Maqedonia jo vetëm që i rregulloi raportet bilaterale me fqinjët dhe debllokoi rrugën e saj euroatlantike, “por jep kontribut historik në stabilitetin, paqen dhe perspektivën euroatlantike të gjithë rajonit”, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi gjatë hapjes së takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve për mbrojtje dhe siguri të kuvendeve nga shtetet e Evropës juglindore. “Ballkani perëndimor gjithnjë e më pak ngjason në fuçi baruti dhe mendoj se të gjithë së bashku i japim perspektivë të qartë evropiane. Si erdhi deri te kjo fillimisht është vullnet politik të liderëve aktual politik dhe qeverive aktuale që këto probleme dhe antagonizma të…
Author: Adijat
Kryediplomati grek, Nikos Kocias lobon për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Kocias i cili ndodhet në Luksemburg në takim me homologët nga BE-ja, tha se pas zgjidhjes së kontestit për emrin, Evropa duhet ta mbajë fjalën. Gjithsesi është akoma e pakonfirmuar nëse Kocias ka përmbushur obligimin që buron nga Marrëveshja për emrin, respektivisht që mbështetjen në fjalë dy organizatave ndërkombëtare t’ua shprehë përmes letrave zyrtare. Kam frikë se nëse nuk jepet datë për negociata për Maqedoninë e Veriut, të gjitha përpjekjet që i bëmë me sakrifica dhe kompromise nga të dy palët, do të mund të vihen në…
Drejtimet e mjekësisë qëndrojnë në krye të listës të shkollave profesionale, për të cilat kanë treguar më tepër interesim semimaturantët. Sipas të dhënave të Ministrisë, të gjitha paralelet e mjekësisë janë plotësuar që në afatin e parë të regjistrimit. Interesim më të madh kanë shfaqur drejtimet: infermieri, teknik laboratori dhe optikë. Në shkollat “Dr Pançe Karagjozov” dhe “Marija Kiri Skllodovska” janë refuzuar mbi 100 semimaturantë për drejtimet në fjalë. Profili laborant dhe drejtimi i optikës që në afatin e parë janë të mbushura. Tashmë ka vende të lira në 3 drejtimet tjera që janë teknik i proceseve prodhuese, teknik kimike…
Ish kryeministri Nikolla Gruevski më 6 korrik në Fakultetin Ekonomik në Shkup do ta mbrojë disertacionin e doktoratës. Doktorata mban titullin: “Efektet ekonomike të kapitalit të ndryshëm ndërkombëtar, me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë”. Mbrojtja e temës është caktuar në ora 12.
Presidenti Gjorge Ivanov vazhdon të hesht lidhur me dekretimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë. Nga kabineti i kreu të shtetit nuk japin detaje se kur mur të pritet vendimi i tij për ligjin që kaloi në Kuvendin të mërkurën e kaluar. Në të gjitha prononcimet e deritanishme, Ivanov ka kundërshtuar marrëveshjen duke e quajtur antikushtetuese dhe të dëmshme për interesat kombëtare dhe shtetërore. Por, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ende shpreson se Ivanov do të reflektojë pozitivisht dhe se do të vej firmon e tij në ligjin që sipas pushtetit zhbllokon procesin euro-integrues. Sipas Xhaferit,…
Inspektoriati i Punës Sociale po shqyrton lëshimet eventuale të Qendrës Sociale në Veles mbi rastin e familjes e cila ditë më parë si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë humbi tre fëmijët. Në takim me ministren e punës dhe politikës sociale Carovska, familjarët e viktimave janë ankuar se tre vjet më parë atyre u është mohuar e drejta për të marrë banesë sociale. Ata kërkojnë banesë shtetërore. Unë ju premtova se bashkarisht do të dorëzojmë kërkesë deri te Komisioni për çështje banesore në të cilën unë jam anëtare dhe të shohim nëse në Veles ka ndonjë banesë ekzistuese apo ndonjë…
Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me Jacek Mulltanovski, ambasadorin e Polonisë në Maqedonisë mandati i të cilit tanimë në vend përfundon. Zaev ka vlerësuar kontributin e Polonisë në proceset demokratike në Maqedoni në rrugën drejt realizimit të qëllimeve euroatlantike të vendit. Në takimin, dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se Polonia dhe Maqedonia si vende mike janë të përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit bilateral në gjitha sferat dhe kanë konkluduar se ajo është bazë e mirë për intensifikimin e raporteve veçmas në sferën e ekonomisë, sigurisë dhe kulturës, turizmit dhe sfera tjera me interes për qytetarët e dyja vendeve.
