Tregtarët ilegal të Bit Pazarit në Shkup kanë protestuar edhe sot duke bllokuar hyrjen dhe daljen në drejtim të bulevardit “Kërste Misirkov”. Ata vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e tyre se do të protestojnë deri në lejimin e rikthimit të veprimtarisë së tyre, shitjes nëpër trotuare dhe përgjatë Bit Pazarit. Ndërkohë, dje kreu I Shkupit Petre Shilegov deklaroi se “durimit po i vjen fundi” duke shtuar se shumë shpejt do ti jepet fund kësaj proteste, nëse tregtarët në fjalë vullnetarisht nuk largohen nga rrugët. Ai edhe një herë apeloi deri te tregtarët të ndërpresin protestën dhe të legalizojnë biznesin e…
Author: Adijat
Muaji i Ramazanit njihet si muaj i mëshirës dhe shtrirjes së dorës së solidaritetit. Andaj, organizatat humanitare edhe sivjet vazhdojnë me traditën e tyre si deri më tani, me shpërndarje të pakove ushqimore për skamnorët, por dhe me aktivitete të tjera të cilat shënojnë këtë muaj të bekuar të agjërimit. Shoqata Humanitare “Legis” me pako ushqimi, u ndihmon jo vetëm familjeve të varfëra, por edhe refugjatëve të cilët janë të vendosur nëpër qendrat tranzitore ne vend. “Ne si organizatë humanitare kemi pako që vazhdimisht I dhurojmë për familjet nevojtarë para dhe gjatë këtij muaji. Përvec produkteve ushqimore pakot përmbajnë edhe…
Në klubin e deputetëve po mbahet takim i liderëve i thirrur nga kryeministri Zaev për të njoftuar për rrjedhën e bisedimeve për emrin dhe propozimin konkret “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”. Në takim po marrin pjesë presidenti Ivanov, kryepalrmentari Xhaferi, lideri i VMRO-së Mickovski ai i BDI-së Ahmeti dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.
Rasti “Alfa” është prodhim i qeverisë VMRO –BDI për të pastruar ish luftëtarët e UÇK-së. Kështu dyshon Jetullah Qerimi, vëllai i të dënuarit me burg të përjetshëm Rexhail Qerimi. Qerimi, në emisionin e mbrëmshëm VOX, u shpreh se vëllai i tij ka qenë shënjestër sikurse gjithë luftëtarët e tjerë të UÇK-së pas konfliktit të vitit 2001, pasi i pengonin pushtetit për të bërë politikat e tyre. Jetullah Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit “Atëherë ishte VMRO-BDI. VMRO-ja e kishte një qëllim, për të ju hakmarrë këtyre pesë personave, ose familjeve që kishin marrë pjesë në konfliktin e 2001-shit. Ata e arritën…
Në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” dje është parandaluar kontrabandim i një sasie të madhe të ilaçeve, që duhej të transportohej nga Maqedonia për në Mal të Zi. Siç njoftojnë nga MPB-ja, më 17 maj në vendkalimin “Bllacë e Poshtme” në dalje të Maqedonisë, në një makinë “Sharan” me targa të Maqedonisë është gjetur sasi e madhe e ilaçeve të destinuar për Malin e Zi. Për ilaçet personat e arrestuar nuk kanë poseduar asnjë dokument, ndërsa nuk i kanë paraqitur as për kontrolle doganore në dalje të Maqedonisë. Z.J i cili ka drejtuar makinën dhe A.H janë marrë në stacionin…
Banorët e fshatit Radushë me vite të tëra përballen me mungesën e transportit publik. Ata udhëtojnë me tren i cili qarkullon vetëm dy herë gjatë ditës dhe me furgona privat të cilët nuk kanë linjë të rregullt. Mungea e transportit publik rrëndon më shumë punëtorët dhe nxënësit. Këtë ta fundit në të shumtën e rasteve janë të detyruar ti lëshojnë orët e fundit për shkak të mungesë së transportit. Në këtë fshat nuk ka asgjë, komuna nuk interesohet, gjithçka shkon nga e prapa.06:00-13. Për autobusët nuk mund të mbështetemi tek shteti, nuk bëjnë asgjë. Shteti një tren na ka lëshuar…
