Author: Adijat

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë në Nju Jork ku do të takohet me homologun e tij grek Nikos Kozias dhe me ndërmjetësuesin Metju Nimic. Javët e kaluara kryeministrat e dy vendeve në një takimi kokë më kokë  për herë të parë arritën në një farë zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për dy palët, por megjithatë dy ditë më pas kabineti i Cipras e hodhi poshtë atë me pretekstin se kërkoni një emër me përcaktues kohor apo gjeografik. Nga ana tjetër Qeveria e Maqedonisë mbrëmë doli me qëndrim se ajo mbetet në…

Lexo më Shumë

Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është përcaktim i pa kompromis strategjik dhe politik i Aleancës për Shqiptarët. Ky ishte përfundimi që doli pas mbledhjes së kryesisë qendrore të ASH-së ku edhe u morr vendimi për propozimin më të ri për emrin ‘Republika Ilindenska Makedonija’, transmeton MEDIAL. ‘Aleanca për Shqiptarët është kundër tendencës për sllavizmin e emrit të ri të shtetit. Lidhur me informatat të dala në opinion për propozimin e ri të emrit, ASH vlerëson se ky propozim është një goditje e fuqishme mbi karakterin laik të shtetit si një nga themelet bazë për një demokraci liberale’, thuhet në…

Lexo më Shumë

Raporti vjetor i Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2017 morri vlerësim negativ nga qeveria gjatë seancës së fundit të saj, transmeton MEDIAL. Qeveria ka vendosur që të jap vlerësim negativ edhe në raportin për këtë vit lidhur me funksionimin e Agjencisë për Shërbime Audio-Vizuale. Këto raporte të Qeverisë do t’i dorëzohen Kuvendit ku dhe duhet të votohen. Duke pasur parasysh vlerësimin e Qeverisë, pritet që deputetët të mos miratojnë këto raporte vjetore. Si rezultat i këtyre vlerësimeve negative të Qeverisë për funksionimin e Radio Televizionit të Maqedonisë dhe Agjencisë për Shërbime Audio-Vizuale, mund të kërkohet dorëheqje e krerëve të këtyre…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale sot të shqiptojë aktgjykimin për ish kryeministrin e Maqedonisë dhe ish liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i akuzuar në rastin “Tank”, për furnizimin e “Mercedesit luksoz”, njofton Portalb.mk. Aktgjykimin do ta publikojë gjykatësja, Dobrilla Kacarska, e cila është kryetare e Këshillit Gjyqësor. PSP-ja për Gruevskin ka kërkuan dënim me burg, që sipas veprës penale parashihet të jetë në kohëzgjatje prej 1 deri në 3 vjet.

Lexo më Shumë

Me paratë shtetërore Jugohromi do t’i përfundojë filtrat për pastrim. Ky është epilogu i takimit të sotëm mes sindikalistëve të fabrikës dhe zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Përfaqësuesit e Kombinatit Jugohrom, në takimin me Zv/Kryeministrin Angjushev kanë kërkuar që paralelisht me instalimin e filtrave të ristartohen edhe furrat. Sic kanë theksuar menaxhmenti maksimalisht I ka përforcuar aktivitetet në kërkim të sigurimit të mjeteve për vendosjen e filtrave, por sic thonë, sigurimi I shumës kaq të madhe është shumë I vështirë. Pas bisedës së sotme mund të konstatoj se Qeveria do të angazhohet të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka uruar23 majin, Ditën kombëtare të vllahëve. “Diversiteti etnik në Republikën e Maqedonisë, llojllojshmëria fetare, laramania gjuhësore dhe kulturore janë vlerë e shtuar dhe pasuri që duhet të kultivohet dhe respektohet dhe kjo është ajo që vendin tonë e bën të jetë unik dhe ndryshe nga vendet tjera. Me respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim do të arrijmë të ngritemi mbi veten dhe do të mund të lëvizim shpejt në drejtim të arritjes së prioriteteve tona strategjike dhe qëllimeve të përcaktuara. Bashkësia…

Lexo më Shumë

Niveli i Liqenit të Ohrit është 20 centimetra mbi nivelin e lejuar maksimal, ndërsa i Liqenit të Dojranit është 11 centimetra mbi nivelin e kontraktuar, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Mbi mesataren për majin janë nivelet e Vardarit afër Zajçev Rid, Veles dhe Demir Kapi, Pçinjes afër Banjës së Katllanovës dhe Drinit të Zi afër Lozhanit, ndërsa nën mesatare janë nivelet e Treskës afër Makedonski Brodit, Kriva Rekës afër Pallankës dhe Drinit të Zi afër Novacit.

