokumentacionit të komunës për personin V.S (51) për mos prokurorimin e dokumenteve të Komunës.

Lexo më Shumë

Deputeti i Besës, i krahut të Bilall Kasamit,  Fadil Zendeli sot në Komisionin për zgjedhje dhe emërimeve  ka mbështetur kandidaturat e pushtetit për plotësimin e vendeve të zbrazura në Gjykatën kushtetuese dhe në Këshillin e prokurorëve. Deputeti Zendeli ka mbështetur kandidaturën e Avokatit të shtetit, Naser Ajdarit për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, kurse para disa kohësh e kishte refuzuar kandidaturën e Ajdarit si anëtarë në Këshillin e Prokurorëve duke arsyetuar se kuadro të tilla mund të partizojnë institucionet e drejtësisë. Ndryshimin e qëndrimit brenda dy javësh lidhur me zgjedhjen e Ajdarin, deputeti Zendeli e sqaron me frikën se BDI do…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër R.G (48) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. “Në periudhën prej 05/08/2016 deri më 21/09/2017 i denoncuari si punonjës në SHA “Postat e Maqedonisë” – dega në Prilep, gjatë kryerjes së kontrollit mujor në postë në fshatin Dollnen, ka përgatitur procesverbale me përmbajtje të pavërteta”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më tej ata shtojnë se në këtë mënyrë, ai ka mundësuar që N.P (28) dhe V.P (27) të dy nga fshati Dollnent, të përfitojnë në mënyrë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, mori pjesë në takimin e punës të kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker dhe Kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov, si kryeministër i vendit kryesues me BE-në, me shefat e shteteve dhe qeverive nga Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Sofje, transmeton MIA.  Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederika Mogerini dhe eurokomsiari për Zgjerim, Johanes Han. Porosia nga ky takim pune është se BE-së i duhen lajme të mira nga Ballkani, si dhe se…

Lexo më Shumë

Në kuadër të press konferencave të organizuara në lidhje me fushatën “Е vërteta për BDI-në“, zëdhënësi i NP Komunalec, Mirtezan Selimi, shpalosi sot të dhëna në lidhje me keqpërdorimet e kryera gjatë mandatit të udhëhequr nga kuadro të kësaj strukture, e që kanë të bëjnë me këtë ndërmarrje, transmeton Portalb.mk. Jua sjellim në mënyrë integrale: “Të nderuar qytetarë, përskaj shumë keqpërdorimeve që janë bërë në ndërmarrje, ne sot do t’ju njoftojmë   për një keqpërdorim që është bërë ndaj një donacioni të huaj, konkretisht bëhet fjalë për donacion Finlandez të cilët në bashkëpunim me komunën e Gostivarit në burimin e lumit Vardar…

Lexo më Shumë

Ka përfudnuar takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi. Pas përfundimit të takimit Gashi i njoftoi mediat se për çfar kanë biseduar me kryeministrin dhe foli për mundësinë e përfshirjes së Lëvizjes BESA në Qeveri. “Në vazhdën e takimeve me liderët e partive politike sot e takova kryeministrin e vendit, patëm një takim shumë të frytshëm. U dakorduam që brenda muajit mars është mirë të fillohen negociata që edhe BESA të jet pjesë e shumicës parlamentare, por do të mbetet të shohom në vazhdim se si do të rrjedhë ky proces, kryeministri ishte…

