Author: Adijat

I akuzuari për krim zgjedhor Bedredin Ibraimi e akuzoi PSP në se vepron në baza politike e jo juridike por e siguroi se do të dëshmojë se ai nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm, raporton SHENJA. Madje Ibraimi i tha gjykatës se ai ka vepruar me vetëdije të plotë dhe nuk ka bërë asgjë të paligjshme. Për Ibrahimin, edhe bisedat e përgjuara në të cilat dëgjohet të flasë me Menduh Thaçin nuk dëshmojnë asgjë, dhe janë thjeshtë muhabete kafeneshë. “Kjo akuzë është e bazuar në fakte dhe prova të rrejshme. Këto prova të rrejshme e cenojnë legalitetin e procedurës…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, prej më 22 deri 24 maj të vitit 2018 do të realizojë  vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë. Në shoqërim të kryetarit të Kuvendit do të jenë anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, z. Ivan Stoiljkoviq, kryetar i grupit, z. Ilija Nikollovski, anëtar i grupit dhe z-nja Mirsada Emini Asani, gjithashtu anëtare e grupit për bashkëpunim. Në kuadër të vizitës zyrtare, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të takohet me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Maja Gojkoviq, me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë,…

Lexo më Shumë

Bisedime të shumta të liderëve evropian dhe diplomatëve janë realizuar këtyre ditëve me autoritetet e Athinës e Shkupit, me që pa rezultat mbeti propozimi i fundit – pakoja për të cilën pritej se do të sjell zgjidhje- kompromisi të kontestit të emrit. Si që mësohet kjo ofensivë diplomatike ka pasur për qëllim t’i kthejë në tavolinë gjitha pikat që kanë sjell deri në përfarimin e qëndrimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, pothuajse në hap drejt zgjidhjes. Si që bëjnë të ditur burime diplomatike për DW, nuk mund të pritet diçka e veçantë nga raundi i ardhshëm i bisedimeve në Njujork mes…

Lexo më Shumë

Qeveria sot në seancë do të debatojë për informacionin në lidhje me nevojën për sjelljen e programit për përcaktimin e mjeteve të nevojshme për ndarjen e mbështetjes financiare për nxitje dhe zhvillim të komunikacionit ajror në Republikën e Maqedonisë të transportuesve vendorë dhe të huaj për periudhën nga viti 2018-2020. Njëherit, në propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, duhet të shqyrtohet edhe dispozita për mënyrën, kriteret më të afërta për ndarjen e ndihmës financiare të transportuesve ajrorë vendorë dhe atyre të huaj dhe dokumentacionin e nevojshëm i cili duhet të dorëzohet nga shfrytëzuesit e mbështetjes financiare. “Në seancën e…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot do të publikohet gjykimi për lëndën “Treqind”, në të cilin akuzohet ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me blerjen e 300 veturave për nevojat e MPB-së. Në seancën e kaluar u thanë fjalët përfundimtare të prokurorëve të PPS-së dhe të palës mbrojtëse. PPS-ja kërkon dënim për Popovskin për veprën për të cilën ai është i akuzuar, për të cilën parashihet dënim me burg nga katër deri në pesëmbëdhjetë vjet. Ndërsa mbrojtja kërkon lirimin e Popovskit nga akuzat. Kurse Popovski para Gjykatës kishte deklaruar se është i pafajshëm dhe kjo…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 46-të, në rend dite të së cilës është edhe propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, me procedurë të shkurtuar . Në rend dite është edhe propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ilaçe dhe mjete medicinale, propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik, ndryshim plotësimi i Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe propozim ligji për mjedisin jetësor, të gjitha në leximin e dytë. Deputetët do të diskutojnë edhe për raportin vjetor për punën në vitin 2017 të komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje…