Lexo më Shumë

Televizioni i Maqedonisë sonte në orën 20.00, do të organizojë duelin e parë televiziv midis kryetarit të Qeverisë dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetarin të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Dueli televiziv javën e kaluar e kërkoi lideri i partisë opozitare, ndërsa propozimi menjëherë ishte pranuar nga kryeministri. Për organizatorë të këtij dueli të parë televiziv midis njerëzve të parë nga pushteti dhe opozita pas shumë viteve, fillimisht janë paraqitur tre televizione. Stojan Tërpçevski, redaktori i Redaksisë informative i TVM-së, do të jetë nikoqir dhe drejtues i duelit teëeviziv, ndërsa sipas tij, bashkëbiseduesit do t’i…

Lexo më Shumë

Orari i autobusëve të Transportit Publik nesër dhe pasnesër do të ndryshohet për shkak të festave 24 Maj, ” Dita e “Shën Kirilit dhe Metodit”  dhe 25 Maj-it “Festa e Rrëshajave”. Nesër (e enjte) autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, ndërsa pasnesër (e premte) do të vlejë itinerari i së shtunës. “Të premten, të shtunën dhe të dielën, NQP Shkup do ta rrisë numrin e nisjeve drejt varrezave të Butelit nga Karposhi, Novo Lisiçe, Kisella Voda, dhe në varësi të nevojave të qytetarëve do të angazhohen numër plotësues i autobusëve në periudhën nga ora 5 deri në…

Lexo më Shumë

Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u mbajt një punëtori e lirë mes profesorëve të Departamentit të Kineziologjisë dhe Edukimit Fizik nga Universiteti Ilinoisit Verior dhe stafit akademik të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit tonë. Punëtoria u organizua sipas modelit amerikan, jo me prezantim, por me bisedë të lirë. Fillimisht Dekani i Kolegjit të Kineziologjisë dhe Edukimit Fizik në Universitetin e Ilinoisit Verior, Prof. Dr. Chad D. McEvoy, në pika të shkurtra dha disa informata rreth kolegjit që ai drejton, ndërsa pas tij mbi kushtet dhe mundësitë që ofron ky kolegj folën…

Lexo më Shumë

Lideri opozitës shqiptare Lulzim Basha në një intervistë për Almakos ka vlerësuar se marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë në koma për shkak të papërgjegjshmërisë të qeverisë shqiptare, e cila sakrifikon interesat e qytetarëve për interesat e ngushta të qeverisjes. Basha ka akuzuar qeverinë Rama për mungesë të vullnetit për të integruar Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, në një realitet gjeopolitik dhe ekonimik, i cili ka avantazhe të mëdha nëse çlirohet nga barierat. Ai ka akuzuar Ramën për zbatimin e politikave jo të sinqerta ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, të stilit “na ka çu halla me la gojën”. Sipas tij interesat shqiptare…

Lexo më Shumë

Gjykatësit e Maqedonisë në të ardhemn do të mund të shkarkohen nëse vendimet e tyre janë në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Evropiane në Strazburg. Ekspertja juridike, Caca Nikollovska, e cila ka përfaqësuar Maqedoninë në Gjykatën Evropjane për të Drejtat e Njeriut, thotë se gjykatësit në Maqedoni jo vetëm që duhet të respektojnë, por edhe të zbatojnë vendimet e Gjykatës Europiane për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Nikollovska thotë se gjyktësit nuk kanë të drejtë kur ankohen pse në të ardhemn do të mund të shkarkohen për mospespektimin e vendimeve të Gjykatës evropiane, sepse Maqedonia ka ratifikuar Konventën evropiane…

Lexo më Shumë