365 ndryshime për 365 ditë, Maqedonia po ndryshon çdo ditë, Qeveria po ndërton shtet sipas parimeve Evropiane, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp me rastin e 1 vjetorit të Qeverisë në një llogaridhënie para mediave. “Po ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri, si një familje ku të gjithë qytetarët janë në rend të parë, të gjithë. Po ecim drejt NATO-së dhe BE-së. Masat për rritje ekonomike ishin prioritet për ne, tashmë mbi 90 mijë qytetarë marrin paga mujore më të larta Në buxhetin për vitin 2018 kemi parashikuar 3.1 miliard denar për zbatimin e masave të reja për rritje…
Author: Adijat
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioninë pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
Memorandum për bashkëpunim do të nënshkruajnë sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe menaxheri rajonal për Evropën Qendrore dhe Juglindore i Korporatës Financiare Ndërkombëtare, anëtare e Grupacionit Banka Botërore, Tomas Lubek. Memorandumi do të fillojë me zbatimin e Projektit për zgjidhjen e borxheve dhe daljen e subjekteve afariste në Maqedoni. Projekti do të zbatohet në partneritet me qeverinë e Zvicrës, e përfaqësuar nga ana e sekretarit shtetëror për çështje ekonomike të Zvicrës (SEKO), ndërsa qëllimi i tij është tejkalimi i mangësive aktuale në kornizën e insolvencës të subjekteve afariste, me ç’ka do të ndihmohet në ruajtjen e vendeve aktuale të…
Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë publikoi raportin vjetor për liritë fetare për vitin 2017, në të cilin në pjesën për Maqedoninë ceket se komunitetet fetare vazhdojnë të figurojnë në procese penale dhe qytetare gjyqësore. Më pas, Departamenti i Shtetit noton procesin e përsëritur kundër peshkopit Jovan Vranishkovski. “Gjykata themelore Shkup vitin e kaluar dënoi Vrnaishkovskin, argjipeshkvi i Argjipeshkvisë së Ohrit, për pastrim parash. Peshkopi u dënua me shtatë muaj burg. Gjykata gjithashtu urdhëroi konfiskim të tokës të AO në vlerë prej 140 mijë eurove, që më vonë edhe u krye”, ceket në raport. Janë notuar edhe ankimet nga Bashkësia fetare…
Çarshia e vjetër e Shkupit ka rreth njëzet hyrje, ku tre prej tyre janë kryesore, ndërsa të tjerat janë hyrje ndihmëse. Asnjëra prej tre hyrjeve kryesore nuk ka shenja që tregon se më veçse jeni në Çarshinë e Vjetër, zemrën dhe shpirtin e metropolit. Për qytetarët, hyrja kryesore më e gjerë, dhe kryesisht më e pastër për në Çarshi është nga ana e përmendores së “Skënderbeut”. Por, edhe nga ajo anë ndonjëherë mund që të befasoheni. Hyrja e dytë kryesore është prej nga fontana me përmendoren e “Filipit të II-të” të Maqedonisë. Ajo hyrje më shumë shfrytëzohet nga turistët, për…
Kjo është Njomza Selmani, tashmë maturante e shkollës së mesme private “ NOVA International Schools”, e cila ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje pozitive, për bursë të plotë, nga 12 universitete të ndryshme, katër në Angli, një në Holandë, në Gjermani, në Hungari, në SHBA dhe në Emiratet e Bashkuara, të gjithë të kategorizuar si ndër më të mirët në botë. Suksesit të Njomzës i gëzohet edhe shkolla “ NOVA International Schools”, e cila, sipas Njomzës, i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përgatitjes së një brezi dinjitoz dhe të suksseshëm të së ardhmes, duke i këshilluar dhe ndihmuar nxënësit cilën…
