Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri sot qëndroi për vizitë në Simpoziumin ndërkombëtar të artit “Struga 2018”, ku pjesëmarrës janë rreth 40 artistë të njohur nga 20 shtete të botës. Ky aktivitet ndërkombëtar organizohet nga Shoqata për Art dhe Kulturë SILINDAR’T me financim nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, Komuna e Strugës si dhe donatorë të tjerë. ndërsa kurator i ekspozitës është artisti Burhan Ahmeti me koordinatorët: Verim Zendeli, Teuta Hoxha Imeri dhe Kristina Zaturovska. Konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme në fushën e artit pamor për qytetin e Strugës dhe vlerësohet si një kontribut me…
Author: Adijat
Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret që Maqedonia javën e ardhshme të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shpreson se me hapat të cilat i ndërmerr vendi, do t’i bind të gjithë të cilët ende kanë rezervë të caktuar për zgjerimin e BE-së. Zaev theksoi se shpreson se Maqedonia me mënyrën e saj evropiane përmes gjetjes së zgjedhjeve dhe vendimeve të çështjeve të identitetit do t’i armatosë të gjithë të cilët ende kanë rezervë të caktuar për zgjerim të BE-së. “E di që dje Parlamenti holandez miratoi vendim pozitiv për vendin tonë. Shpresoj se kjo…
Shumë më shumë respektohen të drejtat themelore të qytetarëve në raport të gjykimit të drejtë dhe korrekt, por edhe më tutje duhet të punohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tregon mbikëqyrja e koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”. Siç u tha në promovimin e sotëm të analizës më të re të Koalicionit për vitin 2017, është e nevojshme transparencë më e madhe e procedurave gjyqësore si dhe transparencë më e madhe e gjykatave. “Është detektuar shkelje në interpretimin dhe zbatimin e ligjeve nga gjykatat themelore dhe të apelit, argumentim i pamjaftueshëm dhe i paqartë i gjykimeve,…
Sot kryeministri Zoran Zaev nga Rankovca shfaqi një optimizëm të theksuar se Republika e Maqedonisë do të merr datë për të filluar bisedimet për në BE. I pyetur se a do të merr Maqedonia datën për fillimin e bisedimeve me BE-në, tha se ai është optimist se BE-ja do të mbështesë Maqedoninë. Ndërsa i pyetur për referendumin e paralajmëruar që do të mbahet në fund të shtatorit apo fillim të tetorit se a do të jetë konsultativ apo obligues, deklaroi se ende është në fazën që sështë përcaktuar se si do të jetë dhe me kohë do të mbyllet edhe…
Me dëgjimin e dëshmitarëve ka vazhduar gjykimi për dhunën në komunën Qendër ku akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-së Daniella Rangellova dhe nëntë persona. Këshilltari i LSDM-së në gjykatë ka shpjeguar se protestuesit me forcë kanë hyrë në hapësirat ku është mbajtur seanca e Këshillit të komunës Qendër. Turma sipas dëshmitarit ka hedhur vezë, shishe, pemë e perime, ndërsa deputetja Daniella Rangellova përmes telefonit celular ka kontrolluar turmën, transmeton Medial.mk. Dëshmitari ka thënë se ndodhitë i ka para edhe policia, që sipas tij nuk ka ndërmarrë asgjë. Pohimet e dëshmitarit i…
Për anëtarët e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve ka 41 kandidatë. TV SHENJA ka siguruar emrat e plotë të kandidatëve. 1. Zorica Uzunovska,juriste e diplomuar 2. Hristo Petreski, ekonomist i diplomuar 3. Avni Abdullai, politikolog i diplomuar 4. Vesna Kimoska – Joviq, profesoreshë 5. Janaqe Vitanovski, jurist i diplomuar 6. Agron Mexhiti, Ekonomist i diplomuar 7. Arben Zenuni, jurist i diplomuar 8. Svetllana Karapetrova, ekonomiste 9. Biljana Ribarska, Inxhinier i bujqësisë 10. Ermira Asani Salija, juriste 11. Dushko Simov, Avokat 12. Admir Shabani, jurist 13. Fehim Stafa, jurist 14. Fuat Stafa, Jurist 15. Boban Stojanoski, jurist 16. Aleksandart Sofronioski, jurist 17.…
