Author: Adijat

Tani për tani nuk do të ketë rebalanc të buxhetit. Kundër paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev dhe të disa prej ministrave për rebalanc të mundshëm, ministri i Financave Dragan Tevdovski sot tha se nuk ka nevojë për rishqyrtim të arkës shtetërore, transmeton Medial.mk. “Për momentin kemi realizim të shkelqyeshëm të të ardhurave. Nuk kemi apsolutisht problem të tillë. Për momentin nuk punojmë në rebalanc, por bëjmë analiza çka është e mundur të bëhet në periudhën që vjen”, ka thënë Tevdovski.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka dërguar deri tek presidenti Ivanov Ligjin për marrëveshjen me Greqinë. Tani, presidenti Ivanov, ka afat prej shtatë ditëve që ta dekretoj Ligjin. Ai ditëve të kaluar ka njoftuar se nuk do ta përkrah marrëveshjen dhe nuk do ta nënshkruaj, ngase sipas tij, ai është i dëmshëm. Nëse Ivanov e përdor të drejtën e vetos, marrëveshja përsëri kthehet në procedurë kuvendore.

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot në Bruksel në kuadër të vizitës së tij dyditore në zyrat e Komisionit Evropian realizoi takim me Komisionarin për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn. “Në këtë takim u bisedua për zhvillimet politike në Maqedoni, për proceset integruese dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Thaçi e vlerësoi si shumë pozitiv arritjen e marrëveshjes për kontestin e emrit me Greqinë që e hap rrugën e integrimit të vendit në strukturat Euro-atlantike dhe që do të ndihmojë në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në…

Lexo më Shumë

Marrëveshja për emrin përplasë presidentin Ivanov dhe kryeministrin Zaev. Ivanovit “nuk i trembet syri” nga kërcënimet e një ditë më parë të Zaevit se do të iniciojë impiçment ndaj presidentit, nëse ky i fundit e pengon procesin. Në këtë “betejë fjalësh” Ivanov mbetet në qëndrimin e tij të prerë, kundër marrëveshjes. I bëj thirrje Zaevit që me të njëjtën shumicë prej 2/3 që është e domosdoshme për të ndryshuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, menjëherë të ngrejë procedurë për të vërtetuar përgjegjësinë e Presidentit të Republikës, respektivisht impiçment. Qëndrimi im sa i përket marrëveshjes së dëmshme për emrin është përfundimtar…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përshëndet miratimin nga Komisioni Evropian të propozimit të saj për një Rregullore evropiane mbi Instrumentin e Asistencës së Para-Anëtarësimit për periudhën 2021-2027 (IPA III). Propozimi i KE-së tregon për një angazhim të vërtetë për të kthyer në realitet transformimin gjithëpërfshirës politik, ekonomik dhe shoqëror të Ballkanit dhe të Maqedonisë, të paraparë me strategjinë e re të BE-së për zgjerimin, “Një perspektivë e besueshme e zgjerimit për dhe një angazhim i forcuar i BE-së me Ballkanin Perëndimor” të shkurtit 2018. Përkundër Brexit-it dhe humbjes së parashikuar të afro 15% të buxhetit të BE-së në kontribute britanike, KE propozon…