Një biznesmen nga Shkupi dhe miku i tij nga Zagrebi kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur gjatë uikendit në qytezën Medulin, në Istra të Kroacisë. Mediumet kroate shkruajnë se në aksidentin e ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, jetën e kanë humbur një 47 vjeçar nga Zagrebi, që ka vozitur veturën “Ford Mondeo” dhe bashkëudhëtari i tij 43 vjeçar- biznes partner i tij nga Maqedonia, transmeton Gazeta Lajm. Duke lëvizur me shpejtësi të madhe, ata janë përplasur në një shtyllë për ndriçim publik, kurse më pas edhe në trafostacionin e afërt, duke shkaktuar ndërprerje…
Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë kundër shtatë narkotrafikantëve. Pesë prej tyre janë nga Maqedonia dhe dy nga Serbia. Akuza vjen gjashtë muaj pas aksionit policor në Reçicë të Vogël në të cilin u zbulua një ndër laboratorët më të mëdhej për groda sintetike në Evropë. Aksioni dhe hetimi është zhvilluar në bashkëpunim edhe me autoritetet serbe të cilët po ashtu në Serbi kishin gjetur një laborator. Në këtë laborator të fshehtë në një prej bodrumeve në Reçicë, është zbuluar prodhimi i amfetaminës, një drogë tejet e rrezikshme që dëmton sistemin nervor. Siç ka…
Një nënë dhe dy jetimë kanë mbetur në mes të katër rrugëve. Jetojnë herë me qira e herë tek të afërmit. Shtëpia ku jetonin dikur me qira, Selime Selmani u rrënua tërësisht. Kjo është shtëpia e saj që kishte para një viti, kur Televezioni Shenja e vizitoi këtë familje. Me paratë e grumbulluar nga njerëzit e mirë dhe familjarët, nëna Selime arriti që të blejë truallin, por jo edhe të ndërtojë një strehë për vete dhe fëmijët e saj. Sot në vendin e rrënojave të shtëpisë po ndërtohet një objekt nga një i afërm i saj i cili pasi ka…
Maqedonia dhe BE-ja nuk guxojnë ta lëshojnë mundësinë e tanishme, theksoi ministrja e Mbrojtjes së Maaqedonisë, Radmilla Shekerinska në Paris, ku merr pjesë në takimin e Këshillit Evropian për Punë të Jashtme(ECFR). “Maqedonia nuk guxon ta lëshojë këtë mundësi, por shpresoj që edhe BE-ja nuk do ta lëshojë këtë mundësi.Gjendja e palëvizshme nuk është asnjëherë opsion për Ballkanin Perëndimor. Ose do të shkojmë përpara ose do të kthehemi në rrethë me problemet e njejta”, ka thënë Shekerinska. Gjithashtu Shekerinska ka shtuar se në këto momente Franca është e nevojshme për Maqedoninë dhe regjionin, si dhe tregoi përkushtimin e Qeverisë lidhur…
Provizionet për ndërtimin e autostradave nga firmat kineze, apo i njohur në opinion si rasti “Traektorja”, sot në bankën e të akuzuarit sërish kanë ulur ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, ish-ministrat, Mile Janakievskin dhe Vladimir Peshevskin. Gjatë gjykimit të sotëm si dëshmi u shpalosën bisedat e përgjuara për të cilat mbrojtja dhe të akuzuarit kundërshtuan dëgjimin e një pjese të tyre në seancë publike me arsyetimin e Peshevskit se me mospublikimin e “bombave” do të ruhet interesi shtetëror. Por, lidhur me këtë kërkesë ka reaguar prokurorja, Lile Stefanova, sipas së cilës këto biseda janë shumë të rëndësishme dhe thelbësore për rastin dhe…
Akoma nuk dihen detaje rreth kornizës për zgjidhjen e çështjes së emrit, të dakorduar mes kryediplomatëve të Maqedonisë dhe Greqisë. Në prag të bisedës telefonike mes kryeministrave, Zoran Zaev e Aleksis Cipras, shefi i diplomacisë greke Kocias i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani tha se me homologun maqedonas kanë bërë gjithçka që ishte e mundur për kornizën e një zgjidhjeje të pranueshme dhe se tani me çështjen po merren grupet e punës. Kocias tha se prej mbrëmë grupet punuese të Maqedonisë, Greqisë dhe OKB-së po punojnë në përgatitjen e marrëveshjes për të cilën duhet të vendosin Zaev…