Author: Adijat

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevsi shpalosi Strategjinë dhe planin aksionar për të dhëna publike.Në këtë strategji janë paraparë masa të cilat do të ndikojnë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besimin tek institucionet. Risi do të jetë portali që do të hyjë në funksion në muajin gusht ku do të publikohen dokumente dhe të dhënat e institucioneve në vend. Zv/ambasadori i Britanisë së Madhe përveç të dhënave publike është e nevojshme që të njëjtat të jenë të thjeshtëzuara dhe të kuptueshme për të gjithë qytetarët. Shfrytëzimi i këtyre të dhënave do të jetë falas për të gjithë.…

Lexo më Shumë

Gjorgji Llazarevski i cili bashkë me Zvonko Kostovskin paraqitën përgjimin jolegal masiv, deri tani nuk ka pasur takim me kryeministrin Zoran Zaev. Janë parë në gjyq, si të akuzuar në rastin “Puçi” dhe aq. Takim nuk ka pasur pasi përfundoi e gjithë përralla, VMRO-DPMNE ra nga pushteti, ndërsa LSDM e mori timonin edhe atë duke iu falënderuar “bombave” të publikuara” të cilat i siguruan Llazarevski dhe Kostovski. “Nuk ekzistojmë për strukturat e reja”, ka thënë Llazarevski, transmeton Medial.mk. Që të dy kanë punuar në Drejtorinë e pestë të DSK-së. Llazarevski ka dhënë dorëheqje nën presion, ndërsa Kostovski humbi vendin e…

Lexo më Shumë

Të gjithë kompanitë që kanë investuar dhe kanë punësuar njerëz në vitin 2017, prej sot e deri në fund të qershorit mund të aplikojnë për të marrë mjete kthesë. Kështu ka deklaruar sot zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, i cili tha se diku rreth 30 milionë euro janë paraparë për këtë masë qeveritare. Çdo kompani, nëpërmjet kalkulatorit që u promovua sot, mund të bëjë përllogaritjet se sa mjete do t’u kthehen atyre, ndërsa mjetet e para pritet të lëshohen në shtator. KOÇO ANGJUSHEV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Paratë janë determinuar në tre vende në buxhetin e Maqedonisë. Njëri vend…

Lexo më Shumë

Në të gjitha shkollat e mesme të Maqedonisë ka filluar regjistrimi për vitin akademik 2018/2019. Në shkollat shqipe të qytetit të Shkupit duket të ketë interesim më të madh për Gjimnazim e Përgjithshëm “Zef Lush Marku”. Besnik Rameti, profesor “Deri në këtë moment, deri në ora 12 numri i nxënësve që kanë bërë paraqitjen është 326 nxënës. Rregullisht numri arrin nga 380 deri në 400. Si duket edhe sivjet ky numër gjatë fazës së regjistrimit në afatin e parë do jetë i njëjtë, por edhe nesër ka regjistrim. Edhe më 28 qershor ka regjistrim, nëse nuk mbushet numri prej 544…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ditën e nesërme do të qëndrojë në Republikën Kosovë në vizitë njëditore, ku do të realizoj takime me Kryetarin e R. së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj. Në këto takime do të hapen temat avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, pritjet nga Samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe në përgjithësi, perspektivat evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më Shumë

