Me vendosjen e gur themelit të vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq do të nis edhe ndërtimi i pikës së përbashkët kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës, informon MEDIAL. Në këtë ngjarje është paralajmëruar se fjalime do të mbajnë zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, zv/kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadorët e BE-së në Maqedoni dhe Kosovë, Samuell Zhbogar dhe Natalija Apostollova. Vendkalimi kufitar i cili do të ndërtohet me mjete nga IPA programi i Bashkimit Evropian, pritet që të lehtësojë bashkëpunimin mes dy shteteve, të kontribuojë për kufi më të sigurte dhe për zhvillimin social dhe ekonomik duke përfshirë këtu edhe lëvizjen më…
Author: Adijat
Greqia dhe Maqedonia janë në garë me kohën për përfundimin e negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin, me qëllim që të mbërrihet Samiti i BE-së në fund të këtij muaji shkruan gazeta greke ‘Kathimerini’. Gazeta greke shkruan se 95 për qind të negociatave janë kompletuar dhe se mbeten disa detaje të rëndësishme para se marrëveshja të jetë e gatshme. Në qoftë se zhvillohet sipas planit, marrëveshja duhet të vendoset në Kuvendin e Maqedonisë para Samitit të BE-së, ndërsa në referendum, sipas të gjitha gjasave në muajin shtator, transmeton Telegrafi.Nëse marrëveshja ratifikohet në Kuvend, atëherë Athina, si pjesë e marrëveshjes mes dy palëve, do të dërgojë letër deri te BE dhe NATO…
Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski prej sot deri më 15 maj, do të jetë për vizitë pune në Gardën Kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont, në suaza të programit të partneritetit për bashkëpunim. Gjatë qëndrimit në SHBA, SHM e ARM-së krahas takimit me nikoqirin, komandantin e Gardës kombëtare (GK) të Vermontit gjeneralmajor Stiven Krej, do të realizojë vizita në disa komanda të njësiteve nga përbërja e gardës kombëtare me të cilat njësitet e ARM-së kryejnë aktivitete të përbashkëta. Me këtë rast, siç informojnë nga SHM e ARM do të shqyrtohen format e pjesëmarrjes…
Oda ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e Kanadasë në Serbi, sot organizon konferencë me temë “Dialogu trilateral për standardet kanadeze për xehtari të qëndrueshme”. Qëllimi i konferencës është të barten praktikat pozitive dhe standardet për xehtari të qëndrueshme nga vendet e zhvilluara, zhvillimi i projekteve në xehtari për dobi të ndërsjelltë të të gjitha palëve të interesuara dhe arritja e dialogut të hapur lidhur me aspektin juridik në procesin e sjelljes së vendimeve. “Ngjarjet e kohëmëparshme në xehtari treguan nevojë për zhvillim të komunikimit të drejtpërdrejtë mes faktorëve kyç në sektor. Ndikimi pozitiv i projekteve në…
Në Haraçinë sot do të shënohet fillimi i ndërtimi të objektit të ri komunal. Ndërtimi i objektit është financuar me 260.000 euro të siguruara nga Bashkimi Evropian, si pjesë e Programit për investime komunale rurale. Programin e administron Banka Botërore, ndërsa e zbaton Ministria e Financave. Në shënimin e fillimit të ndërtimit është publikuar fjalimi i kryeministrit Zoran Zaev, euroambasadorit Samuel Zhbogar, ministrit të Financave Dragan Tevdovski, përfaqësuesit të Bankës Botërore, Bekim Imeri dhe kryetares së komunës së Haraçinës, Milikije Halimi. Me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bashkimi Evropian (BE) u pajtua të sigurojë 15,5 milionë euro për…
Maqedonia nuk guxon të lejojë përsëritjen e Samitit të Bukureshtit të 2008-tës, kur çështja e emrit bllokoi integrimin në NATO. Profesorja, Besa Kadriu thekson se është e domosdoshme të gjendet zgjidhje për problemin shumëvjeçar me Greqinë, pasi në të kundërtën vendi do të merr kahje tjetër dhe do ta ketë shumë të vështirë të rikthehet në rrugën evropiane. Ky do të ishte një skenar shumë i keq, që nuk do të kisha dashur ta kem parasysh. Në vend dëshira për t’u integruar në Unionin Evropian gjithnjë ka qenë prezente, vendi gjithmonë ka pasur një opinion publik i cili është shumë…
