Të rinjtë prej moshës 13 deri më 19 vjeç do të mund të mësohen se si të bëhen inovatorë socialë dhe sipërmarrës, që në bankat shkollore. Ministria e Arsimit, Fondi për Inovacione dhe UNICEF fillojnë projektin “UP-SHIFT”, me të cilin nxënësit të interesuar do të mund të ndjekin trajnime tremujore, për të mësuar metodat dhe teknikat të dëshmuara botërore për të bërë sipërmarrës. Për më të mirët është parashikuar edhe ndihmë financiare. “Praktikisht, mësimdhënësit përmes programeve të veçanta të cilat do aplikohen në orët e tyre të mësimit e që janë të lidhura me inovacionet dhe sipërmarrësin, do të rrisin…
Author: Adijat
Në Zonën Ekonomike Industriale në Tetovë vjen një investim i ri Holandez. Kjo është bërë e ditur sot gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit për çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në këtë zonë, shkruan gazeta KOHA. Ata janë njohur për së afërmi me kushtet dhe punën e kësaj zone, ndërsa është bërë e ditur se shumë shpejt në këtë zonë do të vie një investim i ri ku pritet të punësohen mbi 100 persona. Bëhet fjalë për kompaninë holandeze Glass Flex. “Pikërisht sot në këtë zonë shpreh kënaqësin që të njoftojë qytetarët të rajonit të Tetovës, se…
Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për ndryshimin e emrit me votat e 69 deputetëve të shumicës parlamentare, ndërsa opozita bojkotoi votimin duke kërkuar vlerësim e saj nga Komisioni Venecias. VMRO-DPMNE ka përsëritur akuzat kundër Qeverisë se po i shmanget debatit për marrëveshjen me Greqinë. Kryeministri Zoran Zaev është përgjigjur se marrëveshja zgjidh çështjen tre dekadëshe që ka bllokuarintegrimin e vendit, dhe se vendimin përfundimtarë për këtë çështje do ta japin qytetarët në referendum. “Para tre ditëve kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, tha…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se FYROM mund të marrë ftesë për anëtarësim në Samitin e 11 dhe 12 korrikut në Bruksel, pasi që Shkupi dhe Athina arritën marrëveshjen për kontestin e emrit, njofton agjencia e lajmeve INA. Por, veç lajmit, qytetarët duan të dinë në mënyrë konkrete se çfarë përfiton Maqedonianga NATO-ja? Pas anëtarësimit në NATO përfitimet për Maqedoninë do të jenë përtej sferës së sigurisë. Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia konsiderohet si një vend i sigurt dhe me ekonomi të konsoliduar. Nisur nga kjo, investitorët e huaj do të kthejnë sytë nga vendi ynë për…
Qytetarët do të kenë mundësi të mbikëqyrin proceset e dokumentimit të tenderëve për furnizime publike të Ministrisë së Shëndetësisë, Elemit dhe Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë. Këtë e njoftuan sot në konferencë për shtyp edhe vetë ministrat. Robert Popovski, ministër “Të gjithë këtë e bëjmë për një arsye të vetme, ndërsa ajo është që sa më shumë që është e mundur t’i largojmë të gjitha dyshimet e mundshme për atë se si rrjedhin procedurat, ndërsa kjo është njëra nga angazhimet thelbëlsore dhe mënyra se si Qeveria ballafaqohet me dyshimet për korrupsion në të gjitha këto…
Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, ka komentuar qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov, në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se BE-ja në disa raste ka dërguar mesazhin se Maqedonia duhet të shikojë drejt të ardhmes. Vajgl në një deklaratë për AIM, tha se Ivanov nuk duhet ta përfaqësojë partinë e tij politike, dhe se duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. “Detyrë e politikës, partive politike dhe presidentit të shtetit është që të kujdesen për perspektivën e gjeneratave të reja. Kjo perspektivë sigurisht është me anëtarësim në BE dhe NATO. Kështu pra nuk ka…
