Author: Adijat

Koalicioni i shoqërisë qytetare të gjithë për gjykim të drejtë do ta promovoj publicistikën “15 vjet mbështetje të gjykimit të drejtë”. Në 15 vitet e kaluar, Koalicioni i ka ndjekur gjykimet me fokus të veçantë të atyre të të drejtave të njeriut dhe të drejtat e qytetarëve me qëllimin të kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e gjyqësore. Koalicioni është organizata joqeveritare çka përbëhet nga 14 organizata anëtare me qëllim të ndjekjes të të drejtave të njeriut dhe lirisë, veçanërisht standardet ndërkombëtare për gjykim të drejtë, nëpërmjet formave të veprimit të përpjekjeve për të rritur nivelin e zbatimit, të…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në pjesën e modernizimit dhe digjitalizimit të plotë të proceseve për grumbullimin, përpunimin dhe analizimin e të dhënave në sferën e arsimit, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për krijimin e politikave dhe reformave të ardhshme arsimore, transmeton Medial.mk. Përmes Programit IPA II, Delegacioni i Bashkimit Evropian planifikon të sigurojë mjete për lidhjen dhe sinkronizimin e disa bazave të të dhënave dhe sistemeve informative, si dhe mjete për ndërtimin e platformave të përbashkëta për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe…

Lexo më Shumë

Gazetari me përvojë nga Tetova, Nijazi Muhamedi thotë se organizimi politik i shqiptarëve të Maqedonisë ka dështuar dhe është në kolaps të plotë. Në intervistë për Almakos, Muhamedi pohon se konfigurimin politik të shqiptarëve e kontrollon pushteti maqedon prandaj partitë shqiptare pa përjadhtim me veprimit e tyre politike kanë pranuar dhe legjitimuar konceptin e shtetit etnik maqedon. Ai thekson se të njejtën koncept e ka zbatuar PPD, e cila këshilltar për realizimin e të drejtave të shqiptarëve ka pasur Lubomir Frçkovskin, si dhe BDI apo partitë e reja opozitare shqiptare, të cilat e fshehin këtë fakt dhe mashtrojnë shqiptarët duke…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Gnaiu nesër do të takojë nobelistin shqiptar Ferid Muradi. Nesër me fillim në ora 13:45 është e planifikuar takimi me nobelistit Ferid Muradi me Kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu në ndërtesën administrative të Komunës së Çairit. Pas takimit, në ora 14:30 është paraparë në rrugën “Ferid Muradi” te marketi ” Princ”, Kryetari Ganiu bashkë me nderin e shkencës së vendit tonë z. Ferid Muradin do të vendosin pllakën e re për shënimin e emrit të rrugës “Ferid Muradi”.

Lexo më Shumë

Dëshiroj që marrëveshja e Prespës të implementohet dhe të jetë shembull i shkëlqyer për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë, tha shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias gjatë fjalimit në fillimin e Konferencës për stabilitet dhe siguri në Rodos. Ai theksoi se me kompromisin e arritur në Prespë të dy palët kanë treguar “askush nuk mund ta urrej tjetrin dhe askush nuk mund tjetrin ta vendos në qosh”. “Ne nuk mund të jetojmë me revanshizëm dhe irredentizëm. Ne duhet ta pranojmë atë ekzistuesen dhe të gjejmë rregulla për të jetuar së bashku. Këtë e tregoi dhe e tregon marrëveshja e…

Lexo më Shumë

Maqedonia është e parafundit në rajon në përdorimin e tregtisë elektronike. Ndonëse të gjithë qytetarët në këtë kohë kanë qasje në internet, vetëm 20% prej tyre marrin guximin për të bërë blerje elektronike. Nga Asociacionit për Tregti Elektronike konstatojnë se qytetarët në të shumtën e rasteve rezistojnë të bëjnë blerje përmes internetit për shkak të mungesës së njohurive, frikës nga hakerimi i të dhënave apo edhe mosbesimit ndaj produkteve të ofruara on-line. “Vitin e kaluar vetëm 20% e popullsisë me qasje në internet ka bërë blerje elektronike dhe nëse krahasomi me vitin 2010, tani kemi rritje graduale, por nëse krahasohemi…

