Klinika e Neurokirurgjisë e cila është e vetmja në shtet ku mund të kryehen operacione neurokirurgjike, deri në mesin e muajit maj do të rikonstruohet, me çka do të zvogëlohet kapaciteti i pranimit të pacientëve. Më muajin shkurt u njoftuar se Klinika për Neurokirurgji do të rikonstruohet tërësishtë në Departamentin për mjekin intensiv dhe Departamentin për mjekim spitalor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në njoftim thuhet se gjatë kësaj periudhe në këtë institucion shëndetësor do të pranohen vetëm rastet urgjente.
Author: Semi
Kuvendi dhe institucionet të cilat dërgojnë raporte vjetore në Kuvend kanë arritur të përcaktojnë formatin se si do të duhet të duket raporti. Ky format i raportit u prezantua në takimin e dytë ndërmjet Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe përfaqësuesve të organeve dhe institucioneve të cilat dërgojnë raporte vjetore në Kuvend. Sipas kryetarit të Komisionit, Aleksandar Kiracovski, në procesin e krijimit të formatit të raportit morën pjesë deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. Deputeti i LSDM-së Hari Llokvenec, si udhëheqës i grupit, deklaroi se me këtë format të llogaridhënies, institucionet do të kenë më shumë përgjegjësi…
Maqedonia dhe Serbia këtë fundjavë duhet t’i vazhdojnë bisedat rreth transportit të miellit serb në vend. Nëse nuk arrihet zgjidhje e pranueshme për të dy palët, siç paralajmëroi dje ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve, Rasim Ljajiq, Serbia do të vendos kundërmasa. “Që të mos vendosen kundërmasa si alternativë e vetme nëse nuk arrihet marrëveshje, Maqedonia dhe Serbia, në çdo mënyrë do të mundohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të dy palët”, tha Ljajiq dhe shtoi se nga kundërmasat dëm do të kenë pronarët nga të dy anët, ndërsa do të rrezikohen edhe marrëdhëniet e përgjithshme…
Java shqiptare e trashëgimisë, ritualet e dasmës në Kërçovë, traditat në rajonin e Kumanovës, Pehlivanët në Studeniçan, Karnavalet e Bozovcës, janë disa prej projekteve për mbrojtjen e trashëgimisë jomateriale të cilat do të realizohen gjatë këtij viti me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe pjesë e Programit vjetor, shkruan gazeta Koha. Edhe këtë vit, në Veprimtarinë muzeale dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale – numri i aplikimeve dhe projekteve shqiptare në këtë sferë ka qenë i kufizuar, si nga shoqatat, ashtu edhe nga institucionet, apo komunat. Instituti i Trashëgimisë shënon numrin më të madh të projekteve të paraqitura, ndërsa pjesa…
Ne jemi shumë të interesuar për sukse në diplomacinë pasuese që është në proces, tha ambasadori i SHBA në Greqi lidhur me bisedimet e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Almakos. Duke folur në panel diskutimi në kuadër të Forumit ekonomik në Delfi të Greqis, Geoffrey Piaat, tha se mënyra më e mirë për të ndihmuar është të mos spekulojë shumë për procesin dhe perspektivat. “Ajo që unë dua të them është shumë e qartë për Shtetet e Bashkuara se të dyja palët, qeveria greke dhe qeveria në Shkup e shohin këtë si një moment mundësi për të lënë çështjen…
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti duke folur për zhvillimet aktuale sa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit, thekson se ka elemente pozitive në këtë proces, por sipas tij është shqetësues fakti se shqiptarët nuk janë të informuar sa duhet. “Përfaqësimi i shqiptarëve në këtë proces nuk duhet të shihet në aspektin fizik se kemi aty një ministër apo një zyrtar tjetër. Me rëndësi është të jetë një përfaqësues që do ta barte dhe përfaqësonte një koncensus dhe element shqiptar në këtë proces. Shqiptarët duhet të jenë aktiv në këtë proces dhe jo të anashkaluar. Fatkeqësisht në takimin…
Ahmeti është politikan i mençur dhe me përvojë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski para takimit të nesërm me të. Ai në një intervistë në emisionin “Samo vistina” të Kanal 5 tha se pret që ky takim të jetë fillim i shoqërisë së re, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk. “Ahmeti është politikan i mençur dhe me përvojë. Unë si më i ri ndoshta do të mësoj ose do të marr ndonjë specifikë pozitive nga ajo bisedë. Absolutisht e respektoj si politikan dhe si njeri. E di se nga ajo bisedë do të marrim të dy benefite pozitive për partitë tona…
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klood Junker, pas kthimit nga turneu i Ballkanit Perëndimor, për Euronjuz deklaroi se BE-ja nuk kryen presion ndaj Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e emrit. “Presioni nuk është një mjet që ne duhet të përdorim. Ne inkurajojmë Greqinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e emrit, të angazhohen në negociata, ne nuk duhet të ndërhyjmë, thotë Juncker. Ai refuzoi të përgjigjet edhe në pyetjen e gazetares për atë nëse është e arsyeshme kërkesa e Greqisë që Maqedonia ta ndryshojë Kushtetutën./Almakos
VMRO-ja e ka nisur sot ditën me një komunikatë ku sulmon politikën e policisë për të konfiskuar makinat që parkohen në vende të gabuara. Ish partia në pushtet vlerëson se LSDM po përpiqet që të bindë qytetarët se ‘merimangat’ po i sulmojnë punonjësit e policisë, ndërkohë që një djalë i ri është therur me thikë dhe është në gjendje kritike. “Krime, zhvatje dhe dhunë mbretëron në rrugë dhe Ministrinë e Brendshme mbyllë njërin sy. Kriminelët amnistohen, ka fundosje ekonomike. Varfëria dhe papunësia janë në rritje. Të hollat, në vend të projekteve kapitale shkojnë në xhepat e zyrtarëve të LSDM-së”, thuhet…
Politika aktuale dhe gjendja ekonomike e Maqedonisë, reformat, çështja e emrit dhe marrëdhëniet mes opozitës dhe pushtetit, do të jenë disa nga temat e takimit të sotëm të parë zyrtar mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Mickoski dje tha se pret që takimi me Ahmetin të jetë i suksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai gjithashtu ka thënë se partia e tij ka fakte për shumë çështje për përmirësimin e jetës së qytetarëve, të cilat do t’i prezantojë në takim. Në takim pritet të bisedohet edhe për ligjin e gjuhëve, për të cilin zyrtarë nga BDI-ja…
Qytetarët të cilët janë shkyçur nga sistemi i ngrohjes në Shkup, do të protestojnë edhe nesër për herë të 155-të. Në protesta do të flitet për takimet e ardhshme me institucionet dhe mendimin e Gjykatës së Lartë për pagesën e Balkan Energy Group dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes, tanimë për tre vite protestojnë për llogaritë e tyre për të cilat thonë se nuk janë reale. Rreth 12 mijë familje të cilat janë shkyçur nga sistemi i ngrohjes, çdo muaj paguajnë fatura prej 500 deri 1200 denarë, varësisht nga madhësia e…
G.D i lindur në vitin 1996, është personi i cili sot në mëngjes ndërroi jetë në Shkup, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i banesës në rrugën “Bojmia”. Vdekjen e të riut e kanë konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes.