Author: Adijat

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dënon ashpër incidentet e mbrëmshme gjatë protestave para Kuvendit të Maqedonisë, si dhe gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë të cilat ata kanë vërejtur në rrjetet sociale. “E drejta e protestës është e garantuar me Kushtetutë për çdo qytetarë të Maqedonisë, por kjo nuk legjitimon thirrjet dhe përdorimin e dhunës. Sipas pikëpamjeve tona, një grup i qytetarëve të cilët ishin pjesë e protestës kanë kryer vepra të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë. Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje organeve të realizojnë hetime themelore dhe efektive për veprat e dënueshme”, thuhet…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët në Tetovë ka shprehur shqetësim në lidhje me rastet e vjedhjeve nga personat e armatosur që kohëve të fundit kanë ndodhur në Tetovë. Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga zv.ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, për vjedhjet në këtë qytet. “Zotri Agim Nuhiu, përse tërhoqët Njësitin Alfa nga qyteti i Tetovës, a nuk vlerësoni se edhe Tetovarët kanë nevojë për mbrojtje, njëjtë sikurse ju që mbroheni nga truprojet tuaja?! Zotëri Nuhiu, para vetëm një jave u lavdëruat se situate e sigurisë së qytetarëve është në nivel dhe nuk ka vend për shqetësim, andaj ju pyesim, a…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup kërkon nga MPB-ja xhirimet e kamerave të sigurisë për të gjithë personat e privuar nga liria lidhur me protestën e djeshme para Kuvendit si dhe për personat e mitur që paraprakisht ishin ndaluar e më pas ishin liruar, për të dokumentuar veprimet eventuale të jashtëligjshme. Sic thuhet në Komunikatën e Prokurorisë Themelore Publike, nga përmbajtja e video-incizimeve, si dhe nga dëshmitë tjera, do të dëshmohet veprimi eventual I jashtëligjshëm I personave të privuar nga liria dhe i personave të mitur që paraprakisht ishin ndaluar e më pas ishin liruar. Njëkohësisht do të vërtetohet identiteti edhe I…

Lexo më Shumë

Në Gllogjan të Kosovës po mbahen homazhe për Hilmi Haradinajn, babain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn. Politikanë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt. I pranishëm është edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Hilmi Haradinaj vdiq në orët e para të së dielës, pas pas një sëmundjeje të rëndë dhe për vdekjen e tij kanë ngushëlluar liderët shtetërorë. Ai do të varroset në Gllogjan./TetovaSot/

Lexo më Shumë

Profesoresha universitare, Biljana Vankovska përmes një statusi në rrjetin social facebook ka nxjerr vrerë kundër kryeministrave Zaev dhe Cipras lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për emrin. Ajo madje e mallkon kryeministrin Zaev duke i thënë “uroj ti thahen duart”. Vankovska njihet si shumë e afërt me strukturat e VMRO-DPMNE-së. Madje disa media pro opozitare sot kanë liferuar lajmin se profesoresha Vankovska është në spital sepse është përkeqësuar gjendja e saj shëndetësore nga fakti i nënshkrimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.Vankovska gjatë kohë është kundërshtare e politikave të LSDM, por së fundi edhe Qeverisë aktuale. Ajo ka kundërshtuar…

Lexo më Shumë

Dy të akuzuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë kanë pranuar akuzat. Veprën e kanë pranuar Vasko Cungarevski dhe Dimitar Popovski për veprën penale “dhunë”. Cungarovski, i cili është djali i ish-gjykatëses në Gjykatën Themelore Shkupi 2, Zorica Cungarovska, ka marrë pjesë në dhunën në Kuvend dhe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, ai ka kërcënuar kryeministrin Zaev. Gjykatësja Olja Ristova, e ka dënuar me një vit dhe tre muaj burg. I akuzuari i dytë është dënuar me masë alternative – dy vjet burg nëse gjatë pesë viteve të ardhshme kryen vepër…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në protestën e dhunshme para Kuvendit të Maqedonisë është arrestuar gazetari i Infomak. Ky gazetar në cilësinë e protestuesit mbrëmë ka bërë thirrje për luftë dhe publikisht ka kërcënuar ambasadorin e SHBA Jess Bailey. Ai është mbajtur për pak kohë në stacionin e policisë në Avtokomanda dhe pastaj është lënë i lirë.

Lexo më Shumë

Pesë milionë euro janë dëmet sipas vlerësimeve të para nga moti i ligë në javën e kaluar në rajonin e Ovçepoles. Bujqti presin dëmshpërblim dhe apelojnë që shteti urgjentisht ta rikthejë sistemin e mbrotjes. Për sot në Novo Sello është paraparë takim i drejtpërdrejtë në terren i përfaqësuesve të qeverisjes lokale të Velesit, Shën Nikollës dhe Llozovës. Në takim takim do të merr pjesë edhe zv.ministri pa resor Bllage Cvetkoviq. Nga moti i ligë i javës së kaluar më së shumti pësuan, kulturat bujqësore, vreshtat dhe kopshtaria, por janë shkaktuar edhe dëme metariale.

Lexo më Shumë

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, ka deklaruar se pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Këshilli për Çështje të Përgjithshme në BE, me të cilin kryeson ajo, javën e ardhshme mund të jep dritë jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE. “Në mbledhjen e Këshillit do të diskutohet për temën e zgjerimit. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër, zgjidhja mund të konfirmohet në mbledhjen e Këshillit të Evropës më 29 dhe 30 qershor”, tha Zakharieva për Nova TV bullgare. Ajo shtoi se entuziazmi…

Lexo më Shumë

Grabitës së maskuar dje me kërcënim me thika kanë grabitur një market në Tetovë. Siç kumtoi MPB, në rrugën “Shtipska” në Tetovë katër të maskuar nga të punësuarit i kanë marrë paratë nga qarkullimi ditor dhe kanë ikar në drejtim të panjohur. Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve dhe për ndriçimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Deri në fund të javës moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale të ndjekura me bubullima, veçanërisht në orët e pasdites. Gjatë ditës së nesërme do të ketë teshje të përkohshme të shiut të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me bubullima, veçanërisht pasdite. Të mërkurën dhe të enjten do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër dhe bubullimave të rralla. Nga e shtuna pritet ndryshim i motit, do të fryjë erë…

Lexo më Shumë

Nënshkrimi i marrëveshjes historike për t’i dhënë fund kontestit mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, i hidhëroi nacionalistët e të dy vendeve, kështu shkruajnë agjencitë gazetareske botërore për protestat e mbrëmshme në Shkup dhe në Greqi, në afërsi të vendit ku është nënshkruar marrëveshja, transmeton Portalb.mk. Agjencitë shkruajnë se edhe në protestat në Shkup edhe në Athinë ka intervenuar policia. Agjencia Routers njofton se policia ka përdorur shok bombë dhe gazlotsjellës që t’i shpërndajë protestuesit. Oçevidci për Routers deklaroi se protestuesit kanë hedhur gurë ndaj policisë dhe kanë brohoritur “Do ta japim jetën për Maqedoninë” dhe “Nuk do…

Lexo më Shumë