Aleanca për Shqiptarët i quan lojëra veprimet e partnerëve të koalicionit lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Lideri i kësaj partie, Ziadin Sela thotë se këto dy parti edhe kur ishin në pushtet në vitin 2002-206 nuk kishin votuar këtë ligj të paraparë me Marrëveshjen Kornizë. Sela kujton edhe njëherë se Qeveria aktuale u formua mbi kushtëzimin për miratimin e Ligjit për gjuhët dhe se numrat e këtij subjekti garantuan shumicën në Kuvend. Këto lojëra politike të LSDM-së më ngjajnë me kthimin e saj në identitetin e saj dhe burimin e saj. Ky ligj për përdorimin e gjuhëve është…
Author: Semi
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot deklaroi se asgjë nuk fshihet në rastin me sulmin e polices nga anëtari i BDI-së, Bekir Asani. Duke folur para gazetarëve, ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë atë që ka pasur, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është dorëzuar dokumentacion i plotë në Prokurorinë Publike, me gjithë informacionet që kanë të bëjnë me këtë rast. Gjitha informacionet që ka pasur MPB-ja janë dorëzuar në Prokurori”, tha Spasovski. Përndryshe, para disa ditëve Bekir Asani i cili është anëtar i BDI-së, kishte sulmuar një zyrtare policore, pasi e njëjta kishte vendosur t’ia ngrejë…
Qyteti i Shkupit do të ndërtojë një zinxhirë teleferik që do të zbresë nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Kala, përmes lumit Vardar në Parkun e Qytetit pranë stadiumit, transmeton gazeta Lajm. Sipas projektit, do të jetë në gjatësi prej 400 metrash, do të pajiset me pajisje të përshtatshme sigurie dhe sistem frenimi që do të rregullojë shpejtësinë e lëvizjes. Tenderi për ndërtimin e teleferikut do të shpallet në pranverë dhe do të operohet nga NTP “Shkup” ose ndonjë koncesioner private. “Për ndërtimin e kësaj përmbajtjeje të re turistike dhe rekreative, planifikohet të harxhohen mes 2 dhe 3 milion denarë.…
Komuna e Haraçinës, nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar se do të sigurojë transport shkollor për nxënësit me aftësi të kufizuara. “Komuna ka për obligim për ta siguruar ose për t’ju ofruar transportin shkollor. Mirëpo kanë kaluar shumë dhe vite askush nuk është kujdesur për fëmijët me aftësi të kufizuara apo fëmijët normal”, thuhet në kumtesë. Kryetarja e Haraçinës Milikije Halimi pohon se ky transport së shpejti do të ju ofrohet fëmijëve nga Komuna e Haraçinës. “Nëse fëmijët me aftësi të kufizuara për shkak të kufizimeve e kanë të vështirë shkuarjen dhe ardhjen në shkollë”, tha Halimi.
Takimet e shpeshtuara të Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski, mund të rezultojnë edhe me koalicion të gjerë qeveritar e cila bashkërisht do ta bartë barrën lidhur me zgjidhjen e çështjes së emri. Kështu vlerëson Jove Kekenovski, ish anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe politikan aktual, në një deklaratë për Tv Telma. Sipas tij, optimizmi i matur që tregojnë të dy palët, krijon përshtypje se po shkrihen dallimet mes tyre dhe se me siguri do të arrijnë të merren vesh lidhur me përkrahjen e ligjeve reformuese, të rëndësishme për rekomandimin e BE-së. Sipas Kekeonvski, VMRO-DPMNE tani…
Në Maqedoni rritet numri i të sëmurëve nga tumori në mushkëri, bën të ditur drejtori i Klinikës Universale për Pulmologji dhe Alergologji, Dejan Dokiq. Në punëtorinë në këtë klinikë u prezantua zbatimi i bronkoskopisë ndërhyrëse përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, për çdo vit ka shumë të prekur me tumor në mushkëri. Si mënyrë trajtimi Dokiq thotë se duhet të bëhet ndërhyrje kirurgjikale, ose rrezatim. Një formë tjetër që propozohet është edhe hemoterapia.
30 000 kopje gjithsej, nga 150 libra për bibliotekat e të gjitha shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe dhe nga një libër dhuratë për të gjithë arsimtarët shqiptarë në Maqedoni. Ky është aktiviteti kulturor i Shtëpisë Botuese “Logos -A” që realizohet me rastin e Ditës së Mësuesit – 7 marsit. “Ndërgjegjja” është titulli i dramës së pabotuar deri më tani të Sami Frashërit, që do të jetë dhuratë për të gjithë arsimtarët shqiptarë në Maqedoni. Ndërkaq “Gratë” është titulli i librit, po ashtu të Sami Frashërit, e që do të jetë dhuratë për të gjithë arsimtaret shqiptare të Maqedonisë.…
Me lëndime në kokë dhe trup, me fytyrë të ënjtur dhe 6 dhëmbë të thyer. Kështu kaloj Branko Sinadinovski pas rrahjes brutale të dy personave afër banesës së tij një ditë më parë. Ai ka qenë edhe katër herë fizikisht i sulmuar por deri tash siç thotë, asnjëherë policia nuk i ka kapur sulmuesit. “Mu vërsulën si qen. Asnjë fjalë nuk ma thanë, askush asgjë nuk fliste. Kjo ishte e tëra me gjak. Më goditën në kokë”, u shpreh Brank Sinadinovski. G: A keni mundur t’i identifikoni personat? B.S: Jo, jo. G: Kush mendoni se mund të ketë dashur t’ju…
Qeveria e Maqedonisë mori sot 56 milionë euro hua të reja, të cilat duhet që t’i kthej të nesërmen. Përllogaritja tregon se nga fillimi i vitit, e deri tani, Qeveria ka marrë 700 milionë euro hua, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për huamarrjen e sotme, VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se huamarrja si instrument financiar lejohet vetëm nëse mjetet shfrytëzohen për investime kapitale. Sipas tyre, Qeveria ka bërë gjashtë herë më pak investime kapitale, dhe se huamarrjet duhet të marrin fund.
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias në gjysmën e dytë të muajit duhet të arrijë në Shkup dhe ta prezantojë projekt – versionin për zgjidhjen e kontestit me emrin. /Gazeta Lajm/ Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev dhe shtoi se Koxias do të aterojë në aeroportin në Shkup dhe do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërsa raundi i ri për procesin negociues nën udhëheqjen e ndërmjetësuesit, Methju Nimic pritet të caktohet në fund të marsit apo në fillim të prillit. Zaev, në takimin e së dielës me liderin e VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski tha…
Harxhimet e rrugëve për deputetët që llogariten sipas ligjeve aktuale paraqesin harxhim të madh për qytetarët. Përmes debatit duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme edhe për qytetarët edhe për deputetët. Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen nëse në Parlament do të propozohet ndonjë propozim për ndryshim të këtyre ligjeve, transmeton Gazeta Lajm. “Mund të blejmë vetura për të gjithë deputetë, t’u sigurojmë banesa në Shkup, mund t’i ndryshojmë mënyrat për udhëtim përmes riorganizimit të rregullores. Deputetët kanë javët për debat, për votim dhe të jenë me qytetarët, kurse qëllimi përfundimtar është që ta dëgjojmë…
Mësues e veprimtarë të arsimit u bën bashkë për të shënuar 131 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe dhe Ditën e Mësuesit. Me këtë rast Komuna e Çairit ndau mirënjohje për mësuesit e dalluar të shkollave fillore që gravitojnë në territorin e saj. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqip, kujtohen me respekt vepra e ndritur e mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar. Më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe e cila ishte shkollë me…