Partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM vlerëson se partia në pushtet, LSDM vazhdon me politika të përndjekjes në Maqedoni, kurse gjykatat janë bërë ekspozitura partiake të Zaevit dhe LSDM-së. Sipas tyre, gjyqësia klienteliste e Zaevit shërben për realizimin e rasteve të montuara politike ndaj kundërshtarëve të tij politik.OBRM-PDUKM-ja konsiderons e gjykata nuk ka interesim për dëshmi, fakte e argumente, dhe se shteti i së drejtës nuk ekziston, ndërsa aktgjykimet politike janë bërë praktikë gjyqësore.
Author: Adijat
Rreth një orë pritet në pikë kalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga Maqedonia drejt Greqisë. Sipas shërbimeve doganore të Maqedonisë, që nga pasditja e djeshme, dhe sot deri në orën 10.00 Maqedoninë e kanë lëshuar rreth 10 mijë qytetarë. Qytetarët e Maqedonisë si destiancione zakonisht i zgjedhin hotelet dhe apartamentet në Halkidiki, ku do të qëndrojnë deri të dielën. Për dallim nga Bogorodica në pikë kalimin kufitar Dojran nuk ka pritje të gjata.
Komunikacioni rrugor në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi, si rezultat i të reshurave të dendura të natës. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) udhëzon shoferët të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes duhet të kenë ata shoferë që vozitin nëpër gryka mali, sepse mund të ketë rrokullisje gurësh dhe rëshqitje dheu. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.
Shtetasi e Maqedonisë dhe të Shqipërisë marrin paga më të ulta në rajon, theksohet në raportin e Qendrës hulumtuese “Demostat”. Me pagë mesatare prej 383 euro, Maqedoni është e fundit në rajon. Mesatarja në BeH është 440 euro, në Serbi 422 euro, në Malin e Zi 512 euro, në Kroaci 832 euro, Slloveni 1.077 euro, Bullgari 457 euro. Shtetasit e Shqipërisë marrin 378 euro. Grekët edhe pse kishin masa për kursim, pagat mesatare janë 917 euro. Në Hungari pagat janë 703 euro, kurse në Rumani 535 euro. Më dramatike janë krahasimet në vendet më të fuqishme të Evropës. Në Britaninë…
Kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. “Kjo festë shtetërore me cilën u shprehim respekt themeluesve të alfabetit të parë slloven, merr vend të rëndësishëm në historinë, si të popullit maqedonas, ashtu edhe të popujve sllovene. Veprat e tyre dhe puna e tyre ngritet mbi vetë ata si mësues, sepse ata udhëhiqeshin nga ideale shumë më të larta. Përmes arsimimit dhe iluminimit, e kanë ndihmuar popullin të shohë dhe i kanë dhënë armë për ngritje mbi kohën”, ceket në urim. Misioni i vëllezërve Cirili…
Ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska është e akuzuar në rastin “Tanku” që ka të bëjë me Mercedesin 600 mijë euro, por ajo dje i shpëtoi dënimit që e shqiptoi gjykata për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me 2 vjet heqje lirie dhe ish-ndihmës ministrin e MPB-së, Gjoko Popovski me 6,5 vjet heqje lirie, informon INA. Jankullovska në këtë rast do të gjykohet ndaras, pasi që në njërën nga seancat e fundit avokatët e saj dorëzuan arsyetim mjekësor në të cilin thuhet se ajo është shtatzënë por edhe se bëhet fjalë për shtatzëni të rrezikshme. Pas kësaj, Prokuroria Speciale kërkoi ndarjen e procedurës.…
Zgjidhje janë zgjidhjet me kompromis, pala tjetër të ketë pragmatizëm dhe realizëm me qëllim që të gjendet një zgjidhje. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara edhe atë në prag të nisjes së raundit të ri të bisedimeve me kolegun e tij të Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe ndërmjetësin Nimic, transmeton MEDIAL. “Unë them se nuk jam as optimist e as pesimist, por kam vullnet të gjejmë një zgjidhje. Duhet që edhe pala tjetër të ketë pragmatizëm dhe realizëm që të arrihet kjo zgjidhje. Nga Nimic presim…
Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me vranësira të theksuara. Në shumë vende pritet të ketë shi dhe vetëtima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 11°C e deri më 17°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 18°C e deri më 25°C.
Maqedonia nuk ka alternativë, përveç integrimit në NATO dhe në BE, prandaj është e rëndësishme që të jemi maksimalisht kreativë dhe të gjejmë një zgjidhje e cila do të ruajë dinjitetin tonë dhe do të konfirmojë identitetin tonë. Republika Ilinditase e Maqedonisë jo vetëm që ruan, por edhe e konfirmon identitetin tonë. Unë nuk kam dëgjuar argumenta serioze se pse është problematik ky emër, ndërsa edhe gjuha maqedonase është konfirmuar, identiteti ynë është konfirmuar madje edhe shtetësia qëndron qytetarët e Maqedonisë/ qytetarët e atij vendi, sepse ne kemi shqiptarët, boshnjakët, vllehtë dhe komunitetet e tjera etnike. Këtë e deklaroi kryeministri…
Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri e ka ironizuar reagimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski pasi u dënuar me 2 vite burg, njofton agjencia e lajmeve INA. “Kokën lartë maqedonas të mi krenarë dhe ju qytetarët krenarë të Maqedonisë” Ti je forca jonë, ne jemi forca jote. Po vijnë kohë më të mira. Shteti i së drejtës funksionon, askush nuk do të dëmtohet, të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen, drejtësi do të ketë për të gjithë, kriminelët do të përfundojnë në burg. JU VENDOSNI! RROFTË REPUBLIKA E MAQEDONISË”, është shprehur Zekiri.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev me delegacion të përbërë nga përfaqësues qeveritar si dhe përfaqësues nga kisha ortodokse dhe kisha katolike maqedonase, sot do të qëndrojnë në vizitë zyrtare në republikën e Italisë me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”. Siç njoftojnë nga qeverisa, sot Zaev dhe delegacioni pritet që të arrijnë në Bazilikën Shën Kliment ku do të priten nga ati Tomas Mekarti. Në këtë Bazilikë delegacioni qeveritar maqedonas dhe bullgar së bashku do të vendosin lule në varrin e Shën Kirilit. Delegacioni maqedonas më pas do të drejtohet drejt bazilikës “Santa Marija Maxhore”…
Bashkëpunimi rajonal dhe rruga evropiane janë çelësi për stabilitet dhe prosperitet të Ballkanit Perëndimor, konstatuan sot kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi gjatë takimit të sotëm në Beograd. “Serbia është e përcaktuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore, të bazuara në historinë e përbashkët dhe lidhjet e afërta tradicionale të të dy popujve”, deklaroi Bërnabiq informojnë nga kabineti i saj, duke shtuar se me ndërlidhje më të fuqishme përmes bashkëpunimit rajonal ekonomik në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’ vendet në rajon më shpejtë do të sigurojnë kushte për inkuadrim në BE. Ajo theksoi…