Author: Adijat

Maqedonia dhe Greqia janë larg zgjidhjes së kontestit të emrit. Është ky qëndrimi i ish-ambasadorëve të kontaktuar nga Alsat-M, të cilët thonë se takimi në Nju Jork mes Dimitrovit dhe Kociasit është vetëm vazhdim i bisedimeve dhe se nuk pritet ndonjë zgjidhje konkrete. Ish-ambasadori Risto Nikovski vlerëson se emrat të cilët kërkohen nga pala Greke janë të papranueshme për partitë politike vendase. Sipas tij, zgjidhja do të vonojë, por kur të vij, do të jetë në favor të Greqisë. Tani grekët kanë një pozitë shumë të mirë, për ta Erga-omnes tani më është realitet dhe i pranueshëm nga ana jonë,…

Lexo më Shumë

Raund i ri i bisedimeve për kontestin e emrit me Greqinë pritet të fillojnë në orët e pasditës në Nju Jork të SHBA-ve. Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitriov dhe Nikos Kocias do të kenë dy ditë kohë për të biseduar në afrimin e qëndrimeve për emrin e ri eventual të shtetit, nën mbikëqyrjen e ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Metju Nimitc. Bisedimet në Nju Jork do të monitorohen nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit gjithashtu kanë shprehur interesim për një zgjidhje të shpejtë të emrit dhe zgjerim të NATO-s në Ballkanin Perëndimor,…

Lexo më Shumë

Në ujrat e Lumit Vardar në Komunën e Zhelinës sot në mëngjes është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkullore. Trupi është identifikuar, dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një 93-vjeçar i cili është paraqitur si i humbur para dhjetë ditëve nga fshati Strimnicë, Komuna e Zhelinës. Nga MPB-ja njoftojnë se janë duke i kryer të gjitha procedurat e nevojshme në vendngjarje.

Lexo më Shumë

Nga SPB-ja në Strumicë njoftojnë se deri tek Prokuroria Themelore në Strumicë, kanë dorëzuar padi penale kundër A.V(49) dhe D.G(34), të dy nga fshati Vasilevë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale, gjegjësisht personi A.V, ka kryer dëmtimin e 8 aparateve të lojëave të fatit, “Slot” dhe një ”Roulete” në një kazino në Strumicë. Me këtë veprim A.V ka kryer dëme materiale rreth 1.500.000 denarë. Ndërsa me mjetin që i ka kryer dëmtimin  lojërave të fatit ia ka sjellur i akuzuari i dytë. Nga SPB-ja në Strumicë njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka dërguar urim me rastin e 24 anit, Ditës së Kirilit dhe Metodit. “Duke shënuar këtë ditë, ne përkulemi para veprës së vëllezërve Konstantin- Kiril dhe Metodi. Vepra e tyre duhet të jetë rruga jonë në ndërtimin e shoqërisë së vlerave që ata na i lanë. Të jemi krenar për trashëgiminë e tyre, ta ruajmë dhe respektojmë gjuhën tonë dhe kulturën tonë”, ka thënë Ivanov.

Lexo më Shumë

Me gjashtë kilogramë dhe 560 gramë heroinë, të paketuar në 13 pako dhe të fshehura në shasinë e automjetit, dy shtetas të huaj, mbrëmë vonë u arestuan në hyrje të portit grek Igumenicë, kumtojnë nga shërbimi bregdetar grek. Sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë të moshëps 41 dhe 48 vjeç. Droga ishte fshehur në brendësinë e shasisë së automobilit, ndërkaq e ka zbuluar qeni i policisë. Mediumet lokale shkruajnë se të arrestuarit, em automobil, sipas të gjitha gjasave kanë dashur të ngjiten në trajektin drejt Italisë. Shërbimi bregdetar grek kumtoi se droga…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë, Gjoge Ivanov i priti Anita Angellovska-Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe ish guvernatorin Dimitar Bogov, transmeton Medial.mk. Ivanov i ka uruar guvernatores së re emërimin në detyrën e re duke i dëshiruar sukses në punë, ndërsa ka falënderuar njëherësh edhe Bogovin për kontributin e udhëheqjes me BPRM-në në 7 vitet e kaluara.