Mjete teknike dhe një sasi të caktuar denarësh dhe dollarësh amerikan ka konfuskuar policia pas kontrollit të djeshëm në një objekt pa firmë në fshatin Tearcë të Tetovës që pa dokumentet e nevojshme ka punuar si bastore. Sipas të dhënave të policisë, kontrolli në objekt është kryer dje 15 minuta para orës 16 dhe këtu si i punësuar është gjetur A.I.(24) nga Jazhinca derisa si përgjegjës i objektit ka qenë A.M.(54) nga Tetova. Për shkak të punës pa licencë, në kundërshtim me ligjin, nga objekti me vërtetim janë konfuskuarpesë televizor, tre kompjuter, aq monitor, dy printer, një lexues, katër tastatura, katër tiketa…
Ministria e Drejtësisë do të ndryshojë ligjin për kundërvajtjet. Një risi kryesore është se niveli i gjobave do të reduktohet për 50%, informojnë për Alsta M ekspertë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve ligjore. Gjoba më e lartë për qytetarët parashikohet të jetë 500 euro dhe për kompanitë 1000 euro. Nëse është fjala për shkelje më të rëndë edhe niveli i gjobës duhet t’i tejkalojë këto shuma, atëherë procedura shkon në gjykatë – shpjegojnë ekspertë. Propozim teksti është tashmë në dispozicion në ENER. Qëllimi i zgjidhjes së re ligjore do të jetë kryesisht për zvogëlimin e gjobave për kundërvajtje. Pastaj…
Fillimi i mundshëm i negociatave me BE-në nuk varet vetëm nga zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit, tha Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në emisionin 360 Gradë. Deklarata e tij pasoi fjalimin e përmbajtur të presidentit francez Makron mbi dinamikën e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, e cila ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Në pjesën e NATO-s rezerva ka vetëm Greqia, meqë ky është proces prej një hapi që nuk mund të pengohet më tutje. Dhe nëse Greqia është dakord për zgjidhjen atëherë ne nuk kemi problem tjetër për NATO-n. Te çështja e BE-së, nuk kemi problem apo rezistencë…
Rreth 8 mijë kandidatë nga Tetova dhe rrethina që janë në procedurë të marrjes së lejes për vozitje në qendrën e vjetër për testime, “Auto-moto” kanë mbetur pa mundësi për vazhdim të procedurës, për shkak të skadimit të licencës për testime të kësaj shoqate dhe marrjes së licencës nga Qendra e re “Nju Driver”. Problemi qëndron tek zvarritja e punëve rreth bartjes së dokumenteve. Kandidatët që vinë në këtë Qendër për tu interesuar se ç`ndodh me dokumentet e tyre apo për të pyetur se ku të drejtohen për zgjidhje, hasin si zakonisht në dyer të mbyllura. Më interesant është fakti…
Nga MPB-ja njoftojnë se në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, dje në orën 21:30, gjatë kontrollit të pasaportës, është zbuluar se dokumenti i udhëtimit i T.R. (49) nga Republika e Shqipërisë është falsifikuar, gjegjësisht qëllimisht është dëmtuar apo shqyer një faqe e pasaportës dhe është ngjitur një pjesë e një pasaporte tjetër. T.R. (49) është privuar nga liria dhe është dorëzuar në SPB-në në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Ish ministrja e jashme e Maqedonisë, Ilinka Mitreva në emisionin “Samo Vistina”, ka thënë se ka qenë provokim, e jo rastësi i Këshillit të Evropës ku teksti i Deklaratës së Samitit të Sofjes ishte “Në dispozicion” në “gjuhën e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë”. “Unë nuk besoj se gjërat e këtij karakteri janë të rastit, unë mendoj se ka pasur një provokim këtu nëse do të përtypim apo jo …” ka thënë dje ish ministrja e jashme e Maqedonisë, Ilinka Mitreva. Ish-ministrja gjithashtu ka thënë se MPJ është dashur që të reagojë dhe duhet të reagojë “sepse kemi një gjuhë…