Lexo më Shumë

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi për “Frans24”. “Shpresoj se do të ketë përparim për IRJM-në sepse ata arritën marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit. Nëse kjo marrëveshje do të finalizohet dhe nëse ndërrohet emri në Republika e Maqedonisë Veriore, atëherë mundemi të fillojmë për anëtarësim të IRJM-së në NATO. Sinqerisht shpresoj se këtë mund ta arrijmë”, tha Stoltenberg Gazetari e pyeti se a ka afat kohor anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, Stolenberg u përgjigj: “Kjo varet prej finalizimit të marrëveshjes në Shkup. Unë shpresoj se do të mundemi të fillojmë me bisedimet për anëtarësim në Samit, përkatësisht të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, dje në intervistë në “Kanal 5” deklaroi se është e mundshme që shumica parlamentare të kërkojë impiçment për presidentin Gjorge Ivanov nëse nuk e nënshkruan Marrëveshjen me Greqinë, nëse qytetarët do të deklarohen pozitivisht në referendum për marrëveshjen. Për ngritjen eventuale të kësaj procedure, sipas Kushteutës së Maqedonisë për të pasur sukses impiçmenti do të duhet që të ketë dy të tretat e shumicës së deputetëve, gjegjësisht 81 vota. Në reagimin e tij, Presidenti Ivanov i ka bërë thirrje Zaevit që menjëherë të ngrejë procedurë. Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në një intervistë në Kanal 5 ka deklaruar se…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, akademiku Abdulmenaf Bexheti, në intervistën për Almakos flet për shkaqet pse pranoi përgjegjësinë për të drejtuar universitetin e dytë në gjuhën shqipe, i cili u themelua me ndihmën e fuqishme të faktorit euro-amerikan. Në këtë intervistë rektori Bexheti ka zbuluar shtyllat kryesore tw programit, mbi të cilat ndërtohet vizioni i tij për të ardhemn e universitetit. Bexheti ka folur edhe për dilemën nëse shqiptarëve të Maqedonisë ju duhet një universitet i fuqishëm apo duhet të vazhdohet me procesin e liberalizimit në arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Ai  është angazhuar për një…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane , Bujar Osmani, realizoi takim me Nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Drejtorin ekzekutiv të UNOPS- it, Grete Faremo,si dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad,ku u diskutua bashkëpunimi dypalësh, dhe mbështetjen e projektit që Mbretëria e Norvegjisë e siguron për Republikën e Maqedonisë si dhe për aspiratat euro-atlantike të vendit tonë. Zëvendëskryeministri Osmani së pari shprehu kënaqësi për hapjen e zyrës së UNOPS-it, në Shkup, e cila do të kontribuojë në zbatim më efikas të disa projekte të mbështetura nga Norvegjia, me potencial për zgjërimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk ishin të pranishëm gjatë votimit të nevojës për ratifikimin e marrëveshjes për çështjen e emrit, kryeparlamentari Talat Xhaferi nga foltorja njoftoi se Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi e kanë njoftuar me shkrim që nuk mund të marrin pjesë gjatë votimit të marrëveshjes në fjalë. Ndërkohë, marrëveshja me Greqinë ka gjasa të ratifikohet gjatë ditës së sotme në Kuvend. Kjo falë bojkotit të paralajmëruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Mbetet e pasigurt nëse kjo parti do të bojkotojë edhe dy komisionet parlamentare të thirrura për sot menjëherë pas miratimit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka takuar disa qytetarë të cilët protestuan para Kuvendit dhe kërkuan takim me të para selisë së partisë. Mickoski protestuesve ju ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do të dalin në protesta, por do të veprojnë në Kuvend. Ndërsa kryetari i Shoqatës “Makedonium”, Strasho Olumçev, tha se Mickoski ju ka thënë se do të jetë më mirë që deputetët të veprojnë në Kuvend dhe të ndalojnë kryeministrin Zoran Zaev, nga siç thonë, sjellja e vendimeve të dëmshme. Ai shtoi se do të vazhdojnë me protestat për çdo ditë deri në përmbushjen…

Lexo më Shumë

Në numër dukshëm më të vogël se herët e tjera, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes që gjendet në procedurën parlamentare. Ata kërkuan që deputetët të mos votojnë pro marrëveshjes, e gjatë kohës kur kuvendi miratonte nevojën e ratifikimit të saj, protestuesit shpërthyen në thirrjet “tradhtarë”. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, të cilës i apeluan të bëjë kujdes pasi nuk ka mandate që të shesë Maqedoninë dhe emrin. Disa protestues iu drejtuan selisë së VMRO-DPMNE-së, duke kërkuar që deputetët e kësaj partie të japin dorëheqje dhe të mos marrin pjesë më në punimet e…

Lexo më Shumë