Lexo më Shumë

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët sot do të mbajë takim për propozimin e fundit të emrit që në shqip u përkthye Republika Ilinditase e Maqedonisë. Nga kjo parti burime jozyrtare paralajmërojnë se vendimi i tyre është kundër këtij propozimi. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari theksoi për INA se është skandaloz emërtimi Republika Ilinditase e Maqedonisë, sidomos aspekti i përkthimit, ndërsa sipas tij, qëndrimin partiak do ta bëjnë të ditur nesër në mbledhjen e kryesisë. “Përkthim si ky nuk mund t’i lihet një partie politike që nuk e ka përkrahjen as të 35 për qind të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është çështje shumë serioze…

Lexo më Shumë

Zirafet Demiri, 54 vjeç nga qyteti i Tetovës, jeton e vetme, me qera  dhe me vetëm 2800 denarë ndihmë sociale në muaj. Ziraferti 10 muaj nuk e ka paguar qiranë dhe sot në mëngjes pronarit të banesës i ka humbur durimi, duke i thënë se nëse së shpejti nuk e paguan qiranë, do ta dëbojë nga banesa. “Jam shumë keq. Tani erdhi pronari i banesës dhe më tha, ose parat ose dil prej këtu. Nuk kam ku të shkoj”- na shkroi Zirafeti sot në mëngjes. Ultimatumin për të paguar qeran ose për të dalë nga banesa, na e konfirmoi edhe…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE kërkon debat publik rreth propozimit të shumicës për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për çmime shtetërore. Deputetët e partive në pushtet kërkojnë të shtojnë edhe një shpërblim shtetëror me emrin “22 Nëntori”, për nder të ditës së Alfabetit Shqip, i cili do të mund t’u ndahet politikanëve dhe njerëzve të shkencës edhe kultures, për arritje të veçanta në fushën e bashkëjetesës ndëretnike, njofton Almakos. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, tha se  një ligj me rëndësi të tillë, siç është ndarja e një mirënjohje shtetërore, nuk është e logjikshme të kalojë në procedurë të shkurtuar. “Propozoj që ky ligj të…

Lexo më Shumë

Këtë javë mysafir në emsionin Pa Teklif në Almakos është gazetari Sasho Ordanovski, me të cilin bidedojmë për propozimin e fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, sa ai është i pranueshëm për qytetarët e Maqedonisë dhe çfarë mund ta pengojë precesin e bisedimeve. Me Ordanovskin diskutojmë se çfarë efektesh pozitive do të prodhojë zgjidhet çështja e emrit për integrimin e rajonit,  veçanërisht në nxitjen e procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ordanovski analizon edhe manovrat ruse për të destabilizar vendet e Ballkanit dhe interesat perendimore në rajon si dhe për reagimin e vendosur të…

Lexo më Shumë

Nesër pritet që të bëhen publik edhe emrat e ministrave dhe zv.ministrave të rinjë të cilët do të plotësojnë edhe gjithë kabinetin e ri qeveritarë pas rritjes së shumicës parlamentare e cila tashmë përbëhet nga koalicioni i LSDM-së, BDI, Lëvizja Besa dhe PDSH, përcjell Fakte. PDSH tashmë ka bërë të ditur në mbledhjen e fundit se ministër pa resor për investime të huaja do të propozojë Bardhyl Dautin kurse për zv.ministër në ministrinë e transportit dhe lidhjeve Musadik Beqiri. Ndërkohë që në anën tjetër Lëvizja Besa për ministër të Kulturës ka propozuar Asaf Ademin ish kandidat për kreun e Gostivarit…

Lexo më Shumë

Nuk mundet Athina të përzgjedhë elemente nga pakoja e emrit që u arrit në Sofje në bazë të preferencave të saj, të pranojë atë që i pëlqen dhe ta refuzojë atë për të cilën ka reagime në opinionin grek dhe qarqet politike. Kjo është përgjigja e Qeverisë së Maqedonisë ndaj njoftimit nga kabineti i Aleksis Cipras ku thuajse drejtpërdrejtë u hodh poshtë emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, por njëkohësisht u përshëndet pranimi i një emri për përdorim të përgjithshëm. Sipas njeriut të dytë të Qeverisë, Shekerinska, propozimi është bazë për marrëveshje të përgjithshme e jo të pjesshme. Nga momenti i…

Lexo më Shumë