Author: Adijat

Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti ka rënë në 21,6 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të statistikës, në vend ka 749 mijë të punësuar dhe 206 mijë persona të papunë. Të dhënat e Entit për statistikë tregojnë se numri i të papunëve, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar është ulur për 0,3 për qind, derisa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, papunësia është më e ulët për 1,3 për qind.

Lexo më Shumë

nalisti politik Agim Jonuz ka braktisur studion e emisionit “Vetëm e vërteta” në duelin me Filip Petrovskin. Debati i cili ka qenë i ashpër që nga minuta e parë, ka kulminuar kur Jonuz ka lënë mikrofonin dhe vendosi të largohet. “Për mua thonë se jam i vetë begenisur, por supozoj se edhe ty emocionohesh kur shikohesh në pasqyrë”, ka thënë Jonuz me çka Petrovski ka reaguar më fjalët: Ju keni pirë pak para emisionit”. Detaje nga video në vijim:

Lexo më Shumë

Profesori Lubomir Fërçkoski në pjesëmarrjen në 1TV ka thënë se problem kryesor që ende nuk është nënshkruar marrëveshja për emrin me Greqinë është implementimi, transmeton Medial.mk. Sipas tij marrëveshja do të ndodhë dhe nuk mund të prolongohet, pasi në të kundërtën do të jetë e barabartë në dështim. “Nëse i ndiqni deklaratat publike të qeverisë sonë se si do të shkojë implementimi, pasi nuk ndodhë biseda sipas atij përcaktimi, problemi është në implementimin”, ka thënë ai.

Lexo më Shumë

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski ka folur sot për herë të parë pas debateve dhe reagimeve për përfshirjen e shqiptarëve për herë të parë në njësitin e forcave speciale “Tigrat”, ku asnjëherë nuk ka pasur asnjë shqiptar. “Deri tani nuk ka ndryshime në komandën udhëheqëse të këtij njësiti, por nuk përjashtojë mundësinë që kjo të ndodhë. Unë do të doja që të gjithë profesionistët në MPB të mund të jenë në strukturat udhëheqëse. Për mua nuk është e rëndësishme se a është maqedonas, shqiptar, turk, për shkak se nacionaliteti nuk është profesion. Ne bisedojmë këtu për profesionalistë që janë policë,…

Lexo më Shumë

Transporti i Maqedonisë SHA Shkup i propozon Hekurudhave greke që të hapet linja hekurudhore Shkup-Selanik me mundësi gjatë periudhës së verës për të vazhduar deri tel Platmona, si dhe lidhja hekurudhore Manastir-Selanik nëpërmjet Florinës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë projekte u prezantuar gjatë vizitës së javës së kaluar të një ekipi menaxhuare HM Transport në hekurudhat greke, nga ku sipas drejtorit të hekurudhave HM Transport SHA Shkup, Sasha Jovanovski, tha se një gjë e tillë do të diskutohet në shkurt ose mars vitin e ardhshëm kur ato do të marrin vozitës të rinj sepse ka mungesë. “Unë shkova me një ofertë…

Lexo më Shumë

Qendra për mbështetje të komunitetit të LGBTI-së në Tetovë, LGBTI Junited në faqen e tyre në fejsbuk kanë paralajmëruar për një iftar që kanë organizuar për të marten e ardhshme në Tetovë, para qendrës së tyre. Kjo ka irriruar tej mase pjestarët e komunitetit mysliman, për të cilët keqpërdorimi i fesë dhe besimit islam për të promovuar diçka që feja islame e mohon kategorikisht është e pa pranueshme. Hoxhë Isa Beqiri për InfoShqip thekson se ky gjest është abuzim i fesë islame dhe një irritim për muslimanët. Ai kërkon nga institucionet ndërgjegjëse të reagojnë në kohë që të parandalohet organizimi…

Lexo më Shumë

Sektori i biznesit i ka paralajmëruar në vazhdimësi autoritetet qeveritare se ekonomia e Maqedonisë ka marrë tatëpjetën si pasojë e politikave të gabuara, duke mos pasur lëvizje të rëndësishme strukturore në asnjë sektor të ekonomisë, thonë afaristët. Këto reagime vijnë pasi të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave kanë nxjerrë në pah se Maqedonia në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar vetëm 0.1 për qind rritje të Bruto Prodhimit Vendor (BPV-së). Po sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rritja e BPV-së është e dukshme në sektorin e bujqësisë, atë…

Lexo më Shumë

Në shkollat e mesme në Maqedoni sot nga ora 10 deri në orën 14:00, do të mbahet provimi për gjuhën amtare dhe letërsi për periudhën e qershorit. Në gjuhën maqedonase do të japin provim 10119 maturantë, në gjuhën shqipe 4.474. ndërsa për gjuhën turke 373 maturantë. Gjuha amtare dhe letërsi është një nga te testet ekstreme dhe e detyrueshme për maturën shtetërore. Për herë të parë këtë vit përveç gjuhës amtare provim do të jepet edhe në gjuhët e huaj të cilat u zhvilluan të shtunën e kaluar. Të hënën (11 qershor) do të mbahet provimi ekster për kimi (241…

Lexo më Shumë

Lazim Destani ka zhvilluar diskutime me aktivistin e të drejtave të fëmijëve dhe fitues i Çmimit Nobël për Paqe, indianin Kailash Satyarthi, te Klubi ekonomik në Dyzeldorf. Lazim Destani sot në Klubin Ekonomik në Dyzeldorf ka zhvilluar një takim me Nobelistin, Kailash Satyarthi. Ishte ky një takim miqësor ku Destani është njohur me punën frymëzuese ndër vite të z. Satyarthi, përfshirë çlirimin e mijëra fëmijëve indianë nga angazhimi në punë, skllavëria dhe trafikimi i tyre. Satyarthi ka punuar nëpër shumë organizata që angazhohen kundër përfshirjes së fëmijëve në punë si dhe për të drejtat e fëmijëve për shkollim. Ai e…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni është bërë modë njerëzit për motive jo shumë të sinqerta të regjistrojnë bisedat telefonike dhe bisedat tjera private me personat që komunikojnë. Arsyetimi i tyre i vetëm është se në këtë mënyrë mbrojnë veten nga manipulimet e të tjerëve. Mirëpo ato nuk e kuptojnë se duke regjistruar bisedat me culularë apo pajisje tjetër shkelin privatësinë e personave të tjerë dhe rrezikojnë të ndiqen penalisht. Neni 151 i Kodit penal parasheh gjoba dhe burgim prej një viti për personat që përgjojnë ose regjistrojnë biseda në mënyrë të pautorizuar, ua prezentojnë personave të tretë ose ketë e bëjnë me qëllim…

Lexo më Shumë

Bordi i Universitetit të Europës Juglindore i përbërë nga 8 anëtarë, sot zgjodhi prof.dr. Abdylmenaf Bexhetin në postin e rektorit, informon INA. Në garën e ngushtë ishin profesorët: Abdylmenaf Bexheti, Blerim Reka dhe Veton Latifi. Votimi u zhvillua i fshehtë pas një fushate të kandidatëve dhe pas konkurimit të tyre. Procesi për zgjedhjen e rektorit rrumbullakësohet dhe përfundon me votimin e bordit, në pajtim me statutin themelues të universitetit. Bordi i universitetit e zgjedh rektorin me votime të fshehta. Të tre kandidatët i kanë plotësuar të gjitha kriteret për të zënë postin e rektorit të ardhshëm. Përndryshe, Universiteti i Europës…

Lexo më Shumë