Nuk do ketë shpenzime plotësuese për Maqedoninë, përkundrazi, vendi do të ketë përfitime të mëdha ekonomike nga marrëveshja me Greqinë, pohon zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Sipas tij, me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, priten më shumë investime të huaja dhe hapjen e fondeve evropiane. Përfitimet ekonomike nga marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e këtij problemi, gjithsesi se do jenë shumë më të mëdha sesa çdo shpenzim tjetër që do dilte nga implementimi i kësaj marrëveshjeje – tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike. Edhe investitorët e huaj në vend vlerësojnë se nënshkrimi i marrëveshjes do…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme miratoi marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Pritet që marrëveshja të dorëzohet në Kuvend, ku kryeparlamentari Talat Xhaferi duhet të vendosë në rend dite. E paqartë është se cili komision parlamentar është kompetent për të shqyrtuar marrëveshjen për ndryshimin e emrit, ai për Politikë të Jashtme ose Komisionin për Çështje Evropiane. Deputeti i VMRO-së, Antoi Milloshovski dhe njëkohësisht kryetarë i Komisionit për Politikë të Jashtme thotë se ky komision është kompetent për shqyrtimin e marrëveshjes. Ai thotë se nuk do të çuditej sikur Xhaferi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, për nesër ka caktuar seancë për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve, siç është përshkruar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 ), ndërprerjen e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe krijimin e një partneriteti strategjik mes palëve, me procedur të shkurtuar. Projekt ligji është me flamurin evropian prandaj duet të kalojë në komisionin amë, në Komisioni parlamentar për çështje evropiane që kryesohet nga deputeti i BDI-së Artan Grubi. Kryetari i Parlamentit Xhaferi pret që marrëveshja për emrin të…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias vazhdon që në paraqitjet e tij publike vendin ta quaj sipas emrit të marrëveshjes, Maqedonia e Veriut. Kocias theksoi se të njëjtët grekë që protestojnë kundër marrëveshjes miqësore me fqinjët, gjatë gjithë kohës i presin në pushime po këta fqinj. “Këtë javë vendi, Maqedonia e Veriut do ta ratifikojë marrëveshjen, pastaj do të mbajë referendum, do ta ndryshojë Kushtetutën dhe mandej ne do ta ratifikojmë marrëveshjen. Rrezikojnë për shkak se na besojnë se atë që e themi, atë e mendojmë. Ekziston një realitet që duhet ta zhvillojmë në dobi të dy popujve, që ta…

Lexo më Shumë

Asnjë informacion nuk shpërndahet nga Kuvendi sa u takon kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Konkursi publik ka përfunduar që në 12 qershor dhe ka pasur dy ditë kohë shtesë për kandidaturat që kanë arritur me postë në adresë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Kreu i komisionit Ilija Dimovski është i pakapshëm për të publikuar kandidatët, madje që nga java e kaluar nuk u është përgjigjur thirrjeve rreth kësaj. Megjithatë Alsat jozyrtarisht mëson se bëhet fjalë për rreth 40 kandidatura. Mes tyre mund të ketë edhe ish anëtarë nga përbërja paraprake edhe pse gjasat që të rizgjidhen…

Lexo më Shumë

Duke e mbrojtur dokumentin e nënshkruar për emrin me Maqedoninë, shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias në intervistën për radio “Alfa 89” ka thënë se Greqia ka synuar në tre punë- të ndërrohet emri, të jetë erga omnes dhe të bëhen ndryshime kushtetuese. Kocias ka kritikuar edhe opozitaren Demokracia e re, duke thënë se partitë opozitare në dyja vendet kanë pozicione identike dhe ka shtuar se “Demokracia e re funksionon si degë partiake e VMRO-DPMNE-së në Athinë”.

Lexo më Shumë

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, ka deklaruar sot se Greqia dëshiron miqësi dhe raporte të mira fqinjërose dhe se përkrah integrimin e vendit në BE dhe NATO. “Kjo përfshin zgjidhjen e çështjes së emrit në mënyrë që të jetë kompatibile me historinë, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtë e Bashkimit Evropian, përkatësisht në mënyrë që të eliminohet irredentizmi. Ftesa për anëtarësim në NATO dhe fillimi i negociatave qasëse për BE kërkojnë paraprakisht rishikim adekuat të Kushtetutës në drejtim të asaj që shteti është përkushtuar në marrëveshjes që u nënshkrua dje, duke pasur parasysh se nuk ka shtet demokratik që ka të…

Lexo më Shumë