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski përmes një video-mesazhi ka akuzuar qeverinë e Maqedonisë, sic thotë, për politikat katastrofale në ekonomi. Banka Botërore, sipas Mickovskit, ka bërë përmirësim zyrtar në projeksionet për rritje ekonomike me cka ka zvogëluar gjasat për rritje. “Me parashikime të këtilla Maqedonia mbetet e ngujuar në fund në Evropë, derisa të gjitha ekonomitë pa përjashtime shkojnë përpara. Aq më tepër kur vendi po hyn në zonë të rrezikut ku do të luftojë për pagesën në rregull të rrogave dhe pensioneve, dicka që dëshmon paaftësinë e vetë qeverisë. Rezultatet e dobëta ekonomike do të thotë se qytetarët po…
Menjëherë pas motit të keq, ekipet e ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbrime kanë dalë në teren dhe kanë sanuar të gjitha dëmet të shkaktuara nga moti. Drejtori i kësaj ndërmarrje Adrian Muça për Aktuale.mk thotë se vetëm në komuën e Çairit ka 8 drunj të dëmtuar dhe të gjitha janë sanuar. “Ekipet tona veprojnë në gjithë teritorin e Shkupit të cilat punojnë me kaacitetin e plotë të tyre” thotë Muça. Ndërsa edhe nga qyteti i Shkupit thonë se po punojnë me kapacitet të plotë në sanimin e dëmeve.
Pjesëtarët e policisë nga Stacioni policorë për mbikëqyrje kufitare Mazraçë, më datë 8 qershor rreth orës 19 e 50 minuta në vendin e quajtur Livadhi i Gegës, me lokacion diku në mesë të fshatit Vrutok dhe fshatit Jellovcë, kanë takuar dhe ndaluar veturën e tipit ,,Micubishi,, me 4 persona si dhe ngarkuar me 1 metër kub dru për ngrohje, vetura ka qenë e drejtuar nga personi B.A.74 vjeç nga fshati Reçan i Gostivarit, ku si bashkudhëtarë kanë qenë A.R.50 vjeç,B.N.56 vjeç si dhe J.H. 41 vjeç të gjithë nga fshati Reçan i Gostivarit. Të njëjtit nga ana e pjesëtareve të…
Më datë 8 qershor rreth orës 13 e 55 minuta, person i panjohur ka tentuar që veturën e tij ta parkoj në hyrje të Stacionit policorë Tetovë, pasi që nga ana e pjesëtarit të policisë i njëjti është paralajmëruar, që të mos e parkohet në atë vend, personi ka filluar ti kërcënohet pjesëtarit të policisë, personi është arrestuar dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale F.Sh. 29 vjeçar nga fshati Tearcë-Tetovë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj personit të lartpërmendur do të iniciohen padi adekuate./TS/
Vetëm në 6-të mujorin e parë të këtij viti janë asfaltuar disa rrugë dhe rrugica në lagjen e Reshtanit ndërsa aktualisht është duke u punuar rrugën “Isen Akioski” ku do të rregullohet edhe infrastruktura nëntoksore. Përveç investimit kapital në ndërtimin e stacionit filtrues, komuna e Kërçovës në 6-të mujorin e parë të mandatit të dytë të kryetarit Fatmir Dehari, ka realizuar edhe disa projekte të infrastrukturës rrugore në disa lagje të qytetit. “Në lagjen “22 Dhjetori” janë asfaltuar gjithsej 3 mijë m2 rrugë dhe rrugica që përfshijnë punimet e fazës së parë të ndërtimit ndërkohë që është përgatitur edhe dokumentacioni…
Ambasadori i parë i Shqipërisë në Shkup, studiuesi i njohur Shaban Murati, e sheh me skepticizëm zgjidhen e çështjes së emrit të Maqedonisë me Greqinë, duke i cilësuar madje emrat e porpozuar si “tituj artikujsh” dhe jo emra përfaqësues për republikën e Maqedonisë. Në një intervistë për Tvm2, Murati thotë se propozimet janë absurde dhe se Greqia, duket se e ka rritur pazarin në krahasim me qëndrimin fillestar. Për këtë, duket se profesor Murati bën përgjegjës edhe faktorin shqiptar, i cili sipas tij, ka qëndruar i tërhequr. Sipas ambasadorit të parë të Shqipërisë në Shkup, Shqiptarët nuk duhet të pranojnë…