Në çështjen e ndryshimit të emrit të shtetit, çdo institucion duhet të veprojë në korniza me kompetencat që i ka në pajtueshmëri me Kushtetutën. Në rast të pengimit të funksionimit nga ana e presidentit të shtetit, Gjykata Kushtetuese duhet të gjejë mënyrë për dalje nga situata. Kështu deklaroi bashkëraportuesi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Valeriu Gileçi. Në një konferencë për media, ai theksoi se situatë të ngjajshme ka pasur edhe në shtetin e tij dhe Gjykata Kushtetuese ka gjetur mënyrë se si të debllokojnë situatën. Ai nuk deshi të tregojë se cili ka qenë vendimi i Gjykatës së…
Ambasadorët e shteteve të grupit të Vishegradit të përbërë nga Hungaria, Çekia, Sllovakia dhe Polonia, përshëndetën marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, dhe urojnë që përfundimish, Maqedonia të marrë datë për nisjen e negociatave për antarësim në BE. Ambasadori i Sllovakisë në Maqedoni, Henrik Markush tha se Maqedonia qëmoti ka meritur të jetë pjesë e BE-së, por rrethanat politike e kanë ndaluar atë. Tani që problemi më i madh i Maqedonisë është menjanuar. Markush nuk deshi që të komentojë vetë aktin e marrëveshjes pasi thanë se është një temë e ndjeshme, por siguruan se me…
Buxheti themelor I qytetit të Shkupit për vitin 2018 është zvogëluar për 27 milionë denarë ndërsa janë paraparë ndryshime dhe propozime në projektet e nisura në qytet. Ndryshime më të mëdha janë paraparë në sektorin për punë komunale, atë të trafikut, planifikim dhe rregullim të hapsirave të ndryshme, mjedisi jetësor dhe të tjera. Githashtu, kreu I Shkupit Shilegov tha se janë paraparë mjete edhe për urbanizëm ndërkohë që paralajmëroi të punësuarit në komunë dhe zjarfikësit së do të kenë të drejtën e shfrytëzimit të K 15 në vlerë prej rreth 15 mijë denarë.
Komuna e Kërçovës sot ka lëshuar në përdorim stacionin për trajtimin e ujrave të zeza me një kapacitet për 50 mijë banorë, i cili do të ndihmojë për mbojtjen e mjedisit. Ndërtimin e stacionit për dy vite e ka bërë kompania WTE Group nga Austria dhe ka kushtuar mbi tetë miliion euro, mjete të siguruara nga Bashkimi Evropian. Në inagurimin e stacionit kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverisë, pushtetit lokal dhe ambasadori i BE-së në Shkup. Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev tha se ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujrave të zeza, sipas standardeve evropiane, është hap i…
Në çdo shtet demokratik, ekziston e drejta për të protestuar. Mirëpo, përdorimi i dhunës dhe vandalizmit gjatë protestës nuk është pjesë e demokracisë. Ishte ky komenti i ambasadorit amerikan në vend Xhes Bejli, duke folur për zhvillimet e fundit sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ai u shpreh se SHBA-ja gjithmonë ka mbështetur zgjidhjen e çështjes së emrit, por vendimi i fundit i ka takuar vet vendeve për të arritur kompromis. Ai më tej u tha se u bënë thirrje policisë që të mos bien pre e provokimeve të protestuesve dhe të kryejnë detyrën…
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ka dhënë shpjegime për protestat e organizuara kundër marrëveshjes për emrin. Spasovski informoi se protestat organizohen nga një parti politike që quhet “Rusia e Vërtetë” dhe nga disa shoqata dhe individ që janë organizuar përmes rrjetit social facebook, edhe pse të njëjtën ata nuk e thonë publikisht. Ministri deklaroi se policia duke pasur parasysh situata që u krijua, ka vepruar në mënyrë të drejtë. Ai më tej tha se do të mundohen që t’i sigurojnë qytetarët dhe institucionet, në mënyrë që të mos e lejojnë të përsëritet 27 prilli. “Unë do e përsëris edhe njëherë…