Author: Semi

Koordinatori i grupit të punës për revidimin e projektit “Shkupi 2014”, Miroslav Gërçev mbrëmë në Kanal5 ka theksuar se ky trup ka qasje të njejtë ndaj përmendoreve, pa dallim se ato janë maqedonase apo shqiptare./Gazeta Lajm/ “Përreth qendrës në kuadër të projektit Shkupi 2014 ka edhe tre përmendore shqiptare. Të trija janë vendosur nga komuna, dhe jo nga Kuvendi, që ka kompetencat si organ i vetëm për vendosjen e përmendoreve. Ju garanotj se për këto përmendore rekomandimi do të jetë për heqjen e tyre dhe gjendja të kthehet si ka qenë”, ka theksuar Gërçev. Në pjesën qendrore të Shkupit janë…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Penales, Vladimir Pançevski dy orë ka deklaruar rreth padisë së ngritur kundër prokurores speciale, Katica Janeva dhe gjykatëses nga Gjevgjelia, Zllata Popova. Bëhet fjalë për urdhrin e lëshuar për bastisje në zyrën dhe shtëpinë e tij. Pançevski nuk shpalosi hollësira pasi rasti është në fazën para- hetimore. Nga Prokuroria ka kërkuar që kur të merret në pyetje Janeva, edhe ai të jetë prezent dhe drejtpërdrejtë t’i parashtroj pyetje. “Pala e dëmtuar ka të drejtë të propozojë prova, të tregojë fakte, të jetë i pranishëm dhe t’i japë propozime prokurorit publik, do të thotë gjatë gjithë tërë procedurës”-…

Lexo më Shumë

Poroj, u hap një ekspozitë kushtuar pishtarëve të arsimit shqip në këtë shkollë, punës dhe angazhimit maksimal të tyre në kohërat më të vështira. Kryetarja  e Tetovës, Teuta Arifi, tha me këtë rast se përpjekjet në këtë kohë duhet të fokusohen në rritjen e cilësisë në arsim. “Ajo që ne duhet t’ia vendosim si përparësi vetvetes është se çka dhe si mësojmë në shkollat dhe universitetet tona dhe ngritjen e kualitetit për t’u bërë konkurrentë në tregun ndërkombëtar të dijes, që e bën një popull dhe një komb, të njohur dhe të vlefshëm në këtë proces”,- tha kryetarja e komunës…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sot u takuan me Presidentin e Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev. Gjatë takimit u bisedua për përmirësimin e kushteve të gazetarëve që raportojnë nga seancat gjyqësore dhe për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, e përkrahi praktikën e re e presidentit Xholev në lidhje me transparencën e institucionit. “Ne iu sugjeruam institucioneve të mbajnë brifingje të rregullta me gazetarët, sepse në këtë mënyrë rritet transparenca e institucionit dhe zvogëlohet mundësia për publikimin e lajmeve të pakontrolluara”, theksoi Selmani. Gjatë takimit u diskutua edhe për…

Lexo më Shumë

Me vendim të Gjykatës së Apelit të Maqedonisë është refuzuar  një ankesë e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Sipas Agjencisë Informative të Maqedonisë  (AIM), refuzimi është në lidhje me kërkesën e PSP-së që e njëjta ti ndjek penalisht pesë gjykatës të Gjykatës Administrative. Ndryshe, pesë gjykatësit duhej të akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në lidhje me parregullsi zgjedhore, gjatë dhe pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Lexo më Shumë

Profesoresha e Fakulteti juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Besa Arifi, në një intervistë për Almakos flet për debatin e vështirë për Ligjin e gjuhëve me intelektualë maqedon dhe për pengesat për zbatimin e këtij ligji nga presidenti Gjorge Ivanov dhe opozita maqedone. Profesoresha Arifi komenton edhe mënyrën e veprimit politik të partive shqiptare, të cilat në vend të angazhohen për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit, u premtojnë shqiptarëve koncepte të cilat janë të pazbatueshme. Arifi inkurajon partitë shqiptare të përmirësojnë cilësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe të mos përqëndrohen vetëm në rritjen…

