Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev sot do të jetë për vizitë në Poloni. Në Varshavë, kryeministri Zaev do të ketë takim dhe konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateus Moravjecski, informoi pres shërbimi i Qeverisë së RM-së. Kryeministri Zaev dje qëndroi në Vjenë, ku realizoi takim me kancelarin federal të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurc.
Author: Adijat
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Lëndina”. I akuzuari i parë në lëndën “Lëndina”, sa i përket ndërtimit joligjor të shtëpive në Zelenikovë, është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Të akuzuar në këtë rast janë edhe Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq. Sipas aktakuzës ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa pasur të drejtë për një ndërtim të këtillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim. Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011,…
Rektori I Universitetit të Evropës Juglindore Abdulmenaf Bexheti thotë se arsyet krysore për ngecjen enkonomike të Maqedonisë sivjet përveç përqëndrimit të qeverisë në zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, është edhe toleranca e tepruar ndaj njerëzve të inkriminuar dhe të paaftë të ish pushteit të akomoduar në administratën publike, për të cilët ka indikacione të besueshme se kanë shpërdorur detyrën zyratre. Rektori Bexheti thotë se realizimin me sukses të reformave ekonimike nuk duhet ta pengojë ngurimi i kryeministrit të mos heq qafësh këto njerëz vetëm për për të shmangur akuzat e opozitës dhe faktorit ndërkombëtarë për revanshizëm politik. “Në emër të…
Në Kuvendin e Maqedonisë sot është dorëzuar vendimi i presidentit Gjorge Ivanov me të cilën ai informon se nuk do ta nënshkruajë dekretin për marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në afat prej 30 ditësh nga votimi i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes duhet ta vendos përsëri në votim në seancë plenare. Pasi që Xhaferi ta shqyrtojë vendimin që e ka dorëzuar Ivanovi dhe sipas aktiviteteve të planifikuara në Kuvend edhe të deputetëve do e caktojë seancën. Megjithatë, paralajmërohet se ajo do të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme dhe se kryetari…
Kuvendi sot duhet ta mbajë mbledhjen e 50-të në rend dite të së cilës si pikë e parë është vënë zgjedhja e kryetarit dhe anëatrëve të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional. Deputetët duhet të deklarohen edhe për përbërjen e re të Komisionit rregullator për energjetikë, si dhe për disa propozim-vendime ligjore nga sfera ekonomike. Në rend dite në lexim të parë janë Propozim-ndryshimet e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, Propozim-ligji për orarin e punës të punëtorëve mobilë në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim, si dhe ndryshimet e Ligjit për siguri të…
https://www.youtube.com/watch?v=qktbJMr_uQw
Analisti politik austriak Florian Biber, vlerëson se nëse Franca vendos veto për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë, do ta rrezikojë marrëveshjen me Greqinë dhe do të minojë hapat reformues të vendit dhe rajonit. Biber më një intervistë për gazetën austriake “Standard”, thotë se kjo do të ishte goditje për politikën reformuese të Ballkanit. “Franca mund të bëhet Greqia e re për Maqedoninë, dhe Maqedonia ende do të pengohet që të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s. Refuzimi i BE-së për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë, do të thotë “dënim me vdekje për kompromisin për emrin mes Athinës dhe…
Dy pjesëtarë të policisë pasditen e djeshme u lënduan në Haraçinë, derisa po tentonin të legjitimonin dy persona të kërkuar me fletëarreste. Sipas njoftimit të MPB-së, incidenti ka ndodhur rreth orës 17 në rrugën 1 në Haraçinë, kur policët kanë ndaluar makinën e tipit “Golf” ku ishin dy persona me inicialet O.M, 33 vjeç dhe G.M, 20 vjeç, të cilët kërkoheshin me fletëarreste për vuajtjen e dënimeve me burg. Në momentin kur njëri polic i është ofruar makinës, drejtuesi i saj me inicialet O.M ka startuar makinën nga prapa dhe ka goditur policin. Më pas pjesëtari i policisë ka shtënë…
Nga mesnata do të ndryshojnë çmimet e naftës dhe të benzinës. Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 71 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të jetë 73 denarë. Eurodizel do të shitet për 63.50 denarë për liter. Ndërsa me 0.50 denarë lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri. Çmimi i mazutit me pakicë do të jetë 33.695 denarë për kilogram.
1300 punonjës me të ardhura të ulta kanë marrë subvencione për pushim vjetor nga gjithsej 1900 aplikime që janë dërguar në ministrinë e Ekonomisë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se deri tani janë shfrytëzuar 20 milionë denarë nga 30 të parashikuarat, andaj do të ketë edhe një thirrje publike në fund të muajit gusht. Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë “Më duhet të theksoj se këtë vit, është shtuar interesi për shfrytëzimin e kësaj mase edhe atë me 68 për qind krahasuar me vitin 2017, kur për herë të parë kemi prezantuar këtë masë, ndërsa atëherë numri i përgjithshëm i…
Analisti Nijazi Muhamedi akuzon Bashkimin demokratik për intergrim se ka bërë marrëveshje të fshehtë me presidentin Gjorge Ivanov të bllokojë hyrjen në fuqi të ligjit për gjuhën shqipe derisa nuk zgjidhet çështja e emrit. Muhamedi, në një intervistë për Almakos, pohon se qëllimi i kësaj marrëveshjes është forcimi i karakterit unitar të Maqedonisë si shtet etnik i maqedonasve, i cili ne Kombet e Bashkuara do të legjitimohet vetëm me kombin dhe gjuhën maqedone, ndërsa shqipja përfundimisht do mbetet gjuhë minatoritare. “Këtu qëndron marrëveshja që është një dredhi bile e poshtër ndaj shqiptarëve, që derisa të mbarojnë bisedat për emrin në…
Zv/ministri i jashtëm Andrej Zhernovski ka takuar sot ambasadorin amerikan në vend Xhes Bejli. Zhernovski ka thënë se Maqedonia mbetet e përkushtuar në synimet për stabilitet, paqe dhe prosperitet të rajonit, me perspektivë të qartë për integrimin e saj evropian dhe euroatlantik. Zhernovski mes tjerash ka theksuar edhe arritjet dhe aktivitetet reformuese në kontekst të proceseve integruese në vigjiljen të samitit të NATO-s në korrik, transmeton Medial.mk.