Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej sot i ka dërguar letër urimi kryeministrit Zoran Zaev për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe ratifikimit të saj në Parlament. Kjo arritje e rëndësishme nuk do të ndodhte pa guxim politik, mision dhe liderizëm, ku të dy kryeministrat e treguat.Siç biseduam më herët në Shkup, zgjidhja e kësaj çështje do të sjellë të mira enorme për të dyja shtetet, si dhe për tërë regjionin, ka shkruar Mej. Në letrën e Mej thuhet se përfundimisht pas 25 viteve të kontesit të emrit, dëshira e shumicës së qytetarëve, të cilët duan që ta shohin…
Author: Adijat
Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë do të duhet ende që lajmet në ueb-faqen e Qeverisë fillimisht t’i lexojnë në gjuhën maqedonase, pasi që versioni në gjuhën shqipe nuk përditësohet në kohë reale. Ndonëse Qeveria premtoi përpara tre muajve se e njëjta do të rregullohet për dy muaj, megjithatë pos disa përkthimeve të disa kategorive, gjendja është e njëjtë. “Ende po punohet, kemi përkthyer disa pjesë, e dimë që s’është funksionale, por nuk do të kisha mundur t’u jap afat se kur do të mundet të mbarojë e njëjta”, thotë për, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Për dallim prej përpara një muaji,…
Demokracia e Re nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes, kumtojnë nga partia opozitare greke. Ndërkaq, pozitivisht, por me pjesë problematike, e vlerëson marrëveshjen nga Prespa, lideri i partisë greke E Majta Demokratike, Tanasis Teoharopulos, në intervistën për televizionin grek “Skaj”. Duke e komentuar deklaratën e liderit të Grekëve të Pavarur, partneri i koalicionit në Qeverinë greke, kërkon 180 deputetë, në vend të 151 që Parlamenti grek ta miratojë marrëveshjen me Maqedoninë. Nga Demokracia e Re thonë se “nuk ekzistojnë fjalë të përshkruhet Panos Kamenos”, i cili është “personifikim i vëtëshkatërrimit politik”. “Deklarata se marrëveshja nga Prespa duhet të…
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Janis Amanatidis u bëri thirrje grekëve që t alexojnë marrëveshjen dhe vetë të formojnë mendim nëse ajo është e mirë siç pohon qeveria apo jo. Amanatidis, në intervistë për televizionin grek “Epsilon”, duke i komentuar reagimet negative në Greqi dhe protestat para zyreve të deputetëve, tha se ata që protestojnë janë grupe konkrete të vogla dhe të njohura. “Konsideroj se duhet të sqarohen hollësitë, sepse populli, me siguri, ende nuk e ka të qartë se çka po ndodhë me marrëveshjen. I bëj thirrje popullit ta lexojë marrëveshjen në mënyrë që të shohë nëse…
Zv/ministri i Punëve të brendshme, Agim Nuhiu ka vizituar zonjën Sefije 73 vjeçare nga Gazi Baba e Shkupi. Asaj i është refuzuar kërkesa për nënshtetesi, me arsyetim se paraqet rrezim për sigurine e shtetit, shkruan Gazeta Lajm. “Duke vleresuar se eshte rast specifik, vizituam zonjen Sefije nga Gazi Baba e Shkupit per te cilen ne rrjetet sociale shkruanin se zonja eshte “shpallur terroriste” nga Drejtoria per siguri dhe kunderzbulim. Pengesat e kesaj natyre per zonjen e shtepise nuk ekzistojne per fitimin e shtetesise se vendit! Inkurajojme gjithesecilin qe te bashkepunojme per te miren e qytetareve te vendit!” ka shkruar Nuhiu,…
“Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, tani është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të pranojë këto hapa, ndërsa BE të jep dritë të gjelbër dhe të hap bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë”, tha ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Erwan Fouere. Në një intervistë për AIM, Fouere tha se pas euforisë së përshëndetjes është e rëndësishme të ketë fushatë të informimit të publikut për atë çfarë përmban marrëveshja dhe pse është e mirë për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, në debat duhet të përfshihen të gjithë sektorët e shoqërisë: akademia, mediat, shoqëria civile në nivel lokal dhe kombëtar. “Tani kjo…
Në kuadër të emisionit të sontëm “Rruga drejt…’, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski flet për flet për marrëveshjen me Greqinë. Ai mohon pazaret me LSDM-në për amnistinë eventuale të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Gjatë intervistës Mickoski shprehet se nuk do të ndikoj në vendimin e simpatizantëve dhe anëtarësisë së partisë së tij rreth referendumit për emrin. Sipas tij është e drejtë e gjithsecilit, e drejtë e garantuar me Kushtetutë që të votoj ashtu siç mendon se është më mirë. Ndërkohë që distancohet nga protestat, kundër Marrëveshjes për emrin. Për të gjitha këto, më gjerësisht në ora 20:40 minuta.
