Author: Adijat

Në Tiranë ka nisur Mëngjesi i Lutjeve me përfaqësues nga e gjithë Europa. Presidenti Ilir Meta tha se jemi të bekuar për frymën e bashkëjetesës mes besimeve fetare. “Lutemi për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, lutemi për ecjen para të dialogut të Kosovës dhe Serbisë”, tha Meta. Ai u shpreh se shqiptarët kontribuojnë për një rajon më bashkëpunues, përcjell TCh.

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, thotë se qeveria e LSDM-së po vazhdon ta zhytë shtetin në borxhe dhe t’i varfërojë qytetarët, ndërsa Zoran Zaevi këtë sipas tyre, e mbulon me vendimet e porositura gjyqësore. Nga kjo parti gjithashtu akuzojnë se interesat kombëtare po shiten, po shkelet Kushtetuta dhe se po ndryshohet emri i shtetit. “LSDM po vazhdon me përndjekjen politike në Maqedoni. Shteti i së drejtës është shfuqizuar, ndërsa aktgjykimet politike janë bërë përditshmëri. Përderisa Zoran Zaevi dhe LSDM e shkatërrojnë Maqedoninë, gjykata në mënyrë të verbër zbaton urdhërat politike”, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga kjo parti rikujtojnë Zoran Zaevin për premtimet…

Lexo më Shumë

Pas një jave të dominuar nga reshjet dhe vranësirat, sinoptikanët paralajmërojnë se gjatë vikendit do të kemi mot me diell dhe i grohtë, njofton Medial.mk. Pritet që pasdite në pjesën jugore të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Pritet të fryejë edhe erë nga drejtimi i veriut. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 8 deri 15 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 24 deri 31 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka ueb-faqe funksionale në gjuhën shqipe edhe pse paraprakisht kanë premtuar se për dy muaj e njëjta do të jetë gati. Tani për tani, janë vendosur kategoritë në versionin shqip të faqes, megjithatë shumicë e përmbajtjeve janë në gjuhë maqedonase. Në versionin e ueb-faqes në shqip, nuk janë të përkthyera arkivi dhe biografitë e kryeministrit dhe ministrave. Nga ana tjetër, edhe kumtesat që janë publikuar në versionin e faqes në maqedonisht nuk janë publikuar të gjitha edhe në shqip. Në gjuhën shqipe është i publikuar programi i qeverisë “2017-2020”, por jo edhe programi për punën…

Lexo më Shumë

Pasaporta e Maqedonisë këtë vit është radhitur e 41 sipas rëndësisë së saj, që matet me ate se në sa shtete mund të udhëtosh pa viza. Me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtosh pa viza në 125 shtete, informon INA. Në rajon në vend më të mirë është radhitur pasaporta e Serbisë ku pa viza mund të udhëtosh në 130 shtete dhe radhitet në vendin e 36. Më pas vjen Maqedonia, ndërsa pas Maqedonisë janë Mali i Zi në vendin e 43, Bosnjë – Hercegovina në vendin e 47, Shqipëria në vendin e 48 me 114 vende, 11 vende më…

Lexo më Shumë

Përshkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, çmimet e produkteve në tregun e Bit Pazarit janë ulur. Mirëpo, edhe përkundër kësaj  dalja e qytetarëve është përsëri  shumë e dobët. Shkak për këtë, shitësit numërojnë kryesisht gjendjen e vështirë ekonomike, pastaj bllokimi i rrugës në Bit Pazar për disa ditë me radhë e të tjera. Shitësit thonë se vërehet ulje e ndjeshme e shitjes, duke përmendur që ndryshe nga ditët e zakonshme kur tregu e ndjen gjallërin gjatë orëve te paradites, gjatë muajit të Ramazanit lëvizje më e madhe e qytetarëve ndjehet gjatë pasditës. Qytetare: “Unë ka 20 vite që jam…