Lexo më Shumë

Kryeministri mori 15 mije pëlqime në një selfie. Zaevit nuk i iku momenti i nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë për emrin. Ai shkrepi një selfie e cila u shpërnda nga 906 persona dhe u komentua 1400 herë. Zaev jo rrallë bënë selfi. Profilet e Facebookut janë të stërmbushura me fotografi të politikanëve vendas. Ata çdo ditë janë aktiv duke i informuar qytetarët për hapat që bëjnë. Jo vetëm fotografi zyrtare, shpesh ministrat dhe figurat politike nxjerrin fotografi edhe me telefona celularë, duke i shoqëruar me ndonjë përshkrim. Artan Grubi është një nga admiruesit e selfive, pastaj zëvendëskryeministri Bujar Osmani, Muhamd…

Lexo më Shumë

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit studimor Kriminalistikë të Fakultetit Juridik e realizuan me sukses kursin nga lëndët Aktivitete Aventureske dhe Turizëm dhe Edukim Fizik Special. Kursi u realizua në qytetin bregdetar të Durrësit nga data 4 deri më 14 qershor të vitit 2018. Ligjëruesi i këtyre lëndëve njëherit edhe Dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike, Doc. Dr. Haki Ismaili, tha se studentët këtë kurs e kanë ndjekur në qytetin e Durrësit për dhjetë ditë me radhë. “Në kuadër të lëndës “Aktivitete Aventureske dhe Turizëm” që në semestrin e katërt ligjërohet te…

Lexo më Shumë

Qëndrimi në spital i pacientit që është operuar, për 10 ditë do t’i kushtojë shumë institucionit shëndetësor dhe Fondit për sigurim shëndetësor. Ndërsa, për shtrimin e pacientit në shtëpinë e tij, do t’i kushtojë më lirë spitalit, madje çmimi bëhet edhe më i lirë nëse në këtë proces pune inkuadrohen motrat medicinale të spitalit përgjegjës, sepse ato veçse marrin pagën mujore nga institucioni shtetëror Delvina KËRLUKU Shkup, 21 qershor – Ministria e Shëndetësisë ka filluar një projekt për zhvillimin e kujdesit mjekësor shtëpiak pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ku do të përfshihen disa ekipe lëvizëse nga ana e motrave medicinave, shkruan gazeta…

Lexo më Shumë

Safuat Estef kapi trenin e fundit nga Gjevgjelia për në Tabanovcë para se të mbyllet ruta Ballkanike e emigrantëve në vitin 2016. Erdhi nga qyteti i Alepos të Sirisë dhe prej dy vjetësh jeton në Maqedoni. Ai po punon si vullnetar në Kryqin e Kuq në Llojan të Liokvës, ndërsa çdoherë ndihmon emigrantët që kalojnë nëpër këtë fshat. Gjatë ditës puna e tij është të patrulloj malet e Llojanit, dhe të gjejë emigrantë për t’u ndihmuar. Por mali i kujton kohët e vështira që kishte kaluar për të arritur në Maqedoni. Bashk me Safuatin, është edhe Uroshi, ai po na…

Lexo më Shumë

Maqedonia me 2.5 milionë euro mbështetje nga BE-ja dhe profesionalizëm të FAO-s, gjatë 3 viteve do të zbatojë procesin e konsolidimit të tokës bujqësore përmes projektit “Mainland”, që filloi në mars të vitit 2017, ndërsa do të zgjasë deri në gusht të vitit 2020 Fisnik PASHOLLI Shkup, 21 qershor – Bashkimi i tokës në shtetet e Evropës Juglindore duhet të sjellë gjallërim të tregut të shitblerjes së tokës bujqësore, mbështetje për zhvillimin ekonomik lokal, si dhe rritje të prodhimtarisë bujqësore në vendbanimet rurale, shkruan gazeta KOHA. Kjo ndër të tjerash u theksua në punëtorinë ndërkombëtare treditore kushtuar legjislacionit për konsolidimin…

Lexo më Shumë

Ekipi i F.C. Shkupit nga dita e sotme ka nisur fazën kryesore të përgatitjeve në Bollu të Turqisë. Ekipi Çairas në Bollu do të përgatitet për ndeshjen e Raundit të parë te Liga Europës në të cilë do të përballet me kampionin e shumë fisht skocez Gllazgoë Rangers. Ekspedita e Shkupit në kampin stërvitor në Bollu do të qëndroj gjer më 3 korrik. Gjatë qëndrimit në Bollu, është paraparë që ekipi nga Çairi të zhvilloj tre ndeshje miqësore, por deri më tani ata kanë zyrtarizuar vetëm një dhe atë kundër Neftiçi-t nga Azerbajxhani e cila do të zhvillohet më 24…

Lexo më Shumë