Ministria e punëve të brenshme SPB Tetovë njofton se dje në darkë 32 vjeçarja Z.R ka denoncuar bashkëjetuesin e saj për dhunë në familje. 46 vjeçari I.A. nga Tetova, gjatë një zënke verbale familjare, e ka sulmuar fizikisht në prezencë të fëmijve minorenë. Më vonë në shtëpinë e tyre ka ardhur edhe babai i Z.R. i cili është përpjekur të sqarojë situatën por edhe ai është sulmuar fizikisht me kokë në fytyrë. Dy të sulmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, ndërsa babai Z.R. për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar për shërim në Qendrën urgjente…
Gjithsej 692 marrëveshje pritet të nënshkruhen këto ditë për blerjen e traktorëve nga ana e bujqve, me ndihmën e fondeve IPARD e cila kap vlerën prej 5.8 milion euro, ndërsa sot u bë nënshkrimi i vetëm 13 marrëveshjeve të tilla në Ministrinë e Bujqësisë. Ndonëse pjesa më e madhe mjeteve janë për blerjen e traktorëve, bujqit kanë shprehur interes edhe për mjete të tjera ndihmëse të punës. Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare dhe zhvillim rural Nikolçe Babovski theksoi se numri më i madh i aplikuesve për këto mjete ishte nga rajoni i Pellagonisë, derisa më i vogël nga rajoni…
Nga Komuna e Gostivarit sot njoftojnë se vendimi i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Komunës së Gostivarit, në seancën e pestë votoi kundër ndarjes së subvencioneve nga ana e Komunës për NPEOS “Rinia” – Gostivar. “Kjo ndërmarrje në kuadër të së cilës funksionon edhe palestra sportive në të cilën aktivitetet sportive i zhvillojnë klubet sportive të Gostivarit me rrethinë, udhëheqësia e shkuar komunale kishte krijuar detyrime enorme ndaj EVN-së për energji të harxhuar elektrike.Ndonëse vetë përgjegjës për këtë situatë të palakmueshme të NP “Rinia”, këshilltarët e BDI-së të mbështetur edhe nga partnerët e tyre LSDM, RDK dhe LDR votuan…
Çmimi blerës i domateve në Tregun me shumicë sot pësoi ulje në pesë denarë për kilogram, reagojnë përfaqësues të shoqatave bujqësore nga rajoni i Strumicës. Thonë se një gajbë prej dhjetë kilogramë blihet prej 50 deri në 60 denarë, që për ta nuk është e pagueshme. Sipas bujqve, çmimi i zvogëluar blerës i domateve është meritë e cilësisë së dobët, ndërsa edhe deri tani duhet të mblidheshin. “Nëpër serra ka ende domate, ndërsa nuk ka interes për to. Çmimi blerës i domateve cilësore është 15 denarë për kilogram, ndërsa akuzat se kjo kulturë kopshtare blihet për pesë denarë për kilogram,…
VMRO-DPMNE-ja opozitare sot ka akuzuar se derisa janë zhvilluar negociatat me Greqinë rreth çështjes së emrit, Qeveria i ka futur në borxh qytetarët për 7.1 milionë euro. Opozita ka akuzuar pushtetin se nuk është duke e informuar opinionin se për çka po hraxhohen paratë e borxhit. “Pushteti hyri në borxh për një afat 15 vjecar me shkallë vjetore të interesit prej 3%. Kjo do të thotë se për 7.1 milionë euro të marra për 15 vite do të duhet të kthejmë 3.2 milionë vetëm për kamata. Zaev ka marrë 7.1, kurse duhet të kthejë 10.3 milionë euro. Karteli po e…