Një vit qeveri, kryeministri Zoran Zaev para oborrit të Qeverisë deklaroi se kabineti i tij qeveritar për çdo ditë punon në ndryshime pozitive në të gjitha sferat e jetës. “Për çdo ditë ndryshuam vendin për më të mirë, përmirësuam ekonominë, rroga minimale u rrit. Ndryshimet filluan pikërisht prej këtu, me ndryshimet ekonomike. 90 mijë qytetarë sot marrin pagë prej 12 mijë denarëve. Me këto hapa, ky vit është vit i stabilizimit ekonomike dhe në buxhetin 3,1 miliard denar kemi siguruar për rritjen ekonomike. Deri këtë moment u realizuan 16 investime në vlerë prej 200 milionë dhe u punësuan 2750 qytetar…
Author: Adijat
270 pjesëtarë të Këshillave Zgjedhor të Komunës së Dibrës, ende nuk i kanë marrë kompensimet financiare për angazhimin e tyre në zgjedhjet lokale të 15 tetorit të vitit të kaluar. Paratë është dashur t’ua lëshojë Komuna e Dibrës, megjithatë sipas tyre kanë pasur mungesë të financave, shkruan Portalb.mk. “Kanë kaluar 8 muaj që nga zgjedhjet lokale dhe ne ende s’i kemi marrë paratë nga angazhimi jonë në Këshillat Zgjedhor të Komunës së Dibrës. Neglizhencë totale nga autoritetet”, thonë për Portalb.mk disa anëtarë të këshillave zgjedhor Dibër që nuk ende nuk kanë marrë kompensimet. Kryetarja e Komisionit Zgjedhor Komunal, Elmira Bakalli…
Perspektiva është e dukshme për zgjidhjen e çështjes e emrit, ka deklaruar kryeministri grek Aleksis Cipras në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Federatës së Ndërmarrjeve të Greqisë. Duke folur për rolin e Greqisë si një shtyllë për stabilitetin në Ballkan, Cipras si shembull e përmendi “perspektivën për një zgjidhje në negociatat e vështira por të domosdoshme me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, informon korrespondenti i AIM-së në Athinë. “Negociata të cilat i menaxhojmë dhe vazhdojmë të i menaxhojmë me përgjegjësi dhe patriotizëm.Por edhe me vendosmëri dhe besim në nevojën për gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Cipras. Kryeministri grek…
Sot në Gjykatën Penale në Shkup edhe pse ishte paraparë të zhvillohet seanca për rastin “Total” që ndiqet nga Prokuroria Speciale, megjithatë ajo nuk është mbajtur për shkak të mungesës së të akuzuarit kryesor gazetarit dhe redaktorit përgjegjës të TV Sitel, Dragan Pavlloviç – Llatas. Arsyet e avokatëve të tij ka qenë se ai nuk ka mundur të vij për shkaqe personale dhe obligime të detyrueshme familjare. Në lëndën “Total” i akuzuar ëstë Dragan Pavloviç-Latas, për fshehje të tatimit në lartësi s nga 121.414 euro nëpërmjet personave juridik, për firmat “Total marketing SHPT”, “Media Center” dhe “Medijamaks” dhe personat fizik…
Kryeministri Zoran Zaev është duke mbajtur një konferencë për gazetarë ku po flet për arritjet e deritashme të qeverisjes së tij. Ai ka folur edhe për procesin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke theksuar se ende nuk është arritur një marrëveshje për ndonjë emër për shtetin, raporton Tv SHENJA. Zaev ka shpjeguar se ministrat e Jashtëm të dy shteteve janë dakorduar për parimet formale të zgjidhjes, ndërkohë që do të ketë një bisedë telefonike me kryeministrin Cipras gjatë ditëve të ardhshme. “Kjo është shumë e rëndësishme. Po punohet aspekti formale juridik se si do të implementohet marrëveshja eventuale.…
Me rastin e jubileut 20 vjet Avokati i Popullit, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet panel diskutim me temë “Institucioni Avokati i Popullit në Republikën e Maqedonisë: fillimi, zhvillimi dhe sfidat. Panel diskutimin, siç është paralajmëruar, do të hap kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, Avokati i Popullit Ixhet Memeti, kryetarja e Shoqatës së Ombudsmaneve të Mesdheut dhe Ombudsmane e Republikës së Shqipërisë, Erinda Balanca, ndërsa përmes videove urime për jubileun do të dërgojë Ombudsmania e BE-së, Emili O’Rajli. Në emër të Komisarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës do të drejtohet Bojana Urumova. Në panel diskutim…