Lexo më Shumë

Duke filluar nga sot, 1 mars, deri më 7 mars, me aktivitete kulturore Komuna e Çairit do të shënojë Javën e Mësuesit e cila vjen në vazhdën e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, njofton Portalb.mk. Aktivitet kanë filluar sot, në Shkollën Fillore “Imri Elezi” ku është zhvilluar konkursi letrat me karakter garues. Për çdo pjesëmarrës në këtë aktivitet Shtëpia Botuese “Shkupi” ka dhuruar nga një libër e kurse tre vendeve të para, do t’ju ndahen çmimet më 7 mars, në ora 11:00 në Qendrën Kulturore Informative në Shkup, “Shkupi” do t’ju dhurojë nga një komplet të librave. Më 5 mars, e hënë,…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme, me propozimi të kryetarit Petre Shilegov ka vendosur për shtrenjtimin e çmimit për Ndërmarrjen RZH, në kudër të kompleksit Zhelezarë. Kjo ndërmarrje nga viti 1997 deri në vitin 2016 nuk kishte paguar ujin, ndërsa pastaj ka pasur ujin me çmime të privilegjuara të ujit, prej 2.54 denarë për një metër kub, respektivisht 3.5 pas viti 2017. Ndërmarrja në krahasim me qytetarët ka paguar dhjetëfish më pak për një metër kub ujë, ndërsa 16 herë më lirë në krahasim me subjektet tjera afariste. “Me çmimin e ri që do e paguaj “RZH…

Lexo më Shumë

Përvojat e Sllovenisë në shfrytëzimin e mjeteve nga fondet evropiane të kohezionit dhe mbështetja që i nevojitet Republikës së Maqedonisë për përforcimin e kapaciteteve administrative për menaxhim me programet IPA për bashkëpunim territorial, ishin tema të bisedës të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu në Lubjanë me ministren sllovene, kompetente për zhvillim dhe politikë evropiane të kohezionit, Alenka Smerkolj. /TetovaSot/ Siç kumtoi Minsitria e Vetëqeverisjes Lokale, Fazliu e theksoi mbështetjen që ia jep Sllovenia Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues dhe e ceki nevojën për këmbim të përvojave për zbatim mët ë suksesshëm të programeve IPA për bashkëpunim territorial që…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka shprehur interes të kyçet në Indeksin për Antikorrupsion të Transparency International  – mbrojtje dhe siguri, nëpërmjet të cilit bëhen vlerësime të efektivitetit dhe përforcimit të kontrolleve institucionale dhe joformale në ballafaqimin me rrezikun nga korrupsioni në mbrojtje dhe institucionet e sigurisë. Siç informojnë nga Ministria, kjo është theksuar në takimin e sotëm të ministres së Mbrojtjes, Radimilla Shekerinska me Metodi Zajkov, sekretar i përgjithshëm i Transparency International për Maqedoninë dhe Karolina MekLahlan, menaxhere për hulumtim dhe politikë – konflikte dhe pasiguri nga zyra ndërkombëtare e Transparency International. “Qëllimi i kyçjes do të jetë të përmirësohet puna e institucioneve nga…

Lexo më Shumë

Nëse ekziston disponim nga qeveria e tanishme në Shkup, duhet ta shfrytëzojmë atë, tha ish-kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu në një bisedë me gazetarët grekë që po i ndjekin debatet parlamentare, publikoi edicioni onlajn i gazetës “To Vima”. Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, ai potencoi se zgjidhja gjithsesi do ta përmbajë termin Maqedonia. “E kuptoj qëndrimin e popullit i cili reagon dhe ka marrë pjesë në protesta, por vlerësoj se nuk mund të ekzistojë zgjidhje për emrin e IRJM-së pa u përfshirë termi Maqedoni. Duhet realisht ta vendosim dilemën para nesh. Një është idealja, por tjetër është mundësia”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot e pranoi çmimin e parë nga SELEK, organizatë për luftë kundër krimit të organizuar në Evropën Juglindore, për pjesëmarrje në aksion ndërkombëtar për konfiskim të marihuanës. Për këtë sot në konferencë për shtyp me rastin e konfiskimit të 143 kilogramëve marihuanë, informoi drejtori i Byrosë për siguri publike, Llaze Vellkovski. Çmimin për vend të aprë e pranoi personalisht ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nga drejtoresha e SELEK, Snezhana Maleeva. Duku përjgigjur në pyetje të gazetarëve, drejtori Vellkovski tha se policia ka identifikuar person i cili ka marrë pjesë në djegien e flamujve…

Lexo më Shumë