Lexo më Shumë

Të dhënat nga raporti vjetor i Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës tregojnë se në Maqedoni kanë ndodhur 158 fatkeqësi në punë dhe se shkalla e rasteve të vdekjes paraqet 3,22 dhe është shtuar në krahasim me vitin 2016 kur paraqiste 2,62. Në krahasim me Britaninë e Madhe, ku shkalla paraqet vetëm 0,5, Maqedoni ka shkallë mjaft të lartë të fatkeqësive fatale gjatë punës. është interesante edhe ajo që në 70 prë qind të qyteteve në Maqedoni vitin e kalaur ndodhën fatkeqësi në punë, ndërsa më së shumti prej tyre në Shkup pas çka pasojnë Shtipi dhe Kumanova. Në…

Lexo më Shumë

Shkup, 24 maj – O.H.”Kalliri i Mirësisë” në bashkëpunim me organizatën humanitare “Islamic Relief”- Shqipëri, me datë 22.05.2018( e martë) shpërndanë 100 pako ushqimore për rastet sociale. Aktiviteti u realizua në kuadër të fushatës “Ramazani, muaji i rahmetit”, ku shpërndarja e pakove ushqimore do të vazhdon deri në përfundim të projektit të Ramazanit, për shkak të numrit të lartë të rasteve sociale.

Lexo më Shumë

Partitë opozitare greke Demokracia e Re dhe Koalicioni për Demokraci vazhdojnë kundërshtimet e tyre ndaj propozimit për emrin ‘Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Sipas tyre ky propozim është symbol I iredentizmit. Liderët e këyre dy partive, Kirjakos Micotakis dhe Fofi Genimata gjatë debatit në parlamentin grek kushtuar ekonomisë, drejtuan akuza të ashpra qeverisë së Ciprasit.  Micotakis kërkoi nga Cipras që të deklarohet se pranon apo refuzon propozimin Maqedonia e Ilindenit. “Supozoj se kjo çështje është akoma në tryezën e bisedimeve. Supozoj se për këtë arsye ju kontaktuan Pens dhe Merkel. Po kirjoni përshtypje se bëhet fjalë për diçka që veçmë…

Lexo më Shumë

Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi ka përfunduar vizitën zyrtare në Beograd, por gjatë kthyerjes do të ndalet në Preshevë, ku pritet të takohet me Kryetarin e kësaj komune Shqiprim Arifi. Paraprakisht në takimin me kryeministren serbe në Beograd Ana Bërnabiq,  Xhaferi e theksoi nevojën për hapjen e kalimit kufitar Miratoc – Llojanë për lehtësimin e komunikimit për nevojat e përditshme të popullatës së atjeshme lokale, për arsye se siç tha politikanët janë të obliguar të punojnë për të mirën e qytetarëve, njofton TV21. Në takim u fol edhe për gjëra tjera. Xhaferi tha se procesi i Berlinit është bazë e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi gjendet për vizitë në Serbi ku ka realizuar mes tjerash edhe disa intervista për mediat e atjeshme. Në intervistën dhënë për televizionin serb N1, lidhur me pyetjen nëse është në relacione të mira me Nikolla Gruevskin, në qeverinë e të cilit ishte ministër i Mbrojtjes, Xhaferi ka thënë se nuk ka problem me asnjë personalisht. “Ajo është rezultat i krizës psikologjike në kuptim të asaj se në ç ‘gjendje është për momentin nëse merren parasysh veprat penale dhe procedurat kundër tij. Mendoj se kjo është pasojë e krizës personale, nuk ka mundur të…

Lexo më Shumë