Lexo më Shumë

Arsim Zekolli, ish ambasador, për emisionin VOX në TV Shenja ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me çështjen e emrit. Ai ka kërkuar që shqiptarët të përfshihen në këtë problematikë. Zekolli ka thirrur universitetet shqiptare në formulimin e qëndrimit shqiptar rreth kontestit me emrin e Maqedonisë, transmeton gazeta Lajm. “Varësisht se si ndryshohet emri, se pari versioni I parë I mos ndryshimit do të vazhdon skenimi I vendit. Do të vazhdon ikja e rinisë, shmangja e procesit ne vijim e sipër të integrimeve sa do që të jetë e ngadalësuar, do të vazhdon një skenar I groposjes se Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Teatri i Tetovës për disa muaj me radhë nuk ka pasur ndonjë shfaqe për t’i ”ushqyer” me kulturë tetovarët. Sulejman Rushiti është regjisor i shfaqjes së parë të vitit 2018 e cila është vepër e Ben Johnson e cila u modifikuar nga Stefan Cvajg. Kjo shfaqje do të shfaqet më 9 mars (e premte) nga ora 20:00 në ambientet e Teatrit të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në këtë shfaqje luajnë: Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Berat Saliu, Argjenda Hasani, Hasim Memishi-Sopi, Elmedina Ameti, Shkumbin Zeqiri, Linda Shabani dhe Sami Mustafa-Jacky. Rushiti për Telegrafi Maqedoni ka thënë ”Volpone, e shkruar nga Ben Johnson dhe dramatizuar…

Lexo më Shumë

Bojan Iliq, vëllai i të akuzuarit Boban Iliq, për vrasjen e Almirit 4-vjeçar, po dëshmon sot ne Gjykaten Themelore në Kumanovë. Ai po dëshmon për herë të dytë me kërkesë të palës mbrojtëse. Herën e kaluar atij nuk i ishin bërë pyetje të kryqëzuara nga mbrojtja. Gjatë seancës së sotme duhet të dëshmoj edhe  Tanja Dimkovska, e cila ka qenë në veturë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Para ca kohe kryeprokurori Ljubomir Joveski konfirmoi se lënda është ri-kualifikuar nga vrasje me paramendim në aksident me pasojë vdekje dhe se lënda është kthyer në rigjykim. Për rikualifikimin e lëndës ditë…

Lexo më Shumë

Mungesa e njërit nga avokatët e mbrojtës ka bërë sot të shtyhet për 19 prill gjykimi për rastin e ngritur nga Prokuroria Speciale. Herët tjetër gjykimi është shtyrë për mungesën e provave sepse ato ishin në shqyrtim në një gjykatë tjetër. Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës penale duke ua zvogëluar dënimin të akuzuarve. Në vitin 2013 për rastin „Spiun“ u dënuan 18 persona për spiunim, kërcënim dhe armë-mbajtje pa leje. Me vendimin e gjykatës penale  ish agjenti Marjan Efemov u dënua me 15 vite burgim,  kurse ish gjenerali Goran Stojkov me 9 vite. Të…

Lexo më Shumë

Është rrahur sot para banesës së tij në lagjen Aerodrom të Shkupit, Branko Sinadinovski. Deri tani nuk dihen arsyet dhe autorët, përveç se ngjarja ka ndodhur në pikën e ditës, njofton Medial.mk. Nga policia as nuk e kanë konfirmuar as edhe demantuar rastin në fjalë. Sinadinovski është ligjëruesi universitar me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni, së fundmi doli publikisht dhe deklaroi prejardhjen e tij etnike. Ai është themelues i Bashkësisë fetare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni. Ndryshe, Sinadinovski është autor i disa librave, dhe njihet pδr afërsinë me liderin e BDI-së, Ali…

Lexo më Shumë

Bojan Iliq dëshmoi në cilësinë e dëshmitarit në rastin e Almir Aliut. Vëllai i të akuzuarit Boban Iliç, i cili ishte në veturë natën kur u shtyp për vdekje Almiri 4 vjeçar, para trupit gjykues dha deklaratë kundërthënëse. Ai tha se nga shmangja e parë me veturë kanë kthyer në anë të majtë dhe janë gjetur para një trari. Ndërsa rruga për të cilën dëshmoi ai, në fakt ndodhet në të djathtë. Më pas në pyetjen e prokurores së lëndës Suzana Kusigerska, Bojan Iliq tha se paraprakisht nuk ka thënë se janë kthyer në anën e majtë. “Isha në veturë,…

Lexo më Shumë