Bashkëpunimi midis gazetarëve dhe gjykatësve është mënyra e vetme për të përforcuar transprencën dhe besimin në gjyqësi. Gjykatësit duhet të jenë të kapshëm për gazetarët dhe regullisht ti informojnë ata për gjitha ndodhitë gjyqësore. Këto janë disa prej këshillave më të preferuara të eksperteve amerikan gjyqësor për të përforcuar bashkëpunimin midis mediave dhe gjyqësitë.Keshtu per TVM2, vlerëson drejtoresha e zyrës për marrdhënie me publikun në Ministrinë e Drejtësisë në Vinskonsin-SHBA, Anne Shfarc. “Përvojat më të mira nga SHBA, që ne treguam, është vendosja e një plani komunikimi, krijimi i një strategjie për vendosjen e këtij komunikimi. Është inkurajuese fakti që…
Author: Adijat
Asaf Ademi do të jetë propozimi i Lëvizjes Besa për Ministër të Kulturës. Kjo është konfirmuar nga burime brenda partisë, prej ku thonë se Ademi ka mbështetjen e kreut dhe organeve të larta partiake. Këto ditë pritet që Lëvizja Besa të publikojë edhe emrat e funksionarëve të tjerë që do të emërojë në eshalonin e dytë të Qeverisë. Ditë më parë edhe Partia Demokratike Shqiptare mori vendim pro hyrjes në koalicionin qeveritar. Kjo parti pas mbledhjes së Kuvendit qendror, njoftoi se ka caktuar edhe emrat e dy funksionarëve të parë që do të propozohen për miratim në Kuvend. Ish deputeti…
Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Re janë variantet e mundshme për zgjidhje të çështjes së emrit, propozime këto që riaktualizohen pas refuzimit të emrit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Kështu shkruajnë mediat greke, të cilët shtojnë se refuzimi i propozimin shtyn palën greke zgjidhjen ta kërkoj në propozimet e mëparshme, posaçërisht Maqedonia e epërme dhe Maqedonia e re, pa përkthim dhe për përdorim të përgjithshëm. Zhvillimet e fundit në relacionin Maqedoni- Greqi janë një nga temat kryesore në mediat greke. Takimi i liderëve tek ne dhe deklaratat e kryeministrit Zaev për “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, kundërshtimi i partive opozitare për…
Janë të nevojshme ndryshime ligjore që barërat për pacientët me sëmundje të rralla, të arrijnë më shpejtë në Maqedoni. Kështu shprehet Vesna Aleksovska, kryetare e shoqatës për persona me sëmundje të rralla “Jetë me sfida”, sipas të cilës tenderët për importimin e këtyre barërave, janë stërzgjatur. Në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë, Aleksova thotë se ndryshimet e fundit ligjore të bëra nga Ministria e Shëndetësisë në vend që të sjellin ndonjë përfitim, kanë sjellur vetëm dëm. Me këtë sipas saj, nuk u rrezikuan vetëm pacientët me sëmundje të rralla, por janë rrezikuar edhe pacientët diabetik, por dhe të…
Zv.presidenti amerikan Majk Pens, ka biseduar në telefon me kryeministrin grek Cipras, vetëm pak orë pasi Greqia refuzoi propozimin “Maqedonia Ilinditase”. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Pens ka falënderuar Ciprasin për lidershipin e treguar bashkë me atë të kryeministrit Zoran Zaev, në përpjekjen e tyre për të zgjidhur kontestin me emrin. Gjithashtu, Pens ka inkurajuar kryeministrin grek Cipras që të vazhdojë të punojë më kryeministrin Zaev për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndihmojë shumë për qetësi dhe stabilitet në rajon, thuhet në publikimin e Pens. Ai shton se para Athinës dhe…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës për ushqim dhe bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara – FAO, Hoze Gracijano da Silva, në të cilën është biseduar për punën e grupeve teknike të MBPEU dhe përgatitjen e kornizës programuese të FAO-s për Republikën e Maqedonisë për periudhën e vitit 2018-2020. Takimi është në kuadër të konferencës ministrore ndërkombëtare për “Rëndësinë e bletëve dhe pluhurimet tjera për bujqësi të qëndrueshme dhe siguri të ushqimit”, që mbahet në Bërdo afër Kranjit, Republika e Sllovenisë. Ministri Nikollovski, siç informojnë nga MBPEU në…