Sonte jepet shfaqja e diplomës “Ëndrra e shtatë studentëve” në kuadër te fakultetit të arteve në USHT. “Ëndrra e shtatë studentëve” është shfaqje e bazuar në veprën “Ëndrra e një nate vere” nga William Shakespeare. Duke punuar mbi këtë vepër, studentët janë munduar të ndërtojnë një “Komedi” (dokumentar), në të cilën shpërfaqet jeta dhe procesi i shtatë studentëve të aktrimit nga dita në të cilën ata vendosin ta ndjekin ëndrrën e tyre për tu bërë aktor/e, deri ne momentin që ata diplomohen. Në shfaqje del në pah shkallëzimi në kohë i njohurive të tyre, ëndrrat e tyre, mundësitë e tyre…
Janeva: Hetimet për “Shkupi 2014”, kur të vërtetojmë ku kanë përfunduar paratë Ndryshuar më 14:35, 25 Qershor, 2018 Prokurorja speciale Katica Janeva, sot ka thënë se nuk do të hapin hetime për projektin “Shkupi 2014”, përderisa nuk analizojnë gjitha dokumentet dhe nuk konfirmojnë ku kanë përfunduar paratë e buxhetit dhe cilat persona janë të përfshirë. Në një konferencë të organizuar nga Transparency International – Maqedoni, Janeva tha se në momentin që Prokuroria Speciale do të mendojë se ka dyshime për vepra të caktuara penale, do të hapin hetime, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për “Shkupi 2014″ mblidhen dokumente për rrugën e parave…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot zhvilloi një konferencë shtypi në të cilën informoi lidhur me realizimin e thirrjes publike për pushim vjetor të subvencionuar për punëtorët me të ardhura të ulëta. Bekteshi tha se nga 1900 aplikime, 1300 punonjës i kanë plotësuar kushtet dhe të njejtëve u janë ndarë vauçerë për pushime të subvencionuara, në bazë të thirrjes publike nga 2 prilli deri më 31 maj të këtij viti. Ministri Bekteshi tha se duke pasur parasysh se 20 milionë denarë, nga 30 të parashikuarat u shfrytëzuan, një thirrje publike tjetër do të shpallet në fund të muajit gusht. ‘Thirrja…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se pret që liderët e vendeve anëtare të Aleancës në Samitin në korrik të sjellin vendim për fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim të tërësishëm të Maqedonisë në NATO. Stoltenberg pret që të arrihet marrëveshje që Maqedonia të ftohet në anëtarësim të plotë dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësim,por pranimi i vendit do të varet nga epilogu i Marrëveshjes me Greqinë, gjegjësisht pranimi i saj në referendum. “Pres që shefat e shteteve dhe qeverive të merren vesh për bisedime për anëtarësim, pastaj do të mund të ftojmë IJR e Maqedonisë që…
Ajo që do të ndodhë në dy javët në vazhdim do të ketë pasoja të gjëra dhe afatgjate, pozitive, presim në aspektin e sigurisë dhe klimës politike në Republikën e Maqedonisë. Marrja e datës për fillim të bisedimeve me BE-në dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO do të jenë motiv plus për të vazhduar me këto prioritete të reformave të përforcuara për të cilat jemi të bindur se do të marrim përkrahjen e Kuvendit. Këtë e theksoi zëvendësministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në fjalimin e saj gjatë hapjes së mbledhjes vjetore të përfaqësuesve të komisioneve për…