Ndarja e drejtorive dhe posteve të tjera në eshalonin e tretë të Qeverisë, mund të pritet vetëm pas javës së ardhshme. Edhe përkundër paralajmërimeve se grupet e punës të formuara nga partitë që janë partnere të koalicionit qeveritar do të bisedojnë ndarjen e drejtorive, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se deri në javën e ardhshme nuk mund të japin asnjë lloj përgjigje për këtë çështje. Ai jo vetëm që nuk bëri të ditur emrat e drejtorëve, por edhe as ndarjen eventuale të drejtorive që ju kanë takuar partnerëve të rinj të koalicionit, Lëvizjes Besa dhe PDSH-së. Mile Boshnjakovski, Zëdhënës…
Author: Adijat
Prokuroria Publike prezantoi dëshmi të reja në rastin e tentim vrasjes ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës. Në video incizimin e publikuar në seancë, shtatë nga dhjetë të akuzuarit u panë në mesin e turmës që e sulmonin Selën. Inçizimi shpalosi edhe momentet para sulmit të Selës, kur protestues të caktuar e kanë parë atë në mesin e deputetëve dhe kanë bërë thirrje për ta tërhequr zvarrë duke e quajtur me fjalë fyese “kopil” dhe duke adresuar fyerje të rënda ndaj tij. Avokati i Selës paralajmëroi masa juridike edhe ndaj personave të cilët sot për herë të parë…
Qarkullimi në tregtinë me pakicë, në prill të këtij viti në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar shënon rritje në grupet. Tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan dhe kjo në mënyrë nominale për 11 për qind, ndërsa është reale për 7,5 për qind, Tregti me pakicë me produkte jo-ushqimore, përveç derivateve (nominale për 14,5, ndërsa reale për 11,8 për qind) dhe Tregti me pakicë, përveç tregtisë me derivate (nominale për 12,8 për qind, ndërsa reale për 10,3 për qind). Sipas të ardhurave paraprake të Entit Shtetëror prë Statistikë, në grupin Tregti me pakicë me derivate automobilistike…
Numri i punëtorëve në industri në prill të këtij viti është rritur për 8,4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2018 është rritur për 7,2 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit shënon rritje prej 1,3 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese ka rritje prej 9,4, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar rënie prej 0,1 për qind. Sipas…
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev publikoi Raportin për punën njëvjeçare të qeverisë. Të pranishëm ishin ministrat aktual, por mungoi zv.kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika. Edhe pse mungoi në pres-konferencën e djeshme për Raportin një vjeçar për punën e Qeverisë, nga Qeveria njoftojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë bojkot të zv.kryeministri Hazbi Lika. Prej atje thonë se Lika nuk ishte prezent për shkak se në agjendë kishte të planifikuar aktivitet të cilin nuk mund ta anulonte.
Nuk ka reforma të vërteta në sferën mediale pa reformë serioze në Radio-Televizionin e Maqedonisë, që nënkupton lirim i saj partiak dhe punë profesionale. Financimi i qëndrueshëm është kusht për pavarësim politik të servisit publik, por jo edhe i vetëm sepse transformimi në një medium me ndikim dhe në një servis të vërtetë për qytetarët varet nga angazhimi i njëjtë të më shumë faktorëve – edhe nga jashtë, por edhe në vetë shtëpinë mediale. Ky është një nga konkluzionet nga diskutimi i sotëm “Sfida për reforma në Radio-Televizionin e Maqedonisë” që e organizoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Kryetari i…
Qëndrimi i Presidentit Ivanov kundër erga omnesit, nuk duhet të ketë ndikim nëse zgjidhja përfundimtare gjendet në tryezë, vlerëson ish-gjyqtari kushtetues Trendafil Ivanovski. Sipas Kushtetutës, lidhja e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe bilaterale është një detyrim i Ivanovit, por këtë të drejtë e ka edhe Qeveria. Presidenti i shtetit si organ përgjegjës për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve duhet ti vlerësojë interesat e shtetit. Në rastin konkret, ai mund ta refuzojë formalisht marrëveshjen, por nuk mund ta refuzojë marrëveshjen ndërkombëtare, nëse atë e lidh Qeveria. Ai nuk mund dhe as nuk guxon të refuzojë ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë ndërkombëtare –…
Qytetarët shprehen skeptik për përfundimin e shpejtë të punimeve të Teatrit Shqiptar. Shitësit dhe banorët e kësaj zone, thanë për Alsat M se tash 5 vite punohet në këtë objekt, por shtojnë se punimet bëhen me dinamikë shumë të ultë. Qytetarët dëshmojnë se në hapësirat e Teatrit Shqiptar jo çdo ditë shohin punëtorë, por edhe kur shohin, ata janë në numër të vogël. “Teatrin ka shumë vite që kanë filluar me e ndërtuar por ende nuk e kanë përfunduar. Shumë rrallë shohim punëtorë këtu. Dy apo tre persona sillen këndej pari, i shohim kur kalojmë këtej, por nuk janë duke…
Servisi publik radiodifuziv RTVM vitin e kaluar ka emetuar 23.729 orë program televiziv, prej të cilëve pjesa më e madhe ose 42,1 për qind janë program dokumentar dhe muzikor, ndërsa televizionet private 395.190 orë, në pjesën më të madhe ose 22,7 për qind program artistik, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Me veprimtari radiodifuzive vitin e kaluar në Maqedoni janë marrë 115 radiodifuzerë, prej të cilëve 64 emetojnë radio-program, ndërsa 51 program televiziv. Nga radiodifuzerët është një ndërmarrje radiodifuzive publike, 60 janë shoqata tregtare radiodifuzive, ndërsa tre janë institucione jopërfituese radiodifuzive. ndërmarrja radiodifuzive publike vitin e kaluar ka…
Zv.kryeministri për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistem Politik Hazbi Lika për dy ditë radhazi mbetet i pakapshëm për mediat për të sqaruar ngecjet në realizimin e projekteve të Qeverisë, që janë në interes të shqiptarëve. Lika, gjatë prezantimit të aktivitetet të pushtetit në përvjetorit të parë të ekzekutivit, nuk ishte në mesin e anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar. Jozyrtarisht flitet se Lika në tre javët e fundit, nuk ka mbledhur ministrat nga radhët e partisë së tij për konsultime, ashtu siç ka qenë praktika e deritanishme si përfaqësuesi i parë nga radhët e BDI-së në ekzekutiv. Gjatë…
Një burrë është rrahur në një restorant të Shkupit nga katër persona pas një zënke verbale. Personi V.S. (49) nga Shkupi si klient në një restorant pas një zënke verbale me kamerierin Z.S. (35) është sulmuar fizikisht nga ai, si dhe nga tre persona të tjerë jashtë restorantit. Incidenti ka ndodhur dje në ora 17:15 në një restorant në rrugën “Maqedonia”. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Edhe pesë muaj shtesë për rindërtimin e Teatrit shqiptar. Ndonëse sot duhej të përfundonin punimet, premtimi nuk është mbajtur. Sipas afatit të ri, madje në vjeshtë ose në fund të tetorit duhet të përfundojë rindërtimi i objekti i premtuar me vite të tëra. Ndërmarrja që mbikëqyr dinamikën e punëve ndërtimore siguron se mjaftojnë pesë muaj që ndërmarrja „Shencia“ të përfundojë punën. Prolongimi është zgjidhur me një aneks të kontratës themelore të nënshkruar me ndërmarrjen nga Italia. Çështja kryesore pse e prolonguam afatin është se derisa po kryheshin punimet në gjashtë muajt e fundit, është konstatuar se në teknologjinë skenike, ajo…