Nesër pritet që të bëhen publik edhe emrat e ministrave dhe zv.ministrave të rinjë të cilët do të plotësojnë edhe gjithë kabinetin e ri qeveritarë pas rritjes së shumicës parlamentare e cila tashmë përbëhet nga koalicioni i LSDM-së, BDI, Lëvizja Besa dhe PDSH, shkruan Zhurnal.mk PDSH tashmë ka bërë të ditur në mbledhjen e fundit se ministër pa resor për investime të huaja do të propozojë Bardhyl Dautin kurse për zv.ministër në ministrinë e transportit dhe lidhjeve Musadik Beqiri. Ndërkohë që në anën tjetër Lëvizja Besa për ministër të Kulturës ka propozuar Asaf Ademin ish kandidat për kreun e Gostivarit…
Rastet e montuara politike,megjithatë, nuk do të shqyrtohen përmes një Ligji të posaçëm, ashtu siç kërkonin shumë viktima të pushteti të kaluar. Qeveria e re e kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev, këtë çështje, në seancën e fundit me 15 maj e ka rregulluar me formimin e një Grupi punues, detyrë e të cilit do të jetë monitorimi i kërkesave, ankesave dhe propozimeve që palët e dëmtuara në më shumë procese gjyqësore do t’i dorëzojnë pranë institucioneve në vend, shkruan gazeta Koha. Drejtuesit e Komitetit për mbrojtjen e të drejtave, përmes një konference për shtyp të premten, thanë se për momentin…
Absolventët e Universitetit të Tetovës kërkojnë heqjen e pagesës për pjesëmarrjen në ditën ceremoniale të hedhjes së kapelave. Një numër i konsiderueshëm i absolventëve nuk bëhen pjesë e këtij manifestimi për shkak se për veshjen e mantelit ceremonial prej 2 deri në 3 orë, studentët duhet të paguajnë. Gjatë viteve të kaluara për mbajtjen e këtij manteli dhe kapelave ata thonë se është paguar nga 2000 denarë, ndërkaq për këtë vit çmimi është 1000 denarë. Ky çmim është shumë i shtrenjtë për arsye se duhet Fakulteti vetë ta kryejë këtë obligim ta financojë sepse ne atë ditë duhet vetëm të shkojmë ta…
Nuk ekziston katastrofë më e madhe ekonomike se ajo që ndodhi gjatë 11 viteve të sundimit kriminal të VMRO-DPMNE-së, kur paratë e buxhetit harxhoheshin në realizimin e interesave kriminale derisa shteti dhe qytetarët zhyteshin në borxhe dhe varfëri, ka reaguar LSDM-ja, njofton Medial.mk. “Sot VMRO-DPMNE nuk ka as minimum kredibilitet të flet për ekonomi. Qytetarët po i ndjejnë kontributet e politikave të suksesshme të qeverisë të udhëhequr nga LSDM”,thuhet në komunikatën e partisë së Zaevit.
Largimi i kuadrit mjekësor vazhdon të jetë shqetësues. Edhe pse ky fenomen e ka kapluar Maqedoninë nga spitali i Gostivarit thonë se numri i mjekëve që janë larguar nga ky spital është shumë i ulët, mirëpo nuk ndodhë e njëjta me motrat medicinale. Largimi i kuadrove mjekësore nga vendi, si të mjekeve profesionistë, por edhe infermierve nga viti në vit sa vjen e rritet. Të dhënat e fundit të Odës së Mjekëve kanë treguar se nga 220 studentë të mjekësisë të cilët diplomojnë, 173 prej tyre kërkojnë të punojnë në shtete e Bashkimit Evropian. Edhe pse ky fenomen e ka…
Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Re, janë mundësitë që prapë vendosen në tavolinën e bisedimeve për çështjen e emrit, sipas mediave greke, prej kur Athina dje në mënyrë indirekte është tërhequr nga propozimi “Republika Ilindenska Makedonija” dhe ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme me përcaktim gjeografik dhe kohor, siç parashikon propozim-pakoja e Metju Nimic. Sipas informacioneve, Greqia është për propozimet Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Re, pa përkthim dhe për përdorim të gjerë, sipas portalit informativ “Te Nea”, Maqedonia e Re, ka shanse më të mëdha.