Sekretari gjeneral i LSDM-së Aleksandar Kiracovski i shoqëruar nga sekretari organizativ Mile Zeçeviq gjatë ditës së djeshme i kanë vizituar komunat Kriva Pallankë, Kratovë dhe Rankovcë. Në takime me qytetarët Kiracovski ka biseduar për shumë tema aktuale dhe çështje të cila janë në interes të qytetarëve ndërsa u ndal edhe tek Marrëveshja e cila i jep fund problemit 25 vjeçar i cili vendin e tërhequr mbrapa. “Kemi Marrëveshje që me të drejtë quhet historike, sepse e siguron dhe forcon identitetin maqedonas njëherë e përgjithmonë dhe e hep derën për anëtarësim në BE dhe NATO. Kjo është shansë, të gjithë ne…
Nga Komuna e Gostivarit sot kanë reagur lidhur me akuzat e drejtuara ndaj Komunës së Gostivar nga ana e drejtorëve që sipas tyre të dhunshëm të shkollave fillore dhe të mesme publike të Gostivarit, me pretekstin se kinse Komuna e Gostivarit nuk i transferon nëpër shkolla mjetet financiare që sigurohen nga ana e shtetit, Komuna e Gostivarit e jep sqarimin me sa vijon: “Nga pranimi i detyrës së udhëheqësisë së re komunale e deri më sot, transferet nga pushteti qendror në emër të bllok dotacioneve për shkollat fillore dhe të mesme, Komunës së Gostivarit i janë transferuar gjithsej 275.930.o33 denarë,…
Kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov duke iu përgjigjur qeverisë për mos pranimin e mjetit të llogaridhënies thotë se nuk ka nevojë për mjete shtesë të llogaridhënise, pasi në nëntë vitet e fundit Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka shfrytëzuar fondet buxhetore në mënyrë të përgjegjshme, të ndërgjegjshme dhe transparente. “Në këtë drejtim, ne theksojmë se të gjitha furnizimet publike nga Kabineti i Presidentit kryhen në mënyrën më transparente dhe në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore dhe ato janë në dispozicion të publikut. Kjo është konfirmuar nga raportet e Komisionit për revizion mbi funksionimin e Kabinetit të Presidentit”,…
Ministri i Ekonomisē Kreshnik Bekteshi sot ishte pjesëmarrës në Forumin ministror për energji të qēndrueshme, ku ministrat përgjegjës për energjinë nga Ballkani dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian diskutuan për mënyrat dhe planet akcionale rreth rritjes së prodhimit të energjisë elektrike, përmes burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Qëllimi kryesor i takimit ka të bëj me ruajtjen e ambientit jetësor, gjatē prodhimit të energjisë elektrike dhe planet që duhet të realizohen pas vitit 2020, në shtetet nënshkruese të themelimit të Komunitetit Energjetik Evropian. Ministri Bekteshi në paraqitjen e tij tha se Maqedonia gjatë 12 muajve të fundit ka bërë reforma në…
Kryetari i “Nea Demokratia”, Kirijakos Micotakis ka thënë se marrëveshja e nënshkruar mund t’i përkeqësoj marrëdhëniet mes dy popujve. “Paralelisht, çdo vit kemi rreth tre milionë turist që vinë tek ne nga vendi fqinjë. Kjo tregon se edhe përskaj kontestit të pazgjidhur 25 vjeçar, krizës 10 vjeçare në Greqi, problemet teknike dhe administrative, marrëdhëniet tona mbetën të afërta. Tani, ekziston rreziku të prishen, ngase kjo marrëveshje në vend të zgjidh problemet, mund të helmon marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka thënë Micotakis. Micotakis ka përsëritur qëndrimin se partia e tij nuk do ta votoj marrëveshjen sepse vlerëson se marrëveshja është e…
Po përgatiten ndryshime të rregullativës në punën e këmbimoreve. Me propozim të Drejtorisë së doganave dhe në bashkëpunim me Bankën popullore do të ndryshohet vërtetimi për blerjen dhe shitjen e parave nga jashtë dhe çeqet që i japin këmbimoret. Me këtë ndryshim, Dogana duhet të ketë kontroll më të madh në bartjen e devizave. Me këtë rast, do të bëhet identifikim i personit që këmben para dhe në vërtetimin do të shtohet rubrikë re- koha e dhënies. Dokumenti me paratë e këmbyera që do jepet nga këmbimorja do të duhet të përmbajë numrin amzë të qytetarit dhe koha e transaksionit.