Diskutim publik në temën “Procesi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë: gjendja në Republikën e Maqedonisë” do të mbahet sot në suaza të projektit rajonal IPA “E kaluara e ndarë – ardhmëri e përbashkët”. Në diskutim fjalim hyrës do të kenë Toshe Zafirov, hulumtues nga Progres Instituti për demokraci sociale, profesor dr. Rubin Zemon, përfaqësues i posaçëm i kryeministrit për zhvillimin e shoqërisë multikulturore, interkulturizimit dhe interkulturave dhe dr. Aleksandar Spasov nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”. Qëllimi kryesor i projektit “E kaluar e ndarë – Ardhmëri e përbashkët” është që organizatat qytetare të njoftohen me qeveritë në rajon…
Lidhja nacionale e personave me invaliditet trupor të Maqedonisë – Mobilitet Maqedoni, sot në Shkup dob ta shënojë Ditën botërore të personave të sëmurë me sklerozë multiple. Këtë vit Dita botërore e SM shënohet nën moton “bringingusclose”, me qëllim që të përshëndetet inovacioni në zbulimin e medikamenteve të reja inovative për mjekim nga SM. Anëtarët e Mobilitet Maqedoni do të promovojnë fushatë për ngritjen e vetëdijes publike për problemet me të cilat përballen personat me skleroz. multiple. Qëllimi lshtë të ngritet vetëdija e popullatës së prëgjigthshme për SM, të avancohen procedurat diagnostike dhe të mudnësohet qasje e pakufizueshme drejt medikamenteve…
Civil sonte do t’i promovojë tre libra me më shumë se 350 kolumna, në gjithsej 1.000 faqe. “Në dhomën e pritjes së lirisë” nga Sasho Ordanoski, në 440 faqe, “Rafal” nga Xhabir Deralla dhe “Padrejtësi dhe shqetësim” nga njëzet autore dhe autorë të Civil me nga 280 faqe do ta përjetësojnë një periudhë të rëndë dhe të pavarur për Maqedoninë. Në një vend do të gjenden shumë qëndrime të ndryshme për të gjitha temat relevante, ngjarjet dhe proceset me të cilat janë prekur të gjithë qytetarët dhe qytetaret e vendit. E përbashkët për të gjitha tre librat është ajo që…
Gjithsej tetë persona janë lënduar lehtë në tetë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në Shkup. Policia e komunikacionit ka sanksionuar 68 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa ka përjashtuar nga komunikacioni 10 para se të marrin patentë shoferi, dy fillestarë dhe tetë të tjerë. Siç informon MPB, nga komunikacioni janë përjashtuar 36 automjete të paregjistruara, dy me defekte teknikisht dhe 201 automobila të cilat janë parkuar në mënyrë të paligjshme. Me ndihmën e automjetit special karrotreci janë mënjanuar 62 automjete.
Në kuadër të provimeve përfundimtare të shkollimit të mesëm, maturantët do t’ju nënshtrohen edhe këtë vit tre lloj verifikimesh, ndërsa do të marrin katër nota – edhe atë tre nga provimet eksterne dhe një nga detyra projektuese Janë caktuar datat për mbajtjen e provimeve të Maturës shtetërore me vlerësim ekstren ose notim të jashtëm, që do të nisin nga e shtuna e kësaj jave, megjithëse shkollat ka kohë që janë në vlugun e organizimit të provimeve përfundimtare, shkruan gazeta KOHA. Varësisht terminëve të caktuara nga vetë shkollat, në periudhën nga 14 marsi deri më 16 maj, nxënësit e viteve të…
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së ka bërë të ditur se partia e tij është duke përgatitur programin e ri zgjedhor, “Besëlidhja e re”. Nga Manastiri, Mickoski porositi se politika është proces dinamik, dhe se njëherë fiton, e herën tjetër humb. Ai thekson se janë duke i analizuar gabimet e së kaluarës dhe në bazë të këtyre gabimeve, sjellin konkluzione se si të vazhdohet më tutje. Mickoski e përmbyll me mendimin se kanë marr mësime nga gabimet e së kaluarës.