Author: Adijat

Dje në ora 13 e 15 minuta, në Stacionin policor Gostivar, 54-vjeçarja nga Shkupi, ka denoncuar se të njëjtën ditë në ora 12 e 30 minuta, në Gostivar në derën hyrëse të shtëpisë, të personit E.Q. ku denoncuesja si Përmbaruese ka kryer procedurat lidhur me 9 lëndë për realizim ndaj personit V.Q. ku personi E.Q. është kërcënuar dhe ka tentuar ta sulmoj fizikisht dhe menjëherë është privuar nga liria, dhe është dërguar Stacionin e Gostivarit. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ku do të pasojnë edhe padi adekuate./TS/

Lexo më Shumë

Zgjerimi i bazave për diskriminim, përparim të punës së Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe profesionalizimi i tij me qëllim të zgjidhje më efikase të ankesave, vendosjen e orientimit seksual dhe identitetit gjinor si bazë për diskriminim, ndarje si pasqyrë e re e diskriminimit, rritje e dënimeve, janë një pjesë e zgjidhjeve të cilat i parasheh Propozim ligji për mbrojtje nga diskriminimi, i cili ka kaluar në seancë të Qeverisë dhe duhet të hyjë në procedurë parlamentare. Siç informon në konferencën e sotme për media ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska me ligjin jepet mundësia edhe për padi…

Lexo më Shumë

PDSH me hyrjen në Qeveri dhe në kuadër të negociatave ka arritur që të marrë 17 drejtori në nivel qendror. Kjo është bërë e ditur nga disa portale që janë thirrur në burime partiake. Megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete, për shkak të zvarritjes së emërimeve të drejtorive nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Ditë më parë dy partitë Lëvizja BESA dhe PDSH në mënyrë indirekte kanë alarmuar zvarritjen e procesit të ndarjes së resorëve të drejtorive, por më shumë për emërimet që duhen bërë. Siç mësohet Lëvizja BESA do të ketë mbi 20 drejtori në nivel qendror, por që…

Lexo më Shumë

Dëshmitari Sasho Llazarevski shpjegoi se bashkë me një shok kanë qenë në Liqenin e Smillkovës, me barkë. Tha se zakonisht shkon aty për peshkim, por se hyn me barkë në brendi të Liqenit. Dëshmitari tha se e ka parë një makinë xhip me ngjyrë hiri, që ishte në afërsi me një barkë. Në barkë ishin dy persona, burra, që kishin qëndruar shkurt kohë në liqen dhe pastaj ishin larguar. Makinën, dëshmitari e kishte parë për herë të parë. Llazarevski e kishte njohur njërin prej djemve të vrarë, Filipin. Ia kishte njohur edhe makinën. Atë makinë e kishte parë poashtu tek…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas në një intervistë për euroactiv.com ka theksuar se tanimë BE duhet të realizon premtimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të cakton datë për fillim të negociatave, tansmeton Zhurnal. “Iu thash kolegëve të mi se mund të jenë sa të duan të rrept, por ne nuk duhet ta bllokojmë perspektivën. Frikohem se nëse nuk jepet datë për negociata për Maqedoninë e Veriut, gjitha përpjekjet që i kemi bërë do të mund të vihen në rrezik”, thotë Kocijas. Lidhur me vendet që janë kundër që Maqedonia dhe Shqipëria të fillojnë negociatat, shefi i diplomacisë…

Lexo më Shumë

LSDM-ja përmes një konference të shtypit ka bërë thirrje që qytetarët t’i thonë “PO” referendumit, duke pohuar se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit është përkrahur nga e gjithë bota demokratike. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar qeverinë për terror politik duke theksuar se gjyqësori është në shërbim të pushtetit. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, përmes politikës së jashtme të suksesshme, përmes ndërtimit të miqësive, aleancave, reformave dhe zgjidhjes së problemeve, brenda një viti e ktheu Maqedoninë në rrugën e vërtetë euro-atlantike – ka deklaruar deputeti socialdemokrat Kostadin Kostadinov. Sipas tij, nga një vend i izoluar dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministri i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi, realizoi takim me fituesin e çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi, Ferid Murad. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, në takim është biseduar për vizionet e Qeverisë për shoqëri multietnike – një shoqëri për të gjithë, për proceset reformuese, marrëdhëniet e ripërtërira fqinjësore me shtetet fqinje, si dhe për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Në këtë profesori Murad theksoi se bota tashmë flet pozitivisht për Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se realizimi i integrimeve euroatlantike vendit do t’i sjell perspektivë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska është e bindur se në Samitin e NATO-s që duhet të mbahet më 11 dhe 12 korrik Maqedonia do ta sigurojë mbështetjen nga të gjithë anëtaret e Aleancës që ta marrë ftesën për anëtarësim, sepse ka përmbushur detyra të mëdha shtëpiake, që, siç tha, janë argumente të mëdha në dobi të anëtarësimit tonë në Aleancë. “Në qoftë se kjo ndodhë, mendoj se edhe lidhur me Maqedoninë do të respektohet procedura e cila vlen edhe për vendet e tjera anëtare dhe se kjo periudhë do të jetë nga një deri në një vit e gjysmë, në…

Lexo më Shumë

“Strategjia për zhvillimin e sferës mediatike – nevojat sfidat dhe aktorët” ka qenë tema e panelit ku ndër të tjera janë sjellë edhe përvojat e vendeve fqinjë dhe evropiane për mënyrën sesi janë nxjerrë nga kriza mediat e shkruara dhe vizive, por edhe si janë hartuar strategjitë për zhvillimin e tyre afatgjatë Evis HALILI Shkup, 22 qershor – Ekspertë dhe përfaqësues të mediave kanë përsëritur nevojën urgjente për ndërmarrjen e hapave konkretë nga Qeveria për reformat në media, liberalizimi ne tregut dhe subvencionimin e tyre gjatë debatit të organizuar nga Instituti Maqedonas i Mediave, shkruan gazeta KOHA. “Strategjia për zhvillimin…

Lexo më Shumë

Parlamenti holandez dha dritë të gjelbër që Maqedonia të fillojë bisedime me Bashkimin Evropian. Me vendimin e Parlamentit, Këshillit Evropian pritet të votojë “për” hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë gjatë takimit të caktuar për më 28 dhe 29 qershor, publikojnë mediat holandeze. Një pjesë e tyre e citojnë Piter Omtcpit i cili është anëtar i grupit parlamentar i cili e kishte vizituar Shqipërinë në maj me qëllim që nga afër të njoftohet me situatën në atë shtet. Në lidhje me Maqedoninë ai thotë se situata për hapjen e bisedimeve për anëtarësim është shumë e komplikuar për shkak të…

Lexo më Shumë

Në hyrje të Velesit sot një automjet policor “Yeti” doli jashtë rrugës. Trafiku në këtë pjesë të rrugës zhvillohet me një ritëm më të ngadaltë për shkak të përpjekjeve për të hequr automjetin e policisë nga hendeku.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar letër urimi nga kancelarja gjermane Angela Merkel ku ajo shpreh gëzimin e saj për arritjen e marrëveshjes rreth kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Kjo marrëveshje e hap rrugën për marrëveshje historike dhe juve dhe qeverisë së juaj përzemërsisht ju uroj për këtë sukses. Gjermania me interes të madh do ta ndjek realizimin e kësaj marrëveshje dhe fuqishëm do ta mbështes”, thuhet në letrën e Merkelit dërguar Zaevit.

Lexo më Shumë