Lexo më Shumë

“Çështja e Shkupit: Emri sërish në tryezë”, “Takim i dyfishtë i Koxiasit dhe Dimitrovit nën hije të Ilinditasit”, “Edhe një shans për zgjidhje të çështjes së Shkupit”, “Takim Dimitrov-Koxias: “U dogj” Ilinditasi, emra alternativë në tryezë”, janë një pjesë e titujve në botimet onlajn të mediave greke për takimin e sotëm në Nju-Jork të ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë me të dërguarin special të KB-së. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, gazetarët në Greqi, pa e analizuar detajisht apo ta komentojnë, theksin e vendosin në atë se pala greke e ka hedhur poshtë propozimin…

Lexo më Shumë

Aktgjykimet e para të Prokurorisë Speciale e imponuan pyetjen rreth lartësisë së dënimeve të mundshme me burg në rastet ku persona të njëjtë janë të akuzuar në më shumë lëndë. Ish ndihmësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski u dënua me gjithsej 15 vjet e gjashtë muaj burgim për dy raste, blerjen e 300 automjeteve për MPB-në dhe blerjen e Mercedesit të blinduar. Megjithatë, ish kryetari i Gjykatës Supreme , Dane Iliev sqaron se Popovski nuk do vuaj burg 15 vjet e gjashtë muaj, sepse dënimi maksimal i paraparë në të dyja veprat penale është maksimum 15 vjet.…

Lexo më Shumë

Parqet tona janë kontakti ynë më i afërt me natyrën. Në parqe, në mënyrën më të mirë mund të shihet se si ekziston bashkëjetesë mes njeriut dhe natyrës në mënyrë të qëndrueshme, tregon hulumtimi për përfitimet nga patqet, zbatuar nga Fondi botëror për shkretëtirë – Adria, ku janë të kyçur 1.300 njerëz nga 58 rajone të mbrojtura në rajon. Sipas Kasandra-Zorica Ivaniq nga WWF Adria, rajinet e mbrojtura janë me rëndësi thelkbësore për ruajtjen e natyrës, zakoneve dhe traditave, si dhe popullatës që jeton aty. Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF në Ditën evropiane të parqeve që shënohet sot,…

Lexo më Shumë

Shkupi, Kriva Pallanka dhe Shtipi ishin qytetet që në orët e vona të mërkurës në masë më të madhe u përfshinë nga rreshjet e dendura të shiut duke shkaktuar varg lumenjsh nëpër rrugët e qytetit. Në Shkup, përveç bodrumeve të mbushura me ujë, dëm më të madh nga këto reshje pësoi Teatri i Komedisë i cili thuajse ishte vërshuar i tëri. Madje, udhëheqësia e teatrit në fjalë ishte detyruar ta ndërpresë shfaqjen që po prezentohej për shkak të ujit që kishte depërtuar në skenë dhe në gjithë objektin në fjalë. Për shkak të dëmeve të shkaktuara, Teatri i Komedisë dhe…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e kontestit të emrit, ekonomia dhe investimet, liria e mediave, gjyqësorit dhe administratës publike… Këto ishin vetëm një pjesë e temave nga ballafaqimi prej dy orë e gjysmë në Radio Televizionin e Maqedonisë mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit. Rreth procesit negociues për gjetjen e zgjidhjes së kontestit njëzetvjeçar me Greqinë, kryeministri u shpreh se propozimi Republika e Maqedonisë së Ilindenit ruan dhe avancon identitetin dhe se janë konfirmuar gjuha maqedonase dhe identiteti, duke shtuar se deri më tani nuk ka dëgjuar argumente serioze pse ky emër është problematik. Do t’ju pyes juve, më tregoni çfarë nuk shkon me…

Lexo më Shumë

Komuna e Ohrit dëshiron t’i transferojë në Ohër disa prej përmendoreve nga projekti i diskutueshëm “Shkupi 2014”. Kryetari i komunës Jovan Stojanovski thotë se në fillim duan të zhvendoset përmendorja e Car Samoilit, por, ata do të presin të përfundojë i tërë revizioni i projektit, me të cilin udhëheq komisioni në kuadër të Ministrisë së Kulturës. Qëndrimi jonë është se vendi i Car Samoilit është në Ohër dhe për këtë arsye ne synojmë më tej, deri në përfundim të revizionit, të kërkojmë që përmendorja të transferohet në Ohër. Le të presim. Së shpejti presim rezultat pozitiv – deklaroi Jovan Stojanovski